Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

masht.gov.net
from masht.gov.net More from this publisher
20.06.2013 Views

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012 Për hartimin e këtij Fjalori, ai u mbështet tek “Fjalori i Bashkimit”, 1908, “Fjalorthi i Gazullit” 1942, tek disa vepra të Fishtës e të Kanunit të Lekë Dukagjinit, duke mos lënë pa përmendur edhe punën e vyer studimore që ka mbledhur autori prej gojës së popullit. Fjalësi i këtij Fjalori pasqyron të folmen e gegërishtes veriperëndimore, zonën e Shkodrës e Malësisë së madhe me rethinat e saj. Vend me rëndësi në këtë Fjalor zënë edhe neologjizmat, fjalë të krijuara nga vetë autori, të cilat i japin kësaj vepre një veçanti më vete. Modestia e tij del qartas në fjalë të tilla:” Pranimi ose mospranimi i tyne në Fjalorin e gjuhës sonë mvaret edhe këtu prej gjykimit të përbashkët të shkrimtarve shkencatarë”. 140 Përfshihen rreth 284 neologjizma të krijuara nga vetë autori, kryesisht të sferës shkencore, fjalë që i përkasin sferës së bimëve, sferës së frymorëve, fushës së mjekësisë, fjalë që përfshijnë shpendë dhe lloje peshqish të ndryshëm. Nuk duhen lënë pa përmendur edhe frazeologjizmat, të cilat e pasurojnë edhe më tepër gjuhësisht veprën e tij, por edhe japin një pasqyrë më të thelluar të dialektit veriperëndimor, përmes varianteve dialektore të përdorura. Dema nuk është se ka përdorur ndonjë shenjë përkatëse në ilustrimin e tyre, por i kemi gjetur në sajë të shpjegimeve që u ka bërë autori leksemave të veçanta. Vërehet mirëfilli se shumica prej tyre janë variante dialektore ose edhe frazeologjizma krahinore, të cilat zënë vend përdorimi vetëm në disa krahina të caktuara dhe vështirë t’i ndeshim të shpjeguar në Fjalorët e shqipes e sidomos në atë të Frazeologjizmave. Ader-dra – llafe, fjalë՚ kote, pallavra, dokrra, shaka: Me qite ( thye) adra: me ba llafe koti (kote), ( D. f. 11). Tek Fjalori Frazeologjik nuk e gjejmë me të njëjtën trajtë si tek Dema, por kemi sinonimen e saj, çan dokrra (dikush) – çan dërrasa (dikush), ose mund të kemi edhe një tjetër frazeologjizëm sinonim me këtë, (thotë) dokrra në hi – flet kot, as vetë nuk e di se ç’thotë, flet gjepura ( FFGjSh, f. 80). Me i marre kuj anen – me u largue prej kuj, me e shikjue jo me dashtni ( D. f. 13). Me të njëjtin kuptim që ka dhënë Dema nuk e ndeshim tek Fjalori i Frazeologjizmave ( 2006). Gjithashtu nuk e ndeshim as në Fjalorin e gjuhës shqipe, 1980. Me qite kend manesh – me e da prej tjerve ( per me folë veçmas etj) ( D. f. 13). Ndajfolja manesh nënkupton më anash, krahinorizëm që përdoret në gegërishten veriperëndimore, zona e Malësisë së Madhe – 1. Anash, mane, mënjanë, njananë, 2. Veças të tjerëve, damas, 3. Mbanë, 4. Mënjanë; larg syve të dikujt ( FGjSh, Mehmet Elezi, f.873). Në Fjalorin Frazeologjik të Jani Thomait nuk e ndeshim si të tillë, me të njëjtin kuptim, por takojmë në këtë formë, e nxjerr në anë – 1. dikë a diçka. E shpëtoj nga një e keqe, e ndihmoj të kapërcejë vështirësitë, 2. diçka. E përfundoj, e çoj deri në fund, e kryej me sukses ( FFGjSh, f. 5). Me ra manesh – me ra perbri ( D. f. 13). Këtë frazeologjizëm nuk e ndeshim të shpjeguar në këto Fjalorë. Gjithashtu edhe Fjalori i gjuhës shqipe 1980, nuk e ka si fjalë, sepse kemi të bëjmë me një krahinorizëm të mirëfilltë të zonës veriperëndimore. Me u çmekë së ngranuni, jam çmekë gazi – me ba nji veprim në tepri ( D. f. 41). E ndeshim tek Mehmet Elezi, çmek/em – me u çmekë ( prej ç + mekem), lodhem së ngrëni, më merret fryma. “ m’u çmekë së ngranëmi” ( Gazulli), ( FGjSh, Mehmet Elezi, f. 314). Sipas Elezit, Dema e ka të huazuar nga Gazulli këtë frazeologjizëm. Gjujzue – me iu ulë kuj nder gjuj ( D. f. 80). Ndonëse si frazeologjizëm është tepër i përdorur në ligjërimin e përditshëm, nuk e gjejmë të përdorur në Fjalorët e përmendur. E 140 B.Dema, Fjalor fjalësh të ralla të gjuhësh shqipe, Tiranë, 2005. ~ 125 ~

