Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

masht.gov.net
from masht.gov.net More from this publisher
20.06.2013 Views

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012 përkasin komunikimit njerëzor ose shoqëror. Kemi komunikime sipas vendit, në vende të hapura, brenda shtëpisë, qendrës së punës. Sipas largësisë, kemi komunikime në largësi dhe në afërsi, komunikime intime , kokë më kokë, me shtrëngime duarsh, puthje dhe përqafime. Sipas shkallës së njohjes dhe të afrimit Sipas shtresave apo grupimeve shoqërore. Sipas seksit, grupmoshës, nivelit arsimor e kulturor, profesionit, humorit dhe gjendjes shpirtërore. Pikëpamjet e disa studiuesve për komunikimin sipas EKOS (V. Eco) 4 kemi procese komunikimi, atëherë kur një burim dhënës prodhon mesazhe që kalojnë tek një marrës nëpërmjet një kanali. Sipas studiuesit De Mauro kuptimi i përgjithshëm i një mesazhi është pikërisht ajo që një përdorues i kodit tregon saktësisht , nëpërmjet një sinjali të përdorur në një çast të dhënies 5 . Në kuadrin e psikologjisë disa kërkues e përdorin termin komunikime vetëm e vetëm për ato raste, kur një subjekt ka si objektiv të saktë t’i përcjellë informacione të mirëcaktuara dikujt (një marrësi) tjetër 6 . Kur fillojmë të komunikojmë Komunikimi fillon që në momentin e ngjizjes. Kur fëmijët lindin edhe pse nuk janë të aftë të zotërojnë gjuhën ata marrin dhe japin mesazhe nga prindërit e tyre në disa mënyra. Në lindje vokalizimet dhe të shprehurat janë në formën e të qarit. Në moshën dy vjeçare foshnjat prodhojnë tinguj që përmbajnë shumë prej tingujve të gjuhës. Në moshën 4- 5 muajsh foshnja prodhon më shumë tinguj dhe i vargon ato bashkë që të prodhojnë gugotje. Nga mosha 6 muajsh fëmija fillon prodhon gradualisht vetëm tinguj që përmban në gjuhën që ai degëzonte. Në moshën 6 muajsh deri në 1 vjeç fëmijët përfshihen në një model të foluri që tingëllon si një bisedim i të rriturve. Nga mosha 1 vjeç, fëmija shqipton fjalën e parë. Kjo fjalë shoqërohet me objekte, njerëz ose me veprime speçifike. Në moshën 2 vjeç fëmijët përdorin kombinime dyfjalëshe që reflektojnë fillimin e gjuhës së vërtetë. Më pas kur fëmija rritet dhe hyn në arsimin fillor atëherë ai e realizon më mirë komunikimin, sepse ai mëson të shkruajë dhe të dijë kuptimet e fjalëve. Ai komunikon me mësuesin për shumë biseda që i interesojnë atij. Në veprimtarinë e shkollës mësuesit duhet të komunikojnë me nxënësit në atë mënyrë që nxënësit të krijojnë një afrimitet me mësuesin , të vendosin një marrëdhënie miqësie në klasë. Mësuesi me një nivel të lartë komunikimi e stimulon nxënësin hap pas hapi. Ndërsa një mësues me komunikim të dobët nuk do ta motivonte nxënësin të komunikojë. Komunikimi me adoleshentët rivalitet dhe shpërthim Ky është një çast delikat i lidhjeve shqiptare, sepse bëhet fjalë për një moshë ku shpërthen një tjetër njeri brenda familjes së dikurshme. Interesat fokusohen , adoleshenti fillon të shfaqë dëshira, sjellje të çaktuara, ide, qëndrime shpesh të kundërta nga ato të prindërve, çka shpie në konflikte. Me kalimin e viteve është vënë re një zbutje e autoritetit prindëror mbi reflektimin e moshës së adoleshentit. Sot gjithnjë e më rrallë, detyrohen vajzat të martohen me dikë që nuk e duan. Edhe djemtë nuk detyrohen të ndjekin shembullin e babait. Komunikimi prind – të rinj shoqëri dhe takte Ky është momenti më i pëlqyer nga familjet shqiptare. Nënat mezi presin të kenë si shoqe vajzat e rritura, baballarrët po ashtu me djemtë. Tashmë fëmijët janë pranuar si të rritur dhe si shokë. Gjithnjë dhe më shumë vihen re elemente të bashkëpunimit , këshillimit të ndërsjelltë, diskutimit mes prindërve e fëmijëve të rritur. Faktorët që ndikojnë në komunikimin prind – fëmijë , të çdo moshe qofshin ata , janë të shumtë, ~ 149 ~

