20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KUMTESA

rehatshme ku ke mundësi t’i shohësh të gjithë anëtarët e grupit , apo të komunikosh në një

dhomë ku ambjenti nuk është i përshtatshëm. Pra, edhe lloji i hapësirës dhe ambjenti ku

zhvillohet komunikimi ka rëndësinë e vet. Është fakti që përmes shprehive që përmendëm

më sipër siç janë shprehjet e fytyrës dhe sidomos syve, përmes gjesteve dhe lëvizjeve të

trupit, përmes pamjes fizike, takimeve dhe distancës me të tjerët, përmes vokalizimeve të

ndryshme si psherëtima, të qeshura, e qara, britma, në përgjithësi përmes anës joverbale të

sjelljes, ne marrim shpeshherë informacion më të plotë, më të saktë me të cilin

komunikojmë.

Komunikimi në aspektin verbal

Për sa i përket komunikimit në aspektin verbal është një nga cilësitë më të shquara

të qenies njerëzore që e dallon rrënjësisht njeriun nga kafsha. Zotërimi i rregullave

në komunikime e lehtëson shumë komunikimin , në të kundërt komunikimi do të ishte i

pashtjelluar. Në komunikime ka shumë rëndësi psikolinguistika, gramatika, sintaksa ose

semantika.

Psikolinguistika na ndihmon të kuptojmë aspektin psikologjik të teknikave gjuhësore, për

konvektimin e tingujve në simbole që kanë kuptime dhe që mund të përdoren për

të komunikuar me të tjerët. Gramatika na ndihmon të njohim sistemin e rregullave gjuhësore

në komunikime , që përdoret pafundësisht për të krijuar dhe kuptuar fjalitë e pafundme , na

mëson rregullat për tingujt dhe fonemat , për strukturën dhe rendin e fjalëve në fjali dhe për

kuptimin e gjuhës ose për ndërtimin e fjalëve me kuptime. Pa rregulla të tillë fjalori

ynë gjuhësor sado i pasur që të jetë , do të mbetej formal, një stoli pa funksion që nuk mund

t’i shërbejë komunikimit. Kur fjalitë dhe frazat ndërtohen drejt nga pikëpamja gjuhësore,

komunikimi jo vetëm që është i rrjedhshëm pa pengime dhe bllokime, por edhe

ndonjë fjalë e vështirë do të kuptohet lehtë.

Natyra e komunikimit verbal nëpërmjet gjuhës së folur mund të kthjellohet edhe më

mirë nëse mbajnë parasysh jo vetëm aspektin psikolinguistik e shoqëror të të folurit, por

edhe anatomo-fiziologjike të tij. Ky aspekt përfshin mekanizma anatomofiziologjike

të të folurit siç janë:

-Aparati i frymëmarrjes që përbëhet nga diafragmat , mushkëritë, muskujt e gjoksit,

bronket dhe gypi i frymëmarrjes. Ky aparat ka si funksion krijimin e rrymave të ajrit që

kalojnë nëpër laringun e zërit.

-Aparati zanore ose i prodhimit të zërit që përbëhet nga laringu që është vazhdimi i gypit të

frymëmarjes.

-Aparati i artikulimit apo nyjëzimit të zërit përbëhët nga zgavra e gojës dhe e hundës. Këto

lloje komunikimesh verbale dhe joverbale takohen në formë të pastër, por më shpesh në

formë të përzier si shoqërues , plotësues dhe përforcues të njëri-tjetrit.

-Komunikimi si dukuri universal dhe llojet e komunikimit në shoqëri. Komunikimi është një

dukuri universale që e takojmë në natyrë dhe në shoqëri. Në natyrë kemi komunikime

amorfe, midis objekteve dhe dukurive fizike pa jetë, por që jeta jonë pa to nuk mund

të përfytyrohet. Ky lloj komunikimi na shërben edhe për t’u orientuar. Kemi edhe

komunikime midis mjedisit natyrore dhe gjallesave, midis bimëve dhe kafshëve, brenda llojit

dhe midis llojit, midis natyrës dhe njeriut. Në shoqëri kemi komunikime vetjake me veten

dhe brenda vetes, brenda personit apo unit, kemi edhe komunikimet ndërvetjake me një , dy

, ose më shumë persona që nuk përbëjnë grupe, komunikime grupole në një grup dhe brenda

grupit, me shoqata dhe organizata të ndryshme dhe të tjera komunikime të kësaj natyre që i

~ 148 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!