Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

masht.gov.net
from masht.gov.net More from this publisher
20.06.2013 Views

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012 cilat hyn fjala përkatëse, për prezantimin e frazeologjisë, dhe çështje të ngjashme që lidhen me fjalorët dygjuhësh. Mirëpo, rrethanë vështirësuese paraqitej edhe shpërputhja mes kërkesës së tejtheksuar për fjalorë një dhe dygjuhësh nga njëra anë, dhe ofertës ekzistuese, nga ana tjetër. Edhe pse në kapërcyellin e shekullit XX dhe XXI u botuan një numër fjalorësh me fjalës shumë më të gjerë se ato të periudhës së mëhershme që do të mund të cilësoheshin si fjalorë të mesëm, për shkak të numrit të madh të ndërkombëtarizmave, më saktësisht anglicizmave që përfshiheshin në fjalësinë e tyre, dalëngadalë u fshi kufiri mes fjalorëve të përgjithshëm, pra, jospecial, joterminologjikë, dhe atyre të fushave të veçanta të dijes. Në mungesë të fjalorëve shpjegues, që do të jipnin ndihmesë në gjetjen apo edhe krijimin e fjalëve të barasvlershme, ndodhi dhe po ndodh ajo që është e pashmangshme – depërtimi dhe përhapja e fjalëve të huazuara. Në këtë periudhë, krahas krijimit të institucioneve dhe segmenteve të aparatit shtetëror, në shqipe u shfaqë edhe prirja e theksuar për krijimin dhe përdorimin e akronimeve për emërtimet përkatëse të plota. Një dukuri e tillë ishte sa e pritshme, po aq edhe e arsyeshme në këtë kohë kur vendi ynë përpiqej ta mbante hapin me zhvillimin e vrullshëm dhe hovin e krijimit të institucioneve në procesin e rindërtimit të shoqërisë dhe shtetndërtimit. Mirëpo, duhet të vihet në pah fakti se krijimi i akronimeve në diskursin e shkruar ishte në dorë të secilit tekstshkrues, artikullshkrues, përkthyes, apo redaktor gazete, ndërkaq në diskursin e folur ato krijoheshin nga përdoruesit e gjuhës shqipe, pra nga gjithë ne. Nga ana tjetër duke e patur parasysh statusin dhe funksionin e anglishtes në këtë periudhë situata ndërlikohej edhe më shumë për faktin se krahas akronimeve të gurrës vendore përdoreshin edhe akronimet e gurës së huaj. Edhe pse dihet mirëfilli se motivi parësor i krijimit të akronimeve është shkurtimi, pra ekonomizimi me hapësirë dhe kohë, dhe lehtësimi i transmetimit të informacionit, mungesa e emërtimeve të plota në mediet e shtypura, që nuk ishte dukuri e rallë, 151 e mjegullonte kuptimin dhe e vështirësonte zbërthimin e kuptimit tërësor të tekstit në shkallë të konsiderueshme dhe, rrjedhimisht, e vështirësonte si transmetimin, ashtu edhe absorbimin e informacionit. Pengesat në komunikim shfaqeshin dhe po shfaqen për shkak se nga krijimi i një akronimi deri te shtresëzimi i tij në leksikun e shqipes, pra identifikimi dhe përdorimi i saktë i tyre, merr një periudhë relatisht të gjatë kohore. Sa për ilustrim: DAQ, DME, DRAPSH, DRGJC, DRM, IPK, KM, QKSPZHC, ZAB, ZIE, ZL, ZP, ZPM, ZDNJ janë akronimet nga lista jo e plotë e njërës nga ministritë tona. Duke qenë se ky proces fjalëformues doli të jetë tejet prodhimtar dhe i vrrullshëm, dhe në mungesë të burimeve të referencës, përkatësisht një fjalori të akronimeve të gjuhës shqipe, komunikimi përmes gjuhës shqipe, sidomos përmes gjuhës së folur u vështirësua në masë të konsiderueshme për shkak të mjegullimit të kuptimit. 152 Duket sheshit se gjuha e folur, duke qenë më e hapur ndaj ndikimeve të jashtme, po kërruset në përballjen e saj me anglishten. Në këtë mes rol kyç ka edhe njohja e pamjaftueshme e gjuhës standarde shqipe dhe kujdesi i pamjaftueshëm i folësve burimorë të shqipes, gjë që pasqyrohet edhe në mediet elektronike ku hasen modele komunikimi që 151 Gërmizaj, Sh. (2003). Përdorimi i akronimeve në gjuhën shqipe, Kulturë Gjuhe 1, Prishtinë. 152 Gërmizaj, Sh. (2011). Akronimet në diskursin e folur dhe të shkruar: AKTET, Revistë e Institutit Alb-Shkenca, Tiranë – Prishtinë - Shkup, Vëll. IV nr. 4: 745-750. ~ 131 ~

