Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

masht.gov.net
from masht.gov.net More from this publisher
20.06.2013 Views

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012 Duke qenë njohës i mirë i gjuhëve të huaja dhe me një përgatitje të lartë filologjike klasike e moderne, në shumicën prej fjalëve, ai jep edhe korrespondueset e tyre në gjuhë të tjera, si italisht e latinisht, ose edhe gjermanisht e frëngjisht, kjo ndoshta për të treguar edhe etimologjinë e asaj fjale,si dhe kuptime shtesë psh. :currel-i – (Rr. M.M) – të gërryeme qi bâjnë në shkambij ujnat ; germ. Karrenfelder, it. scanalature ( F.G. f.88).qepore-ja (dhè.Pl) – enët e dheut i lyejnë me qepore për mos me kjasue; qepue; it. smalto, frang.emaille (F.G.f.91). Një vend të rëndësishëm në Fjalor zënë njësitë frazeologjike me shpjegime përkatëse që u bën autori. Larmia frazeologjike del tepër e pasur dhe interesante, e cila pasqyron më së miri mendësinë dhe psikologjinë e zonave malësore të gegërishtes veriperëndimore. Në këtë vepër gjuhësore ka frazeologjizma, shpjegimi i të cilave jepet në shqip, por pjesa më e madhe e tyre shpjegohen drejtpërdrejtë me italishten, kjo sepse italishtja asokohe njihej mjaft mirë në nivelet intelektuale , fakt që tregon se Gazulli e kishte më të thjeshtë të jepte një shpjegim krahasues në gjuhë të huaj sesa në shqip. ec me beh – vemende ( F.G. f. 58). me ra buzvet me thye qafen prej ndonji shkambi ( F.G.f.77). me cbihi andrra – m’u realizue (F.G. f. 81).m’u falë me kêndin – m’u përshëndetë (F.G.f. 126)me hjekë si Lekë Dukagjini – me hjekë mundime të mdhaja ( F.G. f. 176).hutova burra – ka hy tash vonë ndër malsina, gabue ( F.G.f. 179).me kjè me fjalë - m’u gjet havale ( F.G.f. 198) etj. Një tjetër element me vlerë që ndeshim tek Fjalori i Gazullit, është se ai ka përfshirë edhe elemente etnolinguistike, të cilat pasqyrojnë, mendësinë, psikën, karakterin dhe kulturën shpirtërore dhe materiale të popullit shqiptar, sidomos atij në zonat më të skajshme veriore. Të tilla janë pasazhet leksikore me shpjegimet e duhura: gjâmue – me i bâ gjâmën të vdekunit me sjellje të caktueme: bashkohen burrnimi t’a mârrmën lajmin e dekës, granija shkojnëme ‘ta; nji grue do të mbajë zânin tue vajtue ( vajore, vajtojcë). Burrat kundruell shpisë rreshtohen gna dy e bërtasin dy herë: mjeri ûn për ty, miku, vllau i im! etr.- mjeri ûn-oo, mjeri un-ê-ê! N’oborr të shpis thrrasin kështu katër herë në kambë. Britma do të përsëritet prej gjashtë here në dymbëdhetë herë a njizet’ e katër herë, por për here t’ parë: të hymën te i vdekuni thrrasin prap dý herë, rrahin parzmat prej dhimbe e dahen njêni prej tjetrit tue rrethue vigun;mandej thrrasin prap e dý herë vetmas nëkambë; mandej bijnë në gjûj. Në Pukë ndêjnë krahun me shplakë të dorës të apme përmbî të vdekunin e sa herë lohet vigu i ndaluem i rrugës. Në Dukagjin thrrasin: kraj’i im: rrahen e gërvishten ( përgjaken) në shêj dhimbe, e shum herë shkon gjaku rrëkajë tâmzave të faqevet; kapin hundën me dorë tue lëshue nji zâ me shungullue toka.Grueja vetëm vajtohet, por gjinija ( gjaku i saj) e vllaznija i bân edhe gjâmën tue thirrë përherë: vëllau i im! 137 bjerrun- (i,e) (M.M)adj.bjerrë (m’u) : me hî në jaz, m’u veshë në të zi. Jam i bjerrun; N.N âsht i bjerrun; germ. (im Trauer sein a traurig sein.) Në Malësi të Madhe nana vên në krye rubë të bardhë për djalë q ii ka dekë, e tjerët të zezë 138 . (f. 64). razog-u – (në Kanû të Lekës) - . Dukagjinsit kur pajtohen prej zotnije për punë i thonë: të due kulaçin e xèt me djeth, në nade tri rrojët e ditës, as zogun nuk nuk t’a fal, as nuk t’a shes! Hakun t’a due grumbull! Zogu ishte pushimi me dy orë ditë, prandej kur zotnija e harronte thirrshin: ra zogu, flutëroi zogu! 1. Pushim, sa pushon zogu. 2. Haeja e kësaj kohe: 137 N.Gazulli, Fjalori i Gazullit,Tiranë, 2005. 138 Po aty ~ 123 ~

