20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KUMTESA

E thënë ndryshe njeriu kur komunikon e ka shumë të qartë qëllimin e asaj që do

të thotë dhe do të arrijë, e do të pres si kundërsjellje nga marrësi. Për të komunikuar është e

domosdoshme që të jenë dy pjesëmarrës në dialog, dy bashkëbisedues. Secili prej tyre duhet

të ketë një bagazh njohje. Çdo rast komunikimi lidhet me një hapësirë e vend të caktuar,

dmth çdo akt komunikimi ndodh në një kontekst të dhënë. Në kontekst mund të përfshihen

elementët më të imët që lidhen me realitetin e komunikimeve të veçanta. Këtu vinë dhe

bashkohen konteksti apo sekuenca verbale , prozodia, lëvizjet e trupit, shprehjet e fytyrës.

Është konteksti ai që përshkon si një fill i padurueshëm realizimin e çdo situate

komunikative.

Komunikimi është i rëndësishëm në jetë sepse ai e dallon njeriun nga qeniet e tjera.

Jetojmë në universin e komunikimeve. Secili prej nesh gjendet i përfshirë në një rrjetë

të dendur sistemesh komunikimi, pasi në jetën tonë të përditshme jemi të rrethuar nga

një sasi e pafundme shenjash të cilat na transmetojnë informacione. Disa prej këtyre janë psh

(tingulli i ziles në mëngjes na tregon se është ora për t’u ngritur. Jemi në rrugë, afrohemi

në një kryqëzim dhe nqs semafori ka ndezur dritën e kuqe duhet të ndalojmë, nqs

është ndezur drita jeshile rruga është e lirë) e shumë shembuj të tjerë që na

transmetojnë informacion.

Komunikimi me gojë dhe komunikimi me shkrim

Komunikimi me gojë është kur marrësi është afër dhe i pranishëm.

Gjatë bashkëbisedimit kontakti është i drejtpërdrejtë sepse dhënësi dhe marrësi ndodhen në

të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë. Bashkëbisedohet gjallërisht. Rolet e dhënësit dhe të

marrësit këmbehen. Mundësitë e komunikimit janë të shumta, me fjalë, me gjeste, me

intonacion, duke kombinuar në të njëjtën kohë komunikimin me fjalë dhe atë me gjeste dhe

anasjelltas.

Komunikimi me shkrime: dhënësi dhe marrësi nuk janë afër , as të pranishëm.

Gjatë komunikimit , kontakti nuk është drejtpërsëdrejt , sepse dhënësi dhe marrësi nuk

janë në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë. Komunikimi realizohet me shkëmbime letrash.

Mundësitë e komunikimit janë të kufizuara vetëm në fjalë. Përdoren mjete gjuhësore (fjalë

dhe shprehje) që përshkruajnë me saktësi situatën. Jepen me saktësi të dhënat për dy faktorët

e komunikimit dhënësit dhe marrësit. Saktësohet dhe vendi dhe koha e komunikimit.

Këto dy lloje komunikimesh si me shkrime edhe me gojë lidhen me situate të ndryshme

të shprehuri e në mesazhe të posaçme.

Komunikimi gjuhësor dhe jogjuhësor.

Komunikimi realizohet nëpërmjet përdorimit të fjalëve pra nëpërmjet komunikimit

gjuhësor. Por është provuar se marrëdhëniet nëpërmjet njerëzve realizohen edhe nëpërmjet

komunikimit jogjuhësor. Komunikimi jogjuhësor nënkupton komunikimin me

anë të gjesteve, të veprimeve, të treguesve, të sinjaleve dhe të shenjave. Treguesit

janë dukuri të rastit që tregojnë diçka, por që nuk i drejtohen kurrë dikujt. Sinjalet janë

rezultate, një marrëveshje. Ato u drejtohen njerëzve të njohur ose të panjohur dhe përdoren

për t’u marrë vesh. Shenjat janë veprimet, figurat, vizatimet që përdoren për të treguar diçka.

Simbolet janë shenja të caktuara që përdoren në mënyrë konvencionale për të treguar një

element, një madhësi të caktuar, një njësi matje.

~ 146 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!