20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KUMTESA

1.1 Përsëritja është një nga tipat e kohezionit leksikor e cila ka të bëjë me përsëritjen e

elementeve që kanë të njëjtin referim në tekst. Ky mjet koheziv është më tipik për ligjërimin

gojor, meqenëse në këtë lloj ligjërimi të folurit është më spontan dhe mundësia për t’ju

shmangur përsëritjes së shpeshtë të të njëjtit element është shumë më e vogël.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se përsëritja nuk haset edhe në tekstet e shkruara, madje,

në letërsi është një nga llojet kohezive më të shpeshta. Përmes përsëritjes së shpeshtë të

elementeve që kanë të njëjtin referim në tekst, theksohet mendimi, tërhiqet vëmendja e

lexuesit dhe në këtë mënyrë arrihet një efekt i caktuar tek ai.

Derisa zëvendësimi, sidomos ai me elipsë paraqet dinamizimin, gjallërinë e veprimeve,

përsëritjet e ndalin rrëfimin, e frenojnë atë në dobi të përshkrimit.

P.sh.:

Dy të tjerët vështronin dritaret. Në dritare dolën Nazua bashkë me nusen.

~ 156 ~

(“Kronikë në gur”, fq. 199)

Ndërtimet e tilla, me përsëritje të shpeshtë të elementeve të njëjta, shfrytëzohen shpesh

për të pasqyruar situata të tendosura, por edhe për të tërhequr vëmendjen e lexuesit, e në këtë

mënyrë t’i imponohet qëndrimi për një ngjarje, fenomen apo dukuri të caktuar.

P.sh.:

- Një krah njeriu.

- Krahu i pilotit.

- Krahu i englezit. Vetëm krahu i kishte mbetur.

- Dora që hodhi bombën.

- Ah qen!

- I shkreti englez!

- Korba, mbyllni sytë!

Aqif Kashahu e tundte vazhdimisht krahun e këputur që ta shikonin të gjithë. Krahu e kishte

dorën të hapur.

- Paska një unazë.

- Shikoni një unazë në gisht.

- Oh unazë. Unazë në gisht.

(“Kronikë në gur”, fq. 100)

1.2 Sinonimet janë fjalë me ndërtime të ndryshme, por me kuptim të njëjtë apo të afërt. Në

tekstet letrare sinonimia u jep teksteve ngjyrime emocionuese, pasqyron anë të ndryshme,

saktëson përshkrimin, por edhe pasuron leksikun.

Në ndërtimin tërësor të tekstit këto mjete gjuhësore kanë rol të rëndësishëm për

realizimin e kohezionit leksikor. Përdoren kryesisht për të shmangur përsëritjen e shpeshtë të

fjalëve të njëjta, të cilat krijojnë përshtypje të pakëndshme në tekst.

Këto mjete kohezive mund të jenë: të plota dhe kontekstore.

Çiftet sinonimike të plota, të cilat formohen kryesisht me fjalë të huaja, apo me fjalë të

dialekteve dhe të gjuhës standarde, janë shumë të shpeshta në tekstet e Kadaresë.

P.sh.:

Ishte ditë pazari. Nga të gjitha drejtimet fshatarët po dyndeshin drejt sheshit të tregut.

(“Kronikë në gur”, fq. 21)

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!