20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Lëvizjet e vrullshme gjuhësore për nxjerrjen prej gjuhe të turqizmave, si edhe fjalëve

të huaja nga gjuhë të tjera e fillur qysh nga Rilindasit, preku në masë të madhe edhe një pjesë

të emërtimeve në fjalë, të cilat u zëvendësuan me gjegjëset shqipe, të ndërtuara me brumin e

shqipes dhe me mjetet fjalëformuese të saj ose me fjalë ekzistuese, të cilat u aktivizuan në

gjuhën e folur e të shkruar, si: rojtar për bekçi, kopshtar për bahçevan, bukëpjekës për

furrxhi, bujk për buqar, vjedhës për cub, çelsabërës për axhustator, ndihmës për çirak, bari

për çoban, flamurtar për bajraktar, mësues për dhaskal, ëmbëltor për pastiçier, barnator

(farmacist) për spicer, tregtar për grosist, orëndreqës për sahatçi, birësues për adoptues,

veprimtar për aktivist etj.

Nga ana tjetër gjallërimi, aktivizimi dhe prodhueshmëri e lartë e disa prapashtesave

shqipe, si - tar, - atar, - ës, - or e ndonjë siparashtesë, çoi në zëvendësimin e disa

prapashtesave të huaja, sidomos të atyre turke – xhi, - çi, duke iu dhënë këtyre emërtimeve

fizionomi të plotë shqipe si: furrtar për furrxhi, sharrëtar për sharrxhi, fshesar për fshesaxhi,

samarpunues për nallban, bakërpunues për bakërxhi.

Në ditët e sotme vihet re aty – këtu përpjekja e individëve të veçantë për

zëvendësimin e emërtimeve të huaja të kësaj shtrese me fjalë shqipe, siç mund të takohen në

publicistikë ose në ndonjë vepër leksikografike (fjalor) si: kuvendor për parlamentar,

amvisues për menaxher, barnator për farmacist, ëmbëltor për pastiçier e ndonjë tjetër.

Një dukuri interesante, që vihet re në shfaqjen e këtyre emërtimeve të ardhura në

gjuhën shqipe nga gjuhët e huaja, është se në disa prej tyre vihen re ndryshime në format

strukturore, të përftuara gjatë futjes së tyre në gjuhën shqipe, duke iu përshtatur ligjësive të

gjuhës shqipe nga pikëpamja fonetiko - morfologjike 162 , siç mund të sjellim si shembuj:

bankier (nga bankiere), karrocier (nga karrociere), ku shihet rënia e fundores së huaj –e,

biolog (nga biologo), aksionist (nga aksionista), kamionist (nga kamionista), ku shihen rëniet

e fundoreve të huaja -a, -e etj.

Tek një pjesë vihet re karakteri i theksuar hibrid me futjen e temave të huaja

(sidomos të fjalëve ndërkombëtare) në rrethin e mjeteve fjalëformuese shqipe, duke krijuar

kështu forma dysore si: administrator dhe administrues, eksperimentator dhe

eksperimentues, menaxher dhe menaxhues, armator dhe armatues etj. Lidhur me këtë dukuri

do të përmendim idenë e prof. M. Samarës se “shqipërimi i pjesshëm i fjalës së huaj e fut

huazimin brenda sistemit të gjuhës dhe e bën atë më të kuptueshëm, më të kapshëm. Këto

shqipërime bëhen në harmoni me natyrën e shqipes dhe pasqyrojnë në gjuhë prirjen që ka

ajo për të ruajtur të pastër strukturën e vet fjalëformuese”. 163

~ 165 ~

Recenzentë:

Prof.dr. Gjovalin Shkurtaj

Prof.dr. Agron Duro

162

K. Jorgaqi, “Mbi integrimin leksiko – semantik të italeanizmave në shqipen standarde“ , sf/1 – 2,

1998.

163

M. Samara, “Formimi i gjuhës letrare...,” Tiranë 1981, FQ. 119 – 120.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!