KUMTESA përveçse statusit ekonomik të familjes dhe autoritarizmit në marrëdhënie, janë edhe elemente si statusi social, shëndetësor dhe formimi psikologjik e arsimor, numri i fëmijëve, përvoja traumatike familjare të cilat ndikojnë në raportin prind-fëmijë dhe në atë të brezave të ndryshëm në familje në përgjithësi. Komunikimi në familjet shqiptare “I vogli nuk duhet të flasë para të madhit”. Na takon që shprehje si kjo të dëgjojmë edhe sot. Duket sikur normat e komunikimit mes shqiptarëve nuk e kanë humbur brishtësinë. “Dëgjoji këshillat e prindërve dhe gjyshërve se kanë jetuar dyfishin tënd”. Rrregulla të tilla për mënyrën se si duhet komunikuar, pasqyrojnë në veten e tyre një lloj tipik komunikimi. Shpesh njerëzit që i thonë janë të së njëjtës moshë që kanë prindërit dhe gjyshërit ose të mëdhenjtë që përmendëm në këto fjalë të cilëve duhet t’u përulemi. Nuk ka rëndësi të ulesh e të rendisësh shprehje që sot i bëjnë të mëdhenjtë të ruajnë piedestalin e paprekur të autoritetit. E rëndësishme është të nxjerrësh në pah nëse ka apo jo ndryshime në komunikimin brenda familjes krahasuar me familjet ku kanë jetuar të mëdhenjtë e sotëm, të cilët dikur kanë qenë të vegjël e një familje. Komunikimi është një domosdoshmëri që buron nga natyra e shoqërisë njerëzore, nga nevoja për të organizuar prodhimin dhe gjithë veprimtarinë shoqërore : komunikimi gjuhësor është një akt i ndërlikuar, sepse të komunikosh, të hysh në marrëdhënie me të tjerët do të thotë t’u transmetosh diçka atyre. Komunikimi gjuhësor ka një përmbajtje, një qëllim, një pikësynim të caktuar. Meqënëse gjuha trashëgohet nga një brez në tjetrin, ajo bën të mundur komunikimin joverbal brenda një brezi të shoqërisë , por edhe midis brezave të periudhave të ndryshme. Me fjalë të tjera gjuha përcjell nga një brez në tjetrin thesaret e dijeve të kulturës kombëtare e botërore. Sa më e zhvilluar të jetë një gjuhë aq më mirë realizohet organizimi i veprimtarisë shoqërore. Komunikimi midis dy personave si një nga format e komunikimit njerëzor Format e komunikimit human janë të shumta. Brenda tij zhvillohet komunikimi në të gjithë komponentët e tij. Format më të spikatura janë : komunikimi midis dy personave si formë e parë dhe themelore e komunikimit human , më e përhapura dhe që takohet më shpesh. Komunikimi ekipor ose në grupet e vegjël me marrëdhëniet komplekse brenda grupit , sipas llojit, veçantive dhe nivelit të grupit, sipas detyrës në grupe dhe formës organizative. Komunikimi publik, me publikun dhe në mjedise publike, me karakteristikat e folësit si persona e personalitetit dhe e figurës së tij , autoriteti, karakteri dhe temperamenti i tij, ana pamore, ajo verbale dhe joverbale e tij, stili dhe teknikat e transmetimit të mesazhit. Komunikimi në mas, media pengesë e mjeteve të kulturës dhe të propagandës, pengesë e radios, televizionit, shtypit, liderit dhe filmit me veçoritë e ndikimit dhe të efektit të këtyre mjeteve në masën e njerëzve. Komunikimi institucional brenda institucioneve zyrtare dhe organizative të ndryshme, sipas hierarkisë së përgjegjësive, nga lart-poshtë dhe nga poshtëlart. Komunikimi midis dy personave kushdo qofshin këta (miq apo të dashuruar, të martuar apo prindër dhe fëmijë, qytetarë të zakonshëm, të njohur dhe të panjohur, apo zyrtare të rangjeve të ndryshme) është një formë komunikimi që karakterizohet nga disa veçori : konteksti shoqëror. Sado i rastësishëm ose intim të jetë komunikimi midis dy personave ai nuk mund të përfytyrohet jashtë mjedisit shoqëror ku zhvillohet drejtpërdrejtë ose jodrejtpërdrejtë çdo çift personash në komunikime , ndikohet nga mikromjedisi dhe sidomos dhe rregullat e shoqërisë. Pra e ka një kontekst shoqëror. Ky kontekst mund të jetë i theksuar saqë komunikimi midis dy personave duket si një sistem shoqëror me dy persona. Normat ~ 150 ~

KUMTESA

përveçse statusit ekonomik të familjes dhe autoritarizmit në marrëdhënie, janë edhe elemente

si statusi social, shëndetësor dhe formimi psikologjik e arsimor, numri i fëmijëve, përvoja

traumatike familjare të cilat ndikojnë në raportin prind-fëmijë dhe në atë të brezave

të ndryshëm në familje në përgjithësi.

