20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

fushtë të gjerë të analizave psikosociologjike” (Meunier, J. Peraya, D. Hyrje në teoritë e

komunikimit QSSHE 2009:37).Modeli i Lasuellit i quajtur ndryshe nga Proulx dhe “modeli

teorik i komunikimit” konsiderohet “si sprova e parë e ‘mediologjisë së përgjithshme’ ”

(Meunier, J. Peraya, D. Hyrje në teoritë e komunikimit QSSHE 2009:38).

Klasifikimi i Lasuellit shihet si një model përshkrues e taksonomik, por ai ndihmon në

klasifikimin e vrojtimeve mbi komunikimin dhe mediat.Studiuesit ndalen në aspektin makro

të medias, pra në raportin e saj me shoqërinë. Media e influencon shoqërinë me

informacionet dhe mesazhet që i përcjell asaj. Pikërisht këtu, futet dhe aspekti i dytë që ka të

bëjë me përdoruesit e medias, qofshin grupe ose dhe individë, duke krijuar një tjetër raport,

atë të medias dhe audiencës.Teoritë që lidhen me strukturën, fokusohen tek shenjat dhe

simbolet që përdoren në mesazhin e medias.Teoritë që lidhen me shoqërinë dhe kulturën

fokusohen tek funksionet e masmedias në shoqëri, shpërndarjen e informacionit dhe

ndikimin e tij, opinionin publik dhe pushtetin.Kurse teoritë në lidhje me audiencën, merren

me efektin e masmedias tek individi, tek komunitetet e audiencës dhe në përdorimin e

masmedias nga audienca. Sipas studiuesve të massmedia-s, John C Merrill, John Lee dhe

Eduarts Jay Friedlander “komunikuesit e masmedia-s dhe audienca janë në një lidhje të

përbashkët simbiotike me njëri-tjetrin.” (Merrill, J. Lee, J. dhe Friedlander, E. Modern

MassMedia, Harper&Row 1990:24). Pikërisht këtu, qëndron shpjegimi i perceptimit të

imazhit që media ngre me informacionin që përcjell dhe audienca merr prej saj atë që ajo

pret, duke e lënë veten të ndikohet prej saj.Ja pse,opinioni mediatik i imazhit negativ të

shqiptarëve në ekran apo në median e shkruar, nxit kureshtje të audiencës dhe shton në

radhët e saj perceptimin që artikulon media, pa harruar të vërtetën brenda saj që përbën

thjesht lajmin e radhës .

Pesë traditat në teoritë e masmedias janë: tradita semiotike që fokusohet në mënyrën sesi

mediat prodhojnë shenja që audienca i kupton dhe ndikohet prej tyre.

Tradita sociokulturore na çon në thënien e McLuhan “The medium is the

message.”(McLuhan,M. Instrumentat e komunikimit, Instituti i Dialogut dhe Komunikimit

2004:13).

McLuhan e përshkruan përmbajtjen e mediumit si një copë mishi që ushqehet nga fakti se

krime të tilla i serviren publikut në shtëpi për t’u konsumuar gjatë darkës. Dhe të mendosh

më pas, që imazhi të jetë thjesht shija e mirë apo e keqe e këtij ushqimi.Ja pse audienca

krijon për të huajin një imazh jo të drejtë, sepse në rastin kur në ekran shfaqet krimi, publiku

ndyshon qëndrim edhe pse s’ka lidhje me historinë. Njerëzit kanë prirjen të ndikohen nga

media dhe besojnë se atë që media e quan të rëndësishme , ajo është me të vërtetë e

rëndësishme. Pra imazhi i të huajit, kërkon dashamirësinë e dy partnerëve: medias dhe

audiencës. E kur të dyja këto kushtëzojnë njëra –tjetrën , del pothuajse i njëjti produkti :

imazh i mirë ose i keq.Përparësitë mediatike ndikojnë edhe mbi sjelljet e njerëzve, çka do të

thotë se media dhe teknologjia e re janë jo vetëm informuese, por dhe drejtojnë opinionin

dhe sjelljet e tij. 155

Tradita të tjera janë ato sociopsikologjike, kibernetike dhe kritike. Për tërë këtë lidhje duhet

analizuar audienca e masmediave dhe varësia e saj prej tyre.

1.4. Tipologjitë e audiencës

155 (Merrill, J. Lee, J. dhe Friedlander, E. Modern MassMedia, Harper&Ro= 1990:90).

~ 135 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!