20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KUMTESA

Cilin mesazh duhet të dëgjojnë? Cilin duhet të besojnë? Si ta zgjedhin? Sa ndikon gjuha

proverbiale në kuptimin e një situate problemore-konflikuale apo thjesht jetesore-sociale?

Sic është shoqëria në vetvete edhe mediat janë në një fluks të pandalshëm dhe në dekadat e

ardhshme ne duhet të reflektojmë shumë ndryshime,por dy janë më të prekshmet : a) në

rrafshin gjuhësor b) në rrafshin social

1.2. Mediat dhe shoqëria.

Mediat janë problematike në raport me shërbimin që kryejnë, por ato kanë problematikë

edhe në realitetin e ri global. Sipas Wolton-it:“Qysh nga vitet 1950, mediat masive kanë

luajtur tri role kryesore nga pikëpamja e kohezionit: një rol, së pari politik,të lidhur me

rindëritmin e shteteve-kombe pas luftës, një rol shoqëror të kohezionit, për të zbutur goditjen

e të gjitha shndërrimeve shoqërore dhe një rol kulturor për të menazhuar multikulturalizmin

e shoqërive tona. Individualizmi që na rrethon nuk mund të mos mbështetet në një minimum

kohezioni shoqëror e kulturor. Shoqëria e informacionit u përgjigjet rrjeteve botërore të

informacionit , shoqëria e komunikimit bashkëjetesës në gjirin e shteteve-kombe” ( Wolton,

2009:115)

Në analizën që ai i bën medias masive dhe asaj individuale, ai del në konkluzionin se,

komunkimi ka një sfidë përpara, për të, nuk kanë rëndësi kanalet, por sfidat, dhe se ai tashmë

ndodhet mes kontradiktave gati të harruara : kontradiktave politike.Mediat, detyrimisht në

atë çfarë prodhojnë e përcjellin, nuk i ndan dot nga interesat e politikës , prandaj, në analizën

e arsyeve të imazhit që gëzojnë shqiptarët sot në mediat italiane, nuk mund të mos

“hetohet”dhe argumenti i lidhjes media-politikë.

”Janë mediat ato që duhet të menaxhojnë identitetet e shumta të individëve të lidhur

njëkohësisht me shoqërinë e masës, individualizmin , komunitarizmin, identitetin kombëtar,

Evropën dhe botën.”(Wolton 2009:111) Në rendin e ri botëror të një shoqërie

multikulturore, mediat marrin një rol të ri akoma më të fuqishëm dhe që sigurisht, duhet të

jetë në sinkron me vlerat e bashkëjetesës mes popujve dhe ky duhet të kthehet në misonin e

ri të mediave në kohët moderne. Roli i saj në krijimin e modeleve pozitive të bashkëjetesës

dhe qytetarisë njerëzore është një kontribut i nevojshëm dhe i domosdoshëm për edukimin e

shoqërisë . Nëse mjaftohet vetëm me informimin, atëherë fuqia e saj është e paplotë, pasi

mungon misioni i këtij informimi : edukimi i shoqërisë në një botë modern, ku kufijtë bien e

bëhen çdo ditë e më të papërfillshëm, dritarja e saj e lajmit duhet të përçojë anekënd Botës,

lajmin e madh se qytetetërimi ka arritur stadin final: komunikimin dhe përmes tij,

bashkëjetesën.

Derisa kjo ditë të vijë, media do të vazhdojë lidhjen dhe raportet e saj me shoqërinë, por

duhet t’i paraprijë ditës që komunikimi harmonik të jetë mënyra, sesi njerëzit e këtij planeti

me kultura, gjuhë dhe histori të ndryshme, të pranojnë njëri-tjetrin duke lënë pas, dallimet

dhe duke gjetur atë që i bashkon : të qenit qytetarë të Botës.

1.3. Teoritë që kanë në fokus mediat

Sipas modelit te autorit Lasuellit: “...të identifikosh dhënësin do të thotë të analizosh

vepruesit( autorët, producentët e masmedias apo grupe interesi), që janë në burim të

komunikimit si dhe mekanizmat e prodhimit të informacionit kolektiv.T’i përgjigjesh

pyetjes së dytë (Çfarë ?) do të thotë të thotë të analizosh mesazhin, pra përmbajtjen e

transmetuar përmes një mediumi, cilido qoftë ai. Kur pyetet (Si?) i referohemi

transmetimit të mesazhit, mediumit që i bën të mundur këtë transmetim dhe kanalit të

tij.Përcaktimi i marrësve (Kujt?)në fushtë të komunikimit masiv do të hapë fushën e

analizës së destinuesve, të audiencës...analiza e efekteve (Çfarë efekti?) përcakton një

~ 134 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!