20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KUMTESA

element tipik i komunikimit në grupet sociale në Shqipëri është mosrespektimi i rradhës së

të folurit, secili dëshiron të flasë vetë, sa më shumë që të mundet, me zë të lartë dhe ton

ndikues. Është gjithnjë njëri që do të arrijë të vendoset në pozicionin e liderit, i cili pretendon

të respektohet për çdo gjë dhe nga kushdo, të japë urdhra, të kërkojë të vendosë dhe të

kërkojë që vendimet e tij të zbatohen pa diskutim. Kjo vlen si për grupet e vogla dhe për

grupet e mëdha. Ende ka gjurmë të diskriminimit që e pengojnë komunikimin e lirshëm

brenda grupit, por në përgjithësi anëtarët e një grupi kanë më shumë tipare të përbashkëta

sesa të kundërta, çka e rrit kohezivitetin e tij.

Përfundime

Komunikimi tek njeriu është mjaft intensiv, kompleks dhe i llojllojshëm. Ai edhe për

nga shpeshtësia tejkalon komunikimin shprehimisht të kafshëve. Ai është përcjellës i

përhershëm i aktivitetit të njeriut. Pothuaj në të gjitha format e sjelljes së njeriut është

i përfshirë. Kur nuk komunikon me njerëzit e tjerë, njeriu i drejtohet vetvetes, komunikon me

veten. Komunikimi tek njeriu është mjaft i zhvilluar, i ngritur dhe kompleks. Ai mbështetet

edhe në shenja që janë vetëm sinjale, por para së gjithash mbështetet në simbole. Simbolet që

njeriu i shfrytëzon në komunikimin e vet janë mjaft të shumta dhe të ngritura në sisteme

komplekse. Komunikimi realizohet me anë të mjeteve të ndryshme. Për njeriun është

karakteristik komunikimi me fjalë. Por nuk realizohet vetëm me fjalë por edhe me figura,

skema dhe shenja të ndryshme arbitrare. Lloji rëndësishëm i komunikimit të njeriut është

komunikimi joverbal me anë të llojeve të ndryshme të lëvizjeve si dhe me anë të pozitës në

hapësirë.

Gjuha dhe komunikimi janë dy elemente që ngjizen organikisht në jetën e

një shoqërie dhe një kulture të caktuar, madje thuajse gjithmonë, është fusha e një populli

që e bën atë të jetë i veçantë duke krijuar më pas veçanësi në tiparet, traditën dhe sigurisht

edhe në evoluimin e asaj shoqërie. Kështu duket e natyrshme të pranojmë se, nëse

një shoqëri apo kulturë evoluon me kalimin e kohës atëherë bashkë me të ka evoluar dhe

gjuha e saj, komunikimi, llojet, cilësia dhe karakteristikat e këtij komunikimi,

gjatë ndërveprimit mes anëtarëve të kësaj shoqërie. Gjuha është përmbajtja e kulturës së

një shoqërie dhe mes tyre ekziston një lidhje: kultura e shoqërisë ndihmon në evoluimin e

gjuhës dhe gjuha në vetvete ndikon dhe favorizon zhvillimin e jetës së anëtarëve brenda saj.

Psikolinguistika na ndihmon të kuptojmë aspektin psikologjik të teknikave gjuhësore, për

konvertimin e tingujve në simbole që kanë kuptime dhe që mund të përdoren për

të komunikuar me të tjerët. Gramatika na ndihmon të njohim sistemin e rregullave gjuhësore

në komunikime, që përdoret pafundësisht për të krijuar dhe kuptuar fjalitë e pafundme , na

mëson rregullat për tingujt dhe fonemat, për strukturën dhe rendin e fjalëve në fjali dhe për

kuptimin e gjuhës ose për ndërtimin e fjalëve me kuptime. Pa rregulla të tilla fjalori

ynë gjuhësor sado i pasur që të jetë, do të mbetej formal, një stoli pa funksion që nuk mund

t’i shërbejë komunikimit.

Kudo dhe kurdoherë jemi në komunikim. Komunikojmë me veten, me të tjerët dhe

me botën. Komunikojmë me të njohur dhe të panjohur, në grupe dhe organizata të ndryshme,

me shtetin dhe institucionet e tij, në masa të mëdha njerëzish ose me publikun e gjerë. Pra

komunikojmë dhe komunikojmë pareshtur. Ne me të tjerët por edhe të tjerët me ne. Merret

me mend që në këtë komunikim të ndërsjelltë jo çdo gjë mund të eci mirë. Ka dhe do të ketë

probleme, ndërlikime apo situata të ndërlikuara që e vështirësojnë procesin apo aktin e

komunikimit. Që vështirësitë në komunikim të kapërcehen, që komunikimi të zhvillohet

~ 152 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!