20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KUMTESA

Megjithatë, vitet e Paraçlirimit mbeten vite të vështira me kushte të rënda

ekonomiko – shoqërore. Vazhdonin të ekzistonin marrëdhëniet e vjetra në proceset e punës,

si rrjedhim pjesëmarrja e njerëzve në to mbetet e ngushtë.

Ekonomia ngushtohej në degë të caktuara. Kjo është edhe arsyeja pse emërtimet e

njërëzve sipas veprimtarive janë të kufizuara në degë të industrisë, të kulturës, të jetës

artistike dhe asaj shoqërore në përgjithësi.

C. Periudha e Pasçlirimit.

Në periudhën e Pasçlirimit numri i emërtimeve të njerëzve sipas veprimtarisë që

kryejnë u rrit ndjeshëm, duke pasqyruar në këtë mënyrë edhe ndryshimet në jetën e vendit, të

cilat erdhën me zhvillimin e fushave të ndryshme të ekonomisë dhe shoqërisë, si: industria,

transporti, telekomunikacioni, shkenca, tregtia, elektronika, arti, sektori i shërbimeve

njerëzore etj. Në këtë mënyrë, nga fjalori i K. Kristoforidhit me 100 emërtime të tilla vijmë

në Fjalorin e sotëm të shqipes, i cili përmban më shumë se 1500 emërtime njerëzish sipas

veprimtarisë që kryejnë.

Në këtë periudhë emëritmet e njerëzve sipas veprimtarisë përbëjnë një shtresë të

gjallë e mjaft aktive në përdorim të leksikut të shqipes, i cili pasurohet e zhvillohet

vazhdimisht. Natyrisht, arsyeja e këtij zhvillimi duhet lidhur me gjallërimin e jetës

ekonomiko – shoqërore të vendit.

Zhvillimet e reja sociale dhe ekonomike shtruan para gjuhës kërkesa të reja, të cilat

leksiku i përmbushi me zhvillimin e shumë kategorive semantiko – leksikore, me pasurimin

me fjalë të reja etj.

Kjo shtresë e leksikut vazhdon të pasurohet në ditët tona me ritme të shpejta si

rrjedhim edhe i zhvillimit të vrullshëm të teknologjisë.

I. Emërtimet në rrafshin e faktorëve brendagjuhësore.

Kushtet brendagjuhësore që kanë ndikuar në zhvillimin e kësaj shtrese të leksikut,

lidhen me historikun e zhvillimit të gjuhës shqipe dhe formimin e kristalizimin e gjuhës

letrare kombëtare.

Historikisht emërtimet e njerëzve sipas veprimtarisë që kryejnë kanë shkuar përkrah

zhvillimit të dialekteve të shqipes. Kështu hasen gjikatës- gjykatës, gjëzar- gjizar etj. Madje

edhe brenda të njëjtit dilekt (norma letrare) nuk ka qenë e njësuar.

Për pasqyrimin e këtyre emërtimeve në përputhje me zhillimin e gjuhës na

dëshmojnë trajtat dialektore të shkrimeve dhe fjalorëve të këtyre viteve. Këtë pamje e

plotëson vëzhgimi i emërimeve të pasqyruara në veprën leksikografike “Fjalor i gjuhës

shqipe” i vitit 1954 ku zënë një vend të madh variantet fonetiko – dialektore (senkser,

ngjizar, dhënar, shkrirës, druar, mandeshë, dylmer etj).

Njësimi i gjuhës bëri që emërtimet e njerëzve sipas veprimtarisë si shtresë e leksikut

të zgjerohej në krahasim me të kaluarën, duke përfshirë të gjitha sferat e veprimtarisë

njerëzore (shtetërore, politike, shoqërore e kulturore) në të gjithë truallin e shqipes.

Ndikimin e fuqishëm të faktorëve brendagjuhësorë e shohim të pasqyruar në një

varg anësh të zhvillimit të emërtimeve të veprimtarisë njerëzore si në rrafshin e formës, ashtu

edhe në atë të përmbajtjes.

Siç e përmendëm më sipër, ndërsa në periudhën para kristalizimit përfundimtar të

gjuhës letrare (standarde) shqipe vëreheshin emërtime në formën e varianteve fonetike, në

periudhën e gjuhës letrare (standarde) takojmë vetëm format e njësuara. Në kohën e sotme,

sidomos në gjuhën e shkruar përdoren vetëm format e njësuara të këtyre emërtimeve.

~ 164 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!