Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

masht.gov.net
from masht.gov.net More from this publisher
20.06.2013 Views

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012 Ma. Arjeta CUKA 1 : VËZHGIME MBI ZHVILLIMIN NË KOHË TË EMËRTIMEVE TË NJERËZVE SIPAS VEPRIMTARIVE QË KRYEJNË 1 Gazetare pranë Televizionit Publik Shqiptar Pedagoge e jashtme pranë Universitetit “Vitrina” Gjuha dhe veçanërisht leksiku janë të lidhura drejtpërdrejt me veprimtarinë njerëzore në të gjitha sferat e jetës. Çdo anë e jetës politike, ekonomike, shoqërore e kulturore të një vendi gjen pasqyrimin e saj në gjuhë. Nga ana tjetër, çdo ndryshimi në zhvillimin e këtyre faktorëve në jetën e një populli i përgjigjet pasqyrimi në gjuhë nëpërmjet leksikut. Emërtimet e personave sipas veprimtarisë që kryejnë, si një shtresë e leksikut, kanë veçorinë të gjenden më shumë se çdo anë tjetër e gjuhës në zhvillim dhe nën ndikimin e vazhdueshëm të faktorëve jashtëgjuhësorë. Zhvillimet ekonomiko – shoqërore e kulturore të vendit kanë shtruar vazhdimisht para gjuhës kërkesën për zgjerimin e pasurimin e leksikut dhe kanë përcaktuar nga kjo pikëpamje gjendjen e këtij shtresimi në prerje të ndryshme sinkronike. Në përputhje me këtë gjendje, në nivelin e këtyre emërtimeve mund të bënim një klasifikim të gjendjeve të tyre në tri periudha kryesore : 1. Periudha deri në vitin 1912 (d.m.th. periudha para shpalljes së Pavarsisë). 2. Periudha nga vitet 1912 – 1950 (dmth. periudha e zhvillimit pas shpalljes së Pavarsisë deri në periudhën e viteve të para të çlirimit të vendit). 3. Periudha e zhvillimit të vendit nga vitet 50 deri në ditët e sotme (d.m.th. periudha pas Çlirimit të vendit). Për trajtimin e këtij problemi është vjelur lëndë nga fjalorë të ndryshëm, si: “Fjalor Latinisht – Shqip” i F. Bardhit 156 , “Falor Shqip – Greqisht” i K. Kristoforidhit 157 , “Fjalor i gjuhës shqipe” 1954 158 , “Fjalor i shqipes së sotme” 159 . A. Periudha deri në vitin 1912. Në fazën e parë deri në vitet 1912 emërtimet lidheshin kryesisht me fushën e bujqësisë. Po kështu ato kishin të bënin me fenë apo sfera të ngushta të ekonomisë. Tek autorët e vjetër (kemi parasysh veprat e autorëve tanë të vjetër; Buzuku, Matrënga, Budi, Bogdani etj., kryesisht fjalorin e Bardhit) gjenden krahas emrave të tjerë edhe emra konkretë që shënojnë njeriun sipas profesionit a punës që kryen, të prejardhur nga: 156 F. Bardhi, “Fjalor latinisht – shqip, 1635”, Prishtinë, 1983. 157 K. Kristoforidhi, “Fjalor greqisht – shqip”, Prishtinë,1977. 158 “Fjalor i gjuhës shqipe”, Tiranë, 1954. 159 “Fjalor i shqipes së sotme”, Tiranë 2002 ~ 161 ~