KUMTESA vështirë mund të cilësohen si komunikim publik. Për shkak të numrit të madh të huazimeve nga anglishtja (dhe ndonjë gjuhë tjetër), kalkeve, transfereve të kodit, dialektizmave dhe krahinarizmave, po promovohen modele të komunikimit joformal, që pastaj ndiqen dhe përvetësohen nga publiku. Atë që unë e çmoj brengosëse janë rastet kur folësit burimorë të shqipes komunikojnë në shqipe dhe pengesat në komunikim përpiqen t’i kapërcejnë përmes anglishtes. Ka raste kur edhe ia dalin. 153 Kjo për pasojë ka edhe përshkallëzimin e ndikimit të anglishtes, por edhe gjuhëve të tjera mbi shqipen. Duke e përmbyllur këtë kumtesë kujtoj se përfundimi që buron nga hollësitë që u paraqitën këtu është se anglishtja nuk e varfëron, por e begaton shqipen. Mirëpo, ajo varfërohet nëse ne, folësit burimorë të shqipes, tregojmë kujdes të pamjaftueshëm ndaj gjuhës sonë. Duke e mbajtur një qëndrim tejet liberal ndaj ndikimeve të jashtme, shqipja do të begatohej, por në dëm të shqipes. Me qëndrimin tejet purist ndaj ndërkombëtarizmave, shqipja do të varfërohej, dhe kjo përsëri do t’i shkaktonte dëm shqipes. Për ta mbajtur një qëndrim të baraspeshuar, pra as skajshmërisht liberal, e as skajshmërisht purist, kërkohen përpjekje të përbashkëta dhe ndihmesë e vazhdueshme institucionale dhe individuale nga gjithë ne: gjuhëtarët, institucionet arsimore, mediet, por edhe gjithë folësit burimorë të gjuhës shqipes. Mirëpo, krahas përpjekjeve tona janë të domosdoshme edhe burimet përkatëse të referencës: fjalorë njëgjuhësh dhe dygjuhësh, të përgjithshëm dhe të veçantë, të shtypur edhe elektronikë, me fjalës shumë më të pasur se ata ekzistues, në mënyrë që shqipja të vazhdojë komunikimin e saj me anglishten në mënyrë dinjitoze, ashtu siç i ka hije kësaj gjuhe të lashtë, që ajo të mbetet ‘mahnitëse’, 154 ashtu siç në vazhdimësi cilësohet nga studiuesit e huaj të shqipes. ~ 132 ~ Recenzentë: Prof.dr. Abdullah Zymberi Prof.dr. Ymri Badallaj 153 Gërmizaj, Sh., (2011). Shqipja e shekullit XXI, Takimi i VI Vjetor I Institutit Alb-Shkenca, Prishtinë 154 Joseph, B. (2009). Preface në Gërmizaj, Sh. Anglishtja dhe shqipja - Përqasje e kundërvënie, Prishtinë

KUMTESA

vështirë mund të cilësohen si komunikim publik. Për shkak të numrit të madh të huazimeve

nga anglishtja (dhe ndonjë gjuhë tjetër), kalkeve, transfereve të kodit, dialektizmave dhe

krahinarizmave, po promovohen modele të komunikimit joformal, që pastaj ndiqen dhe

përvetësohen nga publiku. Atë që unë e çmoj brengosëse janë rastet kur folësit burimorë të

shqipes komunikojnë në shqipe dhe pengesat në komunikim përpiqen t’i kapërcejnë përmes

anglishtes. Ka raste kur edhe ia dalin. 153 Kjo për pasojë ka edhe përshkallëzimin e ndikimit të

anglishtes, por edhe gjuhëve të tjera mbi shqipen.

Duke e përmbyllur këtë kumtesë kujtoj se përfundimi që buron nga hollësitë që u

paraqitën këtu është se anglishtja nuk e varfëron, por e begaton shqipen. Mirëpo, ajo

varfërohet nëse ne, folësit burimorë të shqipes, tregojmë kujdes të pamjaftueshëm ndaj

gjuhës sonë. Duke e mbajtur një qëndrim tejet liberal ndaj ndikimeve të jashtme, shqipja do

të begatohej, por në dëm të shqipes. Me qëndrimin tejet purist ndaj ndërkombëtarizmave,

shqipja do të varfërohej, dhe kjo përsëri do t’i shkaktonte dëm shqipes.

Për ta mbajtur një qëndrim të baraspeshuar, pra as skajshmërisht liberal, e as

skajshmërisht purist, kërkohen përpjekje të përbashkëta dhe ndihmesë e vazhdueshme

institucionale dhe individuale nga gjithë ne: gjuhëtarët, institucionet arsimore, mediet, por

edhe gjithë folësit burimorë të gjuhës shqipes. Mirëpo, krahas përpjekjeve tona janë të

domosdoshme edhe burimet përkatëse të referencës: fjalorë njëgjuhësh dhe dygjuhësh, të

përgjithshëm dhe të veçantë, të shtypur edhe elektronikë, me fjalës shumë më të pasur se ata

ekzistues, në mënyrë që shqipja të vazhdojë komunikimin e saj me anglishten në mënyrë

dinjitoze, ashtu siç i ka hije kësaj gjuhe të lashtë, që ajo të mbetet ‘mahnitëse’, 154 ashtu siç

në vazhdimësi cilësohet nga studiuesit e huaj të shqipes.

~ 132 ~

Recenzentë:

Prof.dr. Abdullah Zymberi

Prof.dr. Ymri Badallaj

153

Gërmizaj, Sh., (2011). Shqipja e shekullit XXI, Takimi i VI Vjetor I Institutit Alb-Shkenca,

Prishtinë

154

Joseph, B. (2009). Preface në Gërmizaj, Sh. Anglishtja dhe shqipja - Përqasje e kundërvënie,

Prishtinë

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!