20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Sidoqoftë çifti i personave në komunikim, në mënyrë të vetëdijshme apo të

pavetëdijshme, i përmbahen disa kërkesa me cilësitë e normës. Në të kundërt komunikimi i

tyre do të ishte i pamundur i nivelit të ulët ose mund të ketë pamje kaotike. Të një rëndësie të

veçantë janë normat etike që normalizojnë sjelljen e personave në komunikime që e afrojnë

atë pranë sjelljes së kulturuar qytetare që rregullojnë marrëdhëniet midis shokëve, miqve dhe

të dashurve, që ndihmojnë zhvillimin e komunikimit dhe e ruajnë atë nga sjelljet agresive.

Sidoqoftë , normat humanitare ku pranohen nga personat në komunikime, nuk e lënë

komunikimin të dalë jashtë kontrollit. Brenda një komunikimi personat mund të jenë në role

të ndryshme. Modelet e komunikimit sipas roleve janë të shumtë dhe të shumëllojshëm.

Komunikime prind-fëmijë, mësues – nxënës, mjek-pacient, shok-shoqe, i dashur – e dashur,

burrë-grua. Por brenda një modeli rolet e personave në komunikime mund të ndryshojnë ose

mund të këmbehen. Kështu psh komunikimi i një pedagogu me studentin mund të jetë shumë

i ndryshëm nga komunikimi i një pedagogu tjetër me të njëjtin student. Që komunikimi të

jetë i një çilësie të lartë kërkohet që marrëdhëniet midis personave të rregullohen nga ata vetë

dhe me pëlqimin e tyre, komunikimi të zhvillohet jo aq sipas rregullave apo kërkesave të

imponuara nga pozita superior, nga të tjerët , nga forçat e zakonit apo traditës por kryesisht

mbi bazën e marrëveshjeve të arritura nga palët. Që komunikimi të jetë cilësor kërkohet që

personat të futen në komunikime me karakteristikat e tyre vetjake, me rolin e tyre të vërtetë

që buron natyrshëm nga personaliteti i tyre pa qenë nevoja të dyzohen, të hiqen dhe të shtiren

apo të jenë fals.

Si ka evoluar komunikimi në shoqërinë shqiptare?

Të marrësh përsipër analizën e evoluimit të komunikimit brenda

shoqërisë shqiptare, do të thotë të kesh marrë parasysh gjithashtu edhe vështirësitë që i dalin

përpara një pune të tillë. Gjuha dhe komunikimi janë dy elemente që ngjizen organikisht

në jetën e një shoqërie dhe një kulture të caktuar, madje thuajse gjithmonë, është fusha e një

populli që e bën atë të jetë i veçantë duke krijuar më pasë veçanësi në tiparet, traditën dhe

sigurisht edhe në evoluimin e asaj shoqërie. Kështu duket e natyrshme të pranojmë se, nëse

një shoqëri apo kulturë evoluon me kalimin e kohës, atëherë bashkë me të ka evoluar dhe

gjuha e saj, komunikimi, llojet, cilësia dhe karakteristikat e këtij komunikimi, gjatë

ndërveprimit mes anëtarëve të kësaj shoqërie. Gjuha është përmbajtja e kulturës së një

shoqërie dhe mes tyre ekziston një lidhje: kultura e shoqërisë ndihmon në evoluimin e gjuhës

dhe gjuha në vetvete ndikon dhe favorizon zhvillimin e jetës së anëtarëve brenda kësaj

shoqërie. Komunikimi brenda një shoqërie fillon brenda familjes, vijon me atë mes

personave të një moshe , të një profesioni, të të njëjtave interesa.

Komunikimi në grupet socale në Shqipëri

Komunikimet brenda grupit dhe mes grupeve të ndryshme soçiale në Shqipëri

ndërmjetësohen nga kanale komunikimi të ndryshme që kanë evoluar me kalimin e kohës,

veç kësaj ka ndryshuar edhe vetë natyra dhe shumëllojshmëria e grupeve që krijohen.

Strukturimi i themeltë i shoqërisë shqiptare ka ndërlikuar komunikimin mes anëtarëve

të kësaj shoqërie. Dhe kur flasim në kontekstin e bashkëpunimit mes grupeve drejt

një produktiviteti sa më efikas , atëherë ndjehet frika për paragjykimet e dyanshme në palët

ndërvepruese. Paragjykimet e mëdha ishin ato që lidheshin me shtresën e familjeve

të të burgosurve politikë. Komunikimi me anëtarët e kësaj shtrese shihej me sy kritik. Ata

përbuzeshin, injoroheshin, izoloheshin nga jeta shoqërore. Ndërkohë edhe në komunikimin

mes partisë dhe anëtarëve të saj kishte nënshtrime. Komunikimet mes grupeve në shoqëri

ishin të mirëpërcaktuara dhe nëse vihej re një devijim kjo sillte pasoja jo të vogla. Një

~ 151 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!