KUMTESA a. tema emërore me prapashtesën -tar, si gojëtar (avokat), peshkëtar (Buzuku); lodërtar (muzikant), rrogëtar (mercenar), ndihmëtar, fëdigëtar, sqimatar (Budi); furrëtar, banjëtar (punëtorë në banjë), vjershëtar, fjalëtar, pajëtar (Bardhi); landëtar (marangoz), detar, luftëtar, kankëtar (Bogdani) etj. b. tema emërore me prapashtesën -tor: gjatuor (Buzuku); ushtëtuer, harkëtuer (Bardhi). c. tema foljore me prapashtesën -ës: udhënues, pagëtorës, ruojtës, mallkues, krijues, ndjekës, përgjues, dijës, perrallës, etj. Në këtë mënyrë, kushtet ekonomiko – shoqërore të kësaj periudhe kanë ndikuar në zhvillimin e këtyre emërtimeve që lidheshin me seksin mashkull. Kjo kishte të bënte me kushtet shoqërore të vështira, të cilat kushtëzonin pabarazinë shoqërore ndërmjet burrit dhe gruas dhe nuk lejonin pjesëmarrjen aktive të kësaj të fundit në jetën e vendit. Kjo është edhe arsyeja pse emërtimet e para që gjejmë për gratë kanë të bëjnë me punën e saj brenda sferave të ngushta të jetës familjare dhe lidhen me raste gëzimi ose hidhërimi për të cilat merrte ndonjë shpërblim. Mund të përmendim: amvisë, akçeshë, tajë, ustë etj. Në përgjithësi emrat e grave sipas veprimtarisë janë dhënë në të njëjtën çerdhe me emrat e gjinisë mashkullore, vetëm në raste të veçanta, kur veprimtaria ka qenë specifike për gruan ose kur këto emërtime kishin veçori të dukshme në fjalëformim, si p.sh. me prapashtesën -esh si p.sh. bareshë etj. Fjalorët e periudhës para shpalljes së Pavarsisë kanë një numër të vogël të emërtimeve të grave sipas veprimtarisë që kanë ushtruar. Kjo do të thotë se këto emërtime edhe kur kanë ekzistuar nuk janë pasqyruar në fjalorët e kësaj periudhe. Emërtimet e personave sipas veprimtarisë që kryejnë, në periudhën para shpalljes së Pavarsisë janë prekur edhe nga huazimet e gjuhëve në kontakt, veçanërisht nga turqishtja. Fjalët nga turqishtja nisin të hyjnë në gjuhën shqipe që nga shekulli XV. Pushtimi, i cili zgjati deri më 1912, la gjurmët e tij edhe në gjuhë. Shumësia e këtyre emërtimeve nga gjuha turke bën që t`i klasifikojmë ato në disa grupe: 1. Emërtime të huaja (turke) dhe hibride, që lidhen me fushat e veprimtarive të grave, si p.sh. tajë, ustë, terzeshë (rrobaqepëse), jatreshë (mjeke), akçeshë, bareshë, çobaneshë etj. 2. Emëtimet që lidhen me fushën e veprimtarisë së burrave. Këto emërtime i kemi klasifikuar sipas këtyre fushave. a. Shërbime në ekonomi: bakall, bakërxhi, barolakçi, bazërgjani, bazhdar, buçukçi, bakall, çerekçi (zanatçi), çertexhi (shitës endacak), dyfekçi (armëpunues), dyqanxhi, ekmexhi (bukëshitës), ekmixhanë, halif (zëvendës), kallajxhi,, kazanxhi, kokullar (shitës endacak), kujumxhi (punues ari), marangoz (zdrukthtar), matrapaz (shitblerës endacak), simçi (furrëtar), teneqexhi, ustabash (kryemjeshtër) etj. b. Shërbime shoqërore: ahengxhi, akshibash, arçicë, allaxhakli (huadhënës), arabaxhi (karrocier), arzuhallxhi (lutjeshkrues), bajraktar (flamurtar), bejtar, bejtexhi, berber, bojaxhi, borizan, bozaxhi, ciribash (kryeplak), çirçi (bujk), çirak (ndihmës), dollibash (kryegjetësi), beksi (rojtar), dynjaxhi (mbarshtrues), exhraxhi (barnator), fajdexhi, gajdexhi, hamall, hyzmetqar (shërbëtor), jorganxhi, karakoll (rojë), kollxhi (rojë), koxhabash (kryeplak), kumarxhi, llokmaxhi, mejhanxhi (pijeshitës), nallban (mbathtar), odaxhi, portier, pajtar (mjek), qahaja (mbarështues), xhabaxhi, sahatçi (orëndreqës), samarxhi, sanxhaktar (flamurtar), sazexhi (muzikant), shahit (dëshmitar), tajë, tellall, tertipçi (rregullues), terxhuman (përkthyes), xherah (kirurg) etj. ~ 162 ~