KUMTESA ndeshim në Fjalorin e Gjuhës Shqipe, 1980 në dy kuptime, gjunjëzohem- 1. bie ose ulem në gjunjë para dikujt a diçkaje, përgjunjem ( FGjSh, 1980), 2. përulem para forcës së dikujt, e pranoj veten të mposhtur, bie në gjunjë; kërkoj mëshirë; përgjunjem ( FGjSh, 1980). Me hjekë mirë/keq – me jetue mire / keq ( D. f. 86). Me të njëjtën formë nuk e ndeshim, por kemi sinonimen e saj tek J. Thomai, bëj jetë- jetoj në kushte të mira, rroj mire ( FFGjSh, f. 212). Me e hjekë me krye (gjindë): me e pague nji faj me jetë të vet a të gjindve të shpisë ( D. f. 86). Kemi sinonimin e saj te Fjalori Frazeologjik, i iku (shkoi) kryet – i iku ( shkoi) koka dikujt ( FFGjSh, f. 262). Kacanelë – marrë hov ( D. f. 93). E kemi si të tillë, merr hov – nis të zhvillohet a të veprojë me vrull, ngrihet e përparon më me forcë ( FFGjSh, f. 202). Kushatisë – çue dam krejt ( D. f. 114). Të njëjtin frazeologjizëm e kemi edhe tek J. Thomai, e bën ( e çon, e hedh) dëm – 1. e prish kot, nuk ia shfrytëzon vlerat, e harxhon kot, nuk e vë në punë, nuk e shfrytëzon, 2. e vret ( FFGjSh, f. 72). Vërejmë se Fjalori frazeologjik jep një kuptim të dytë të këtij frazeologjizmi, që nuk e ndeshim tek Dema. Maraz – me u çue toka maraz ( D. f. 129). Këtë frazeologjizëm nuk e ndeshim në këto Fjalorë. Në Fjalorin e Gjuhës Shqipe, 1980, e takojmë si fjalë të ligjërimit bisedor, por si frazeologjizëm nuk ekziston dhe kuptimi nuk na përkon me atë të Demës, maraz-i – 1. ndjenjë munduese që lind nga dëshira e madhe për të pasur diçka që e ka dikush tjetër ose për t’ia kaluar dikujt, smirë,inat, 2. hidhërim, brengë ( FGjSh, f. 1058). Siç vërehet të tre këta “të mëdhenj” të leksikografisë shqipe na lanë një trashëgimi të pasur gjuhësore, ku secili prej tyre është “i parë” në llojin e vet. Fjalori i Bardhit përbën Fjalorin e parë të mirëfilltë dygjuhësh shqip – italisht, Gazulli na la Fjalorin e parë krahinor ( të gegërishtes veriperëndimore), Dema, gjithashtu, i parë në llojin e vet, ku me punën e tij hulumtuese, na pasqyroi një shtesë fjalësh që nuk ekzistonin në Fjalorin e gjuhës shqipe të ’54, ose që kishin një kuptim të ndryshëm nga ky Fjalor. E përbashkëta e këtyre autorëve ishte se të tre dhanë një kontribut të vyer në lëmë të leksikografisë, duke na lënë tre fjalorë të mëdhenj , dhe më e rëndësishmja, vërejmë se në këta fjalorë, pasqyrohet e folmja gege, përkatësisht zona e Zadrimës, Shkodrës dhe Malësisë së Madhe. ~ 126 ~ Recenzentë: Prof. as. dr. Tefë Topalli Prof. as. dr. Mimoza Priku

