20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Komunikimi verbal dhe joverbal

Komunikimi verbal përfshin atë që thuhet nëpërmjet fjalëve. Ndërsa komunikimi

joverbal përfshin një dimension më të gjerë, ai përfshin të gjitha format e tjera

të komunikimit që në përdorimin për të përcjellë mesazhe, përveç fjalëve. Shpesh kur

komunikojmë me dikë ne reagojmë ndaj asaj që nuk është thënë me fjalë por është thënë me

mënyra të tjera. Keqkuptimet mund të shmangen apo sqarohen nëqoftëse përpiqemi të

kuptojmë më mirë mesazhet joverbale që dëgjojmë apo marrim. Fusha e komunikimit

joverbal është zgjeruar së tepërmi dekadat e fundit. Ajo gjen aplikimet e veta në biznes,

media, marrëdhënie ndërpersonale , në edukime , pra në çdo fushë që përfshin dinamikat

ndërpersonale dhe ato grupore. Komunikimi joverbal ndodh jo vetëm së jashtmi nëpërmjet

njerëzve por edhe së brendshmi , personi i komunikon diçka vetes edhe nëpërmjet njerëzve ,

por edhe së brendshmi, personi i komunikon diçka vetes edhe nëpërmjet komunikimit

joverbal. Komunikimi joverbal përfshin disa kategori.

Fytyra në komunikim:

Sinjalet që prodhon dhe shpërndan fytyra janë të shumtë. Përmes fytyrës ne marrim

një informacion te shpejtë, të pasur jo vetëm për ndjenjat dhe emocionet , por herë pas here

edhe për mendime që tjetri “bluante në kokë”. Vetëm për pak sekonda mund të dallosh

habinë , frikën, zemërimin , neverinë, turpin, pëlqimin apo mos pëlqimin. Ndjenja si këto,

fytyra i shpreh dukshëm.

Sytë

Në komunikimin përmes syve, lëvizjeve të tyre, shkëmbimit të shikimeve, mund të

japin dhe marrin mesazhe. Sytë e hapin ose e mbyllin komunikimin, e ndezin ose e fikin atë.

Jo më kot sytë janë cilësuar si dritare të shpirtit. Përmes tyre bëhet i mundur “leximi” i

ndjenjave nga më të ndryshmet. Edhe sytë ashtu si fytyra në tërësi mesazhet që ata përcjellin

për ndjenjat dhe gjendjen emoçionale, për mendimet dhe qëndrimet tona kanë gjetur

pasqyrime në shumë fjalë dhe shprehje të popullit p.sh.: (syqeshur, symirë, syxixë,

sypatrembur, sypafjetur). Nga këto fjalë dinamika e kontakteve me sy dhe e lëvizjeve të syve

i jep komunikimit joverbal një kolorit të pasur.

Lëvizja e trupit: mënyra e pozimit ose e qëndrimit të tij shprehin ndjenja dhe përcjellin

mesazhe të ndryshme që përforcojnë komunikimin joverbal.

Distanca në komunikime.

Ekzistojnë shumë lloje distancash si distanca intime, distancë personale,

distancë soçiale, distancë publike. Të gjitha këto distanca variojnë në kultura të ndryshme

(psh njerëzit në Shqipëri tentojnë të mbajnë një distancë të vogël fizike me njëri-tjetrin.

Ndërsa në Europën Veriore njerëzit preferojnë të mbajnë një distancë më të madhe fizike.

Distanca fizike varet dhe nga lloji i marrëdhënieve që ne kemi. Komunikimi vokal mund të

përcjellë mesazhe të ndryshme mbi nuancat emocionale. Ngadalësia apo shpejtësia në të

folur, volumi i ulët apo i lartë i zërit, toni i zërit (hundore, grykore), pauzat bëjnë pjesë në

këtë kategori. Një ndër elementet që ndërhyjnë në komunikime është edhe ambjenti fizik me

të cilin njerëzit takohen. Nuk është e njëjta gjë të komunikosh në një dhomë të ngrohtë e të

~ 147 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!