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Ma. Arjeta CUKA 1 : VËZHGIME MBI ZHVILLIMIN NË KOHË TË EMËRTIMEVE

TË NJERËZVE SIPAS VEPRIMTARIVE QË KRYEJNË

1 Gazetare pranë Televizionit Publik Shqiptar

Pedagoge e jashtme pranë Universitetit “Vitrina”

Gjuha dhe veçanërisht leksiku janë të lidhura drejtpërdrejt me veprimtarinë njerëzore

në të gjitha sferat e jetës. Çdo anë e jetës politike, ekonomike, shoqërore e kulturore të një

vendi gjen pasqyrimin e saj në gjuhë. Nga ana tjetër, çdo ndryshimi në zhvillimin e këtyre

faktorëve në jetën e një populli i përgjigjet pasqyrimi në gjuhë nëpërmjet leksikut. Emërtimet

e personave sipas veprimtarisë që kryejnë, si një shtresë e leksikut, kanë veçorinë të gjenden

më shumë se çdo anë tjetër e gjuhës në zhvillim dhe nën ndikimin e vazhdueshëm të

faktorëve jashtëgjuhësorë.

Zhvillimet ekonomiko – shoqërore e kulturore të vendit kanë shtruar vazhdimisht para

gjuhës kërkesën për zgjerimin e pasurimin e leksikut dhe kanë përcaktuar nga kjo pikëpamje

gjendjen e këtij shtresimi në prerje të ndryshme sinkronike. Në përputhje me këtë gjendje, në

nivelin e këtyre emërtimeve mund të bënim një klasifikim të gjendjeve të tyre në tri periudha

kryesore :

1. Periudha deri në vitin 1912 (d.m.th. periudha para shpalljes së Pavarsisë).

2. Periudha nga vitet 1912 – 1950 (dmth. periudha e zhvillimit pas shpalljes së Pavarsisë

deri në periudhën e viteve të para të çlirimit të vendit).

3. Periudha e zhvillimit të vendit nga vitet 50 deri në ditët e sotme (d.m.th. periudha pas

Çlirimit të vendit).

Për trajtimin e këtij problemi është vjelur lëndë nga fjalorë të ndryshëm, si: “Fjalor

Latinisht – Shqip” i F. Bardhit 156 , “Falor Shqip – Greqisht” i K. Kristoforidhit 157 , “Fjalor i

gjuhës shqipe” 1954 158 , “Fjalor i shqipes së sotme” 159 .

A. Periudha deri në vitin 1912.

Në fazën e parë deri në vitet 1912 emërtimet lidheshin kryesisht me fushën e

bujqësisë. Po kështu ato kishin të bënin me fenë apo sfera të ngushta të ekonomisë. Tek

autorët e vjetër (kemi parasysh veprat e autorëve tanë të vjetër; Buzuku, Matrënga, Budi,

Bogdani etj., kryesisht fjalorin e Bardhit) gjenden krahas emrave të tjerë edhe emra

konkretë që shënojnë njeriun sipas profesionit a punës që kryen, të prejardhur nga:

156 F. Bardhi, “Fjalor latinisht – shqip, 1635”, Prishtinë, 1983.

157 K. Kristoforidhi, “Fjalor greqisht – shqip”, Prishtinë,1977.

158 “Fjalor i gjuhës shqipe”, Tiranë, 1954.

159 “Fjalor i shqipes së sotme”, Tiranë 2002

~ 161 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!