Komunikimi në familjet shqiptare

“I vogli nuk duhet të flasë para të madhit”. Na takon që shprehje si kjo të dëgjojmë

edhe sot. Duket sikur normat e komunikimit mes shqiptarëve nuk e kanë humbur brishtësinë.

“Dëgjoji këshillat e prindërve dhe gjyshërve se kanë jetuar dyfishin tënd”. Rrregulla të tilla

për mënyrën se si duhet komunikuar, pasqyrojnë në veten e tyre një lloj tipik komunikimi.

Shpesh njerëzit që i thonë janë të së njëjtës moshë që kanë prindërit dhe gjyshërit ose të

mëdhenjtë që përmendëm në këto fjalë të cilëve duhet t’u përulemi. Nuk ka rëndësi të ulesh e

të rendisësh shprehje që sot i bëjnë të mëdhenjtë të ruajnë piedestalin e paprekur të

autoritetit. E rëndësishme është të nxjerrësh në pah nëse ka apo jo ndryshime në

komunikimin brenda familjes krahasuar me familjet ku kanë jetuar të mëdhenjtë e sotëm, të

cilët dikur kanë qenë të vegjël e një familje.

Komunikimi është një domosdoshmëri që buron nga natyra e shoqërisë njerëzore,

nga nevoja për të organizuar prodhimin dhe gjithë veprimtarinë shoqërore : komunikimi

gjuhësor është një akt i ndërlikuar, sepse të komunikosh, të hysh në marrëdhënie me të tjerët

do të thotë t’u transmetosh diçka atyre. Komunikimi gjuhësor ka një përmbajtje, një qëllim,

një pikësynim të caktuar. Meqënëse gjuha trashëgohet nga një brez në tjetrin, ajo bën të

mundur komunikimin joverbal brenda një brezi të shoqërisë , por edhe midis brezave të

periudhave të ndryshme. Me fjalë të tjera gjuha përcjell nga një brez në tjetrin thesaret e

dijeve të kulturës kombëtare e botërore. Sa më e zhvilluar të jetë një gjuhë aq më mirë

realizohet organizimi i veprimtarisë shoqërore.

Komunikimi midis dy personave si një nga format e komunikimit njerëzor

Format e komunikimit human janë të shumta. Brenda tij zhvillohet komunikimi

në të gjithë komponentët e tij. Format më të spikatura janë : komunikimi midis dy personave

si formë e parë dhe themelore e komunikimit human , më e përhapura dhe që takohet

më shpesh. Komunikimi ekipor ose në grupet e vegjël me marrëdhëniet komplekse brenda

grupit , sipas llojit, veçantive dhe nivelit të grupit, sipas detyrës në grupe dhe formës

organizative. Komunikimi publik, me publikun dhe në mjedise publike, me karakteristikat e

folësit si persona e personalitetit dhe e figurës së tij , autoriteti, karakteri dhe temperamenti i

tij, ana pamore, ajo verbale dhe joverbale e tij, stili dhe teknikat e transmetimit të mesazhit.

Komunikimi në mas, media pengesë e mjeteve të kulturës dhe të propagandës, pengesë e

radios, televizionit, shtypit, liderit dhe filmit me veçoritë e ndikimit dhe të efektit të këtyre

mjeteve në masën e njerëzve. Komunikimi institucional brenda institucioneve zyrtare dhe

organizative të ndryshme, sipas hierarkisë së përgjegjësive, nga lart-poshtë dhe nga poshtëlart.

Komunikimi midis dy personave kushdo qofshin këta (miq apo të dashuruar, të martuar

apo prindër dhe fëmijë, qytetarë të zakonshëm, të njohur dhe të panjohur, apo zyrtare të

rangjeve të ndryshme) është një formë komunikimi që karakterizohet nga disa veçori :

konteksti shoqëror. Sado i rastësishëm ose intim të jetë komunikimi midis dy personave ai

nuk mund të përfytyrohet jashtë mjedisit shoqëror ku zhvillohet drejtpërdrejtë ose

jodrejtpërdrejtë çdo çift personash në komunikime , ndikohet nga mikromjedisi dhe sidomos

dhe rregullat e shoqërisë. Pra e ka një kontekst shoqëror. Ky kontekst mund të jetë i theksuar

saqë komunikimi midis dy personave duket si një sistem shoqëror me dy persona.

Normat

~ 150 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!