20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Dr. Gladiola DURMISHI (ELEZI) 1 : MJEDISI SHOQËROR KU NDODH

KOMUNIKIMI DHE KULTURA GJUHËSORE E INDIVIDIT, SPECIFIKUES TË

NJË KOMUNIKIMI TË NDËRSJELLTË NË SHOQËRI

1

Departamenti Gjuhë-Letërsi

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë

Çfarë do të thotë të komunikosh?

Të komunikosh do të thotë :

Të japësh një mesazh dhe ta kthesh atë

Të zgjedhësh një kod dhe ta përdorësh atë për kodifikimin dhe dekodifikimin e

mesazhit

Të mbash në gjendje pune kanalet e komunikacionit

Të interpretosh përmbajtjen e komunikacionit sipas kontekstit

Të njohësh dhe të zbatosh rregullat e komunikacionit kur të gjithë këta elemente

janë të pranishëm se pohohet se komunikimi ynë është plotësuar dhe se personat në

komunikime e kryejnë atë për një qëllim të caktuar. Qenia njerëzore nuk mund

të përfytyrohet jashtë komunikimit. Komunikimi shihet si një përpjekje e njeriut për

të bashkëjtuar me përvojën e tij. Komunikimi është një proces që mundëson krijimin e

klimës së mirëkuptimit midis dy ose më shumë personave. Për të qenë të komunikueshëm

s’mjaftojnë vetëm disa udhëzime, por ajo çka duhet për t’u mësuar rreth dërgimit dhe

marrjes së personazheve, është të kuptuarit e asaj që ndodh kur komunikojnë si dhe aftësia

për t’iu përshtatur komunikimit.

Individët që bëjnë pjesë në një shoqëri apo në një bashkësi të madhe apo të vogël, e

zhvilluar apo primitive shkëmbejnë komunikime me njëri-tjetrin, pra mjedisi shoqëror është

vendi ku kryhet komunikimi. Gjithçka që ndodh në praninë e dy personave konsiderohet

komunikime 1 . Me gjithçka komunikohet, gjithçka në mënyrë të pashmangshme komunikon

diçka. Komunikimi plotëson nevojën e anëtarëve të një grupi. Për mjedisin shoqëror

komunikimi ka si qëllim të transmetojë një pasuri të një lloji të veçantë që është kultura 22 .

Gjatë një komunikimi një informacion merr fill nga një burim , kthehet në sinjale me anë të

një përcjellësi dhe pengesa të kanalit arrin tek marrësi. Pra që të vendoset një proces normal

komunikimi nevojitën këta elementë 3 .

TRANSMETUESI

DHËNËSI → SINJALI → MARRËSI

~ 145 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!