20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KUMTESA

vrasës në Itali apo Greqi përpara krimit që s’duhet të ketë atdhe, menjëherë mediat i gjejnë

kombësinë duke trumbetuar me të madhe faktin e të qenit shqiptar. E kjo, ndodh vetëm kur

flitet për të huajin, pasi nuk kemi dëgjuar të flitet për kombësi a shtetësi kur krimineli është

vendas italian apo grek.

Atëherë lind pyetja : Pse u intereson origjina e një krimineli, atyre që bëjnë axhendën e

mediave në rastin shqiptar? Pra edhe këtu duhet parë e analizuar pasoja e imazhit negativ që

është krijuar nga mediat e huaja për shqiptarët.Duket se janë më tepër një grumbull

interesash të ndryshme që bëhen gjithnjë e më shumë përcaktues në krijimin e lajmeve që

duhen transmetuar.

Funksionet e massmedia-s

Deri në fillim të viteve ‘90 çdo artikull rreth teorisë së rëndësisë së atributeve, theksonte

faktin se mediat nuk janë fort të suksesshme për të na treguar çfarë të mendojmë, por kanë

një sukses të habitshëm për të na treguar mbi çfarë të mendojmë. Përmes inkuadrimit.Po

sipas studiuesve amerikanë media ka tri funksione kryesore që në fud i japin masmedia-s

rolin si përcaktuese e axhendës së audiencës dhe “rojtare gardhi” në përcjelljen e

informacionit për publikun e saj.

“1.Massmedia ndjek, eleminon dhe bashkërendon informacionin faktik.

2.Përballja e publikut me kuptueshmërinë e mesazhit.

3.Të zbavitë publikun.

Këto shpesh u referohen tri gjërave: -lajmeve, analizave, zbavitjes”(Merrill, J...1990:28 ).

Ja pse lidhjen mes audiencës dhe komunikuesve të masmedia-s Merrill, Lee dhe Friedlander

e konsiderojnë si simbiotike pra, në bashkëjetesë me njëra-tjetrën.

ROLI I MASMEDIAS

Flitet për globalizëm dhe multikulturalizëm. Nëse popujt merren vesh e bashkëjetojnë me

njëri-tjetrin , nëse njerëzit ndihen mirë në këtë bashkëjetesë , shumë shpejt s’do të kemi

nevojë për imazh, se ai do të jetë thjesht pasqyrim i atij realiteti ku komunikimi paraprin një

botë pakufij dhe të qytetëruar. Por për sa kohë ka interesa të forta politike dhe ekonomike ,

do të ketë dhe imazhe pozitive apo negative , sipas axhendave që janë dhe përfituese të asaj

që percepton publiku. Po sipas kësaj qasjeje të perspektivës së veprimit social “kuptimi i

medias ndryshon vazhdimisht” teksa qasjet e audiencës ndryshojnë.

Nëse publikun italian do ta konsiderojmë grup, kjo do të thotë se ata kanë një përcaktim

masiv për shqiptarët dhe negativja që mbizotëron, është pjesë e kulturës së tyre për ta parë

tjetrin si të huaj e të pabarabartë me të. Mënyrat sesi reagojmë ndaj medias, lidhen me

ndërveprimet sociale. Ndërveprimi njerëzor është pjesë e jetës sonë të përditshme dhe nëse

një lajm i keq për shqiptarët dëgjohet duke pirë një kafe, duke luajtur apo në makinë , kjo

sigurisht bëhet objekt diskutimesh dhe nxit efekte negative në përshtatje me steriotipin e

shqiptarit që tashmë dihet se është i padrejtë dhe negativ.Si konkluzion massmedia ka një rol

që mund të jetë pozitiv kur i qëndron kodit të saj etik, por dhe negativ kur i largohet apo e

shkel këtë kod. Ja si cilësohen efektet e massmedia-s në veprën e studiuesve amerikanë

“Massmedia”:

“Efektet pozitive:1.Mesazhet e medias e mbajnë publikun në kontakt me vlerat shoqërore të

popullatës.Ato kanë në vetvete masivizimin ose socializimin e efekteve.2.Mesazhet e medias

përforcojnë vlerat shoqërore.Media shërben si mekanizëm i kontrollit për të mbajtur në

marrëdhënie drejtimin thelbësor të shoqërisë.3.Media ka efekte ndihmëse për plotësimin e

dëshirave të papërmbushura, shpresave, pengesave dhe ndjenjave negative.”4.Media

ndihmon në shoqërizimin e masës përmes edukimit duke vendosur në peshore gjërat e

~ 138 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!