KUMTESA

ndeshim në Fjalorin e Gjuhës Shqipe, 1980 në dy kuptime, gjunjëzohem- 1. bie ose ulem në

gjunjë para dikujt a diçkaje, përgjunjem ( FGjSh, 1980), 2. përulem para forcës së dikujt, e

pranoj veten të mposhtur, bie në gjunjë; kërkoj mëshirë; përgjunjem ( FGjSh, 1980).

Me hjekë mirë/keq – me jetue mire / keq ( D. f. 86). Me të njëjtën formë nuk e ndeshim, por

kemi sinonimen e saj tek J. Thomai, bëj jetë- jetoj në kushte të mira, rroj mire ( FFGjSh, f.

212).

Me e hjekë me krye (gjindë): me e pague nji faj me jetë të vet a të gjindve të shpisë ( D. f.

86). Kemi sinonimin e saj te Fjalori Frazeologjik, i iku (shkoi) kryet – i iku ( shkoi) koka

dikujt ( FFGjSh, f. 262).

Kacanelë – marrë hov ( D. f. 93). E kemi si të tillë, merr hov – nis të zhvillohet a të

veprojë me vrull, ngrihet e përparon më me forcë ( FFGjSh, f. 202).

Kushatisë – çue dam krejt ( D. f. 114). Të njëjtin frazeologjizëm e kemi edhe tek J.

Thomai, e bën ( e çon, e hedh) dëm – 1. e prish kot, nuk ia shfrytëzon vlerat, e harxhon

kot, nuk e vë në punë, nuk e shfrytëzon, 2. e vret ( FFGjSh, f. 72). Vërejmë se Fjalori

frazeologjik jep një kuptim të dytë të këtij frazeologjizmi, që nuk e ndeshim tek Dema.

Maraz – me u çue toka maraz ( D. f. 129). Këtë frazeologjizëm nuk e ndeshim në këto

Fjalorë. Në Fjalorin e Gjuhës Shqipe, 1980, e takojmë si fjalë të ligjërimit bisedor, por si

frazeologjizëm nuk ekziston dhe kuptimi nuk na përkon me atë të Demës, maraz-i – 1.

ndjenjë munduese që lind nga dëshira e madhe për të pasur diçka që e ka dikush tjetër ose

për t’ia kaluar dikujt, smirë,inat, 2. hidhërim, brengë ( FGjSh, f. 1058).

Siç vërehet të tre këta “të mëdhenj” të leksikografisë shqipe na lanë një trashëgimi të pasur

gjuhësore, ku secili prej tyre është “i parë” në llojin e vet.

Fjalori i Bardhit përbën Fjalorin e parë të mirëfilltë dygjuhësh shqip – italisht, Gazulli na la

Fjalorin e parë krahinor ( të gegërishtes veriperëndimore), Dema, gjithashtu, i parë në llojin e

vet, ku me punën e tij hulumtuese, na pasqyroi një shtesë fjalësh që nuk ekzistonin në

Fjalorin e gjuhës shqipe të ’54, ose që kishin një kuptim të ndryshëm nga ky Fjalor.

E përbashkëta e këtyre autorëve ishte se të tre dhanë një kontribut të vyer në lëmë të

leksikografisë, duke na lënë tre fjalorë të mëdhenj , dhe më e rëndësishmja, vërejmë se në

këta fjalorë, pasqyrohet e folmja gege, përkatësisht zona e Zadrimës, Shkodrës dhe Malësisë

së Madhe.

~ 126 ~

Recenzentë:

Prof. as. dr. Tefë Topalli

Prof. as. dr. Mimoza Priku

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!