20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KUMTESA

Audienca

Qysh në Antikitet, prejardhja e konceptit lidhet me një grup fizik njerëzish, në një vend, për

të njëjtin qëllim, për të parë tragjedinë ose lojëra sportive. Në antikitet kishte tri lloj

publikësh: politik, kulturor, sportiv . Pra, koncepti për audiencën nuk ka ndryshuar shumë,

mbetet po ajo shumësi njerëzish për të cilët krijohen mesazhe dhe prodhohen produkte

mediatike.“Procesi i komunikimit masiv është i formalizuar, i institucionalizuar dhe

impersonal. Ai konstiston në mesazhin e dërguar përmes disa formave të teknologjisë në një

numër të madh njerëzish ose në audiencë masive.Teknologjia është gjithmonë e përfshirë në

komunikimin e masës,nuk ka më ndarje informacioni fytyrë më fytyrë.Mesazhet i

komunikohen masës së audiencës përmes një shumëllojshmërie formash:faqet e printuara,

radioja, televizioni, filma në ekran, reklamat, posterat e mëdha dhe bluzat me reklamime.”

(Merrill, J. Lee, J. dhe Friedlander, E. Modern MassMedia, Harper&Row 1990:7).Sipas

studiuesve të “mediologjisë” Merrill, Lee dhe Friedlander audienca është një përzierje

individësh të ndryshëm në kohë të ndryshme. Po sipas studiuesve amerikanë audienca duhet

përfytyruar në formë hinke, ku pjesa më e gjerë i përkon audiencës më të madhe, pra

publikut të rrjeteve kombëtare televizive, ndërsa pjesët e tjera u përkojnë grupeve të tjera të

publikut të shtypit të shkruar, të atij profesionist e deri te komunikimi impersonal.

Klasifikimi Në themel të çdo audience është individualja. Sepse është individi që sheh TVnë,

blen gazetën apo lexon librin. Mesazhet e mediave, edhe pse merren në mënyrë

individuale, krijojnë atë që quhet opinion publik, ose e thënë ndryshe, konsensus të

përhershëm ose të përkohshëm mes individësh të ndryshëm. Audienca përfshin masat,

publikun, grupet , organizatat apo edhe individët. Ka disa klasifikime që i bëhen

audiencës.Sipas Merrill, Lee dhe Friedlander audienca klasifikohet sipas tipeve, natyrës apo

tipologjisë së qëndrimeve.

“Tipi i parë: audience e përgjithshme, publiku.Është shumë e gjerë dhe jashtëzakonisht

komplekse. Një masë kompakte gjithëpërfshirëse edhe e pjesëve anonime, edhe e masës

heterogjene, edhe e masës së lëvizshme, edhe e masës individuale.” (Merrill, J. Lee, J. dhe

Friedlander, E. Modern MassMedia, Harper&Row 1990:43).

Në tipin e dytë të audiencës po këta studiues flasin për një audiencë më të vogël dhe më

homogjene. “Ky lloj publiku është më pak anonim .Quhet audiencë e specializuar.” (Merrill,

J...1990:43). Studiuesit e mediologjisë amerikane e klasifikojnë audiencën dhe pjesëtarët e

saj duke u bazuar edhe te qëndrimet e tyre bazë siç janë vlerat, interesat dhe filozofia e tyre

për jetën.“Qëkur masmedia vendosi të ketë sa më shumë qëllime mbi personin me interesa

të ngjashëm dhe qëndrime të ngjashme, gazetarët si komunikues të masës, dëshirojnë të

izolojnë segmentet bazë të audiencës së përgjithshme publike. Kemi kështu një shembull të

tipologjisë së qëndrimeve:

qëndrimi i paorientuar, qëndrimi pragmatik, qëndrimi intelektual.” (Merrill, J. Lee, J. dhe

Friedlander, E. Modern MassMedia, Harper&Row 1990:44).

Qendrime te ndryshme

Le t’i analizojmë me radhë këto qëndrime.

Qëndrimi i paorientuar ka të bëjë me audiencën e sipërfaqshme, që nuk hyn në thellësi të

lajmit, mbetet te koka e lajmit, nuk i pëlqen të lexojë informacionin në mënyrë kritike, por e

merr siç e jep një media e caktuar.“Kanë qëndrime negative kundrejt informacioneve,nuk

mbajnë qëndrime serioze edhe kur janë informacione me vlerë ndërkombëtare.” (Merrill, J.

Lee, J. dhe Friedlander, E. Modern MassMedia, Harper&RoË 1990:45).

~ 136 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!