20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

mjerueshme dhe të papritura, normat sociale dhe pritshmëritë.Mesazhet e medias zmadhojnë

sistemin e besimit dhe prodhojnë vlera qartësie të ideve në të cilat vlerat

zhvillohen,përforcohen dhe ndyshojnë” (Merrill, J...1990:83).

KONKLUZIONE

Duke njohur dhe analizuar rolin pozitiv të medias, arrihet një vlerësim më i plotë i ndikimit

që ajo ka në perceptimin pozitiv dhe i fuqisë së saj për të krijuar vlera dhe besime të tjera

konkretisht, krijimin e imazheve pozitive për të huajin.Por perceptimi i medias së huaj në

praktikë duket se më shumë përputhet me efektet negative të saj kur flasim për imazhin e

shqiptarëve në to.

“1.Mesazhet e medias janë shpesh të manipuluara, të depersonalizuara dhe shumë herë të

vendosura në mënyrë sensacionale për të goditur pjesëtarët e audiencës.

2.Media shkakton një ndikim narkotizues duke e bërë audiencës psikologjikisht dhe

mendërisht të fjetur.

3.Media korrupton shoqërinë duke e mësuar atë me frymën materialiste dhe frymën brutale e

në mënyrë intesive edhe sjellje të tjera antishoqërore.

4.Mesazhet e massmedia-s krijojnë steriotipe duke krijuar katalogë për njerëzit, veprimet,

institucionet dhe idetë në mënyrë sipërfaqësore” (Merrill, J...1990:83).

Ajo që duhet theksuar është se nuk duhet kërkuar faji te media,pasi ato janë thjesht mjete,por

te “ruajtësit e gardhit” ose axhenda e atyre që i kanë këto media. Që këtu nis shpjegimi i

imazhit steriotip të shqiptarit si “negativ”.Në këtë epokë të teknologjive të reja mediat mund

të shihen edhe në rolin e tyre neutral.Ato shkaktojnë konformitetin social veçanërisht në

fushën e tregtisë ku njerëzit e shohin veten e tyre si konsumatorë.

“Mesazhet e medias kanë pak ose aspak efekt mbi njerëzit realitetet sociale të të cilëve janë

bashkëkohorë, por mund të alternojnë sjellje të asaj pjese të audiencës që është e varur nga

mesazhet e massmedia-s. Mediat shkaktojnë efekte që lidhen me natyrën e masës dhe jo me

mesazhet që ato dërgojnë. Mesazhet krijojnë objektiva për njerëzit dhe përmirësim të

personalitetit” (Merrill, J...1990:83).

Parë në efektet e tyre sipas këtyre këndvështrimeve ajo që mbështet hipotezën e këtij punimi

është pikëpamja kritike mbi komunikuesit e mediave,hartuesit e axhendës mediatike që

mban brenda argumentin e steriotipit negativ për shqiptarin që mbizotëron në median e huaj

pas viteve ’90. “Mesazhet e massmedia-s krijojnë steriotipe duke krijuar katalogë për

njerëzit, veprimet, institucionet dhe idetë në mënyrë sipërfaqësore” (Merrill, J...1990:83).

E “katalogu” shqiptar duket se vazhdon të mbetet ekzotik dhe i paplotë në vërtetësinë e këtij

perceptimi.

~ 139 ~

Recenzentë:

Prof.dr. Gjovalin Shkurtaj

Prof.asoc.dr. Thoma Dhima

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!