20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

përkasin komunikimit njerëzor ose shoqëror. Kemi komunikime sipas vendit, në vende të

hapura, brenda shtëpisë, qendrës së punës.

Sipas largësisë, kemi komunikime në largësi dhe në afërsi, komunikime intime ,

kokë më kokë, me shtrëngime duarsh, puthje dhe përqafime.

Sipas shkallës së njohjes dhe të afrimit

Sipas shtresave apo grupimeve shoqërore. Sipas seksit, grupmoshës, nivelit arsimor e

kulturor, profesionit, humorit dhe gjendjes shpirtërore. Pikëpamjet e disa studiuesve për

komunikimin sipas EKOS (V. Eco) 4 kemi procese komunikimi, atëherë kur një burim dhënës

prodhon mesazhe që kalojnë tek një marrës nëpërmjet një kanali. Sipas studiuesit De Mauro

kuptimi i përgjithshëm i një mesazhi është pikërisht ajo që një përdorues i kodit tregon

saktësisht , nëpërmjet një sinjali të përdorur në një çast të dhënies 5 . Në kuadrin e psikologjisë

disa kërkues e përdorin termin komunikime vetëm e vetëm për ato raste, kur një subjekt ka si

objektiv të saktë t’i përcjellë informacione të mirëcaktuara dikujt (një marrësi) tjetër 6 .

Kur fillojmë të komunikojmë

Komunikimi fillon që në momentin e ngjizjes. Kur fëmijët lindin edhe pse nuk

janë të aftë të zotërojnë gjuhën ata marrin dhe japin mesazhe nga prindërit e tyre në disa

mënyra. Në lindje vokalizimet dhe të shprehurat janë në formën e të qarit. Në moshën dy

vjeçare foshnjat prodhojnë tinguj që përmbajnë shumë prej tingujve të gjuhës. Në moshën 4-

5 muajsh foshnja prodhon më shumë tinguj dhe i vargon ato bashkë që të prodhojnë gugotje.

Nga mosha 6 muajsh fëmija fillon prodhon gradualisht vetëm tinguj që përmban në gjuhën

që ai degëzonte. Në moshën 6 muajsh deri në 1 vjeç fëmijët përfshihen në një model të foluri

që tingëllon si një bisedim i të rriturve. Nga mosha 1 vjeç, fëmija shqipton fjalën e parë. Kjo

fjalë shoqërohet me objekte, njerëz ose me veprime speçifike. Në moshën 2 vjeç fëmijët

përdorin kombinime dyfjalëshe që reflektojnë fillimin e gjuhës së vërtetë. Më pas kur fëmija

rritet dhe hyn në arsimin fillor atëherë ai e realizon më mirë komunikimin, sepse ai mëson të

shkruajë dhe të dijë kuptimet e fjalëve. Ai komunikon me mësuesin për shumë biseda që i

interesojnë atij. Në veprimtarinë e shkollës mësuesit duhet të komunikojnë me nxënësit në

atë mënyrë që nxënësit të krijojnë një afrimitet me mësuesin , të vendosin një marrëdhënie

miqësie në klasë. Mësuesi me një nivel të lartë komunikimi e stimulon nxënësin hap pas

hapi. Ndërsa një mësues me komunikim të dobët nuk do ta motivonte nxënësin të

komunikojë.

Komunikimi me adoleshentët rivalitet dhe shpërthim

Ky është një çast delikat i lidhjeve shqiptare, sepse bëhet fjalë për një moshë ku

shpërthen një tjetër njeri brenda familjes së dikurshme. Interesat fokusohen , adoleshenti

fillon të shfaqë dëshira, sjellje të çaktuara, ide, qëndrime shpesh të kundërta nga ato të

prindërve, çka shpie në konflikte. Me kalimin e viteve është vënë re një zbutje e autoritetit

prindëror mbi reflektimin e moshës së adoleshentit. Sot gjithnjë e më rrallë, detyrohen vajzat

të martohen me dikë që nuk e duan. Edhe djemtë nuk detyrohen të ndjekin shembullin e

babait.

Komunikimi prind – të rinj shoqëri dhe takte

Ky është momenti më i pëlqyer nga familjet shqiptare. Nënat mezi presin të kenë si

shoqe vajzat e rritura, baballarrët po ashtu me djemtë. Tashmë fëmijët janë pranuar si të

rritur dhe si shokë. Gjithnjë dhe më shumë vihen re elemente të bashkëpunimit , këshillimit

të ndërsjelltë, diskutimit mes prindërve e fëmijëve të rritur. Faktorët që

ndikojnë në komunikimin prind – fëmijë , të çdo moshe qofshin ata , janë të shumtë,

~ 149 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!