KUMTESA zâmër – a (Kurbini): frz. Po e bâjmë nji zog (pushim të shkurtën, sa pushon nji zog). Me hângër zogun; me hangër n’e mbasdite; shms. Razogjt ishin koniqet qi i kishte detyrë i Mirditsi Derës Gjomarkejvet, kur ndonji kësi princash dilte me këqyrë gjendjen e popullit 139 (f. 344). Gjeografikisht dhe gjuhësisht, Malësia e Madhe dhe Shkodra janë shumë afër njëra tjetrës, kështu që duhet theksuar se Gazulli nuk pasqyroi në Fjalor idiolekte malësorësh, por pasqyroi më së miri të folmen e gegërishtes veriperëndimore. Duke marrë parasysh shtrirjen dialektore të fjalësit të Fjalorit, vërejmë se, përveç zonave të Malësisë së Madhe, janë përfshirë fjalë edhe nga Puka, Dukagjini, Mirdita, Ulqini, Malësia e Lezhës, Bregu i Bunës, por edhe Tirana (ku Gazulli ka përfshirë fjalë në rrethe). Një tjetër çështje me interes për t’u trajtuar në Fjalorin e Gazullit, është se shumë fjalëve u jep sinonimen përkatëse në variantin dialektor të gegërishtes, por ka nga ato, të cilave ai u jep vetëm një shpjegim me fjali. Kjo na lë të kuptojmë se Gazulli nuk gjente korrespondueset e lemave krahinore, për këtë arsye, ai jepte kuptimin e fjalës duke e shoqëruar me fjali, psh.: afërmendësh – mos fol afëmendësh: mos fol nëpër tê, dishka atypari, jo gjâ të njimendët- kjo punë âsht afërmendësh ( G. F. 43).akulltar-e – njeri qi e ka menden akull, qi i peshon fjalët (G. F. 44).ardhshëm - njeri i ardhshë: qi i vjen punës, arsyes: i ndigjueshëm, i shoqnueshëm; punë e ardhshme, qi vjen për doresh, njeri i ardhshëm me kuvend: qi i vjen arsyes ( G. F. 48).balishan-e – kush lê balishën (G. F. 53). baltimë,t – me hangër sa me hjekë baltimën e gojës: të keqt qi merr goja prej së pa ngrânmi; të baltîmët (G. F. 53).ballafaçkë – të ramë të fyeshëm, e bjerrme me zhurmë; e muer e fitoi nji ballafaçkë (G. F. 53).bastarr-i – kacafit-i, kësoll’ e vogël sa me xânë nji a dy vetë, ngrehëër me ruejtë bastanin, berret, etj (G. F. 56).bucak-u – ênë uji prej drûni, me çep a lëfyt si jebriku (G. F. 73).cacë – ka nisë fëmija me cacë (G. F. 79). Këto fjalë të rralla që i vërejmë në këtë fjalor, janë fjalë që përdoren në ligjërimin popullor në zona të ndryshme të Veriut të Shqipërisë, të cilat dëshmojnë për një gurrë të çmuar leksikore të fondit shqip dhe na japin larminë e shumëkuptimësinë e përdorimit të fjalës shqipe me ngjyrime e përftesa që vetëm një filolog si Nikollë Gazulli ka ditur t’i mbledhë e të na i pasqyrojë në këtë Fjalorth, siç e quan ai. Një tjetër misionar i gjuhës dhe i fjalës shqipe është edhe Benedikt Dema. Një tjetër leksikograf në lëmë të të shqipes, i cili edhe ky nuk u njoh bashkë me Fjalorin e tij, deri në vitin 2005, kur u botua nga shtëpia botuese Toena, na la një fjalor krahinor dhe një punë studimore të pasur gjuhësisht. “Fjalori i shqipes”, krahas me “Fjalorin enciklopedik”, janë dy prej veprave më të rëndësishme filologjike të At Benedikt Demës. “Fjalorit enciklopedik”, është i përgatitur në shtatë vëllime dhe ruhet në daktiloshkrim në Arkivin Qendror Shtetëror. Vetë kjo vepër është origjinale në llojin e vet. Vepra e tij “Fjalor fjalësh të rralla të gjuhës shqipe”, një punë mbledhëse 18 vjeçare, është një thesar më tepër në leksikologjinë e leksikografinë shqiptare, Ky Fjalor u përfundua në vitin 1966, me qëllimin për të dalë në shtyp, por nuk doli asnjëherë. Siç thekson edhe vetë autori, ky Fjalor është një shtesë e fjalëve që i bëhet Fjalorit të gjuhës shqipe, 1954, duke përfshirë shumë fjalë që nuk përmenden, ose që kanë një kuptim të ndryshëm nga ai i pasqyruar në Fjalorin e ’54. 139 N.Gazulli, Fjalori i Gazullit,Tiranë, 2005. ~ 124 ~

KUMTESA

zâmër – a (Kurbini): frz. Po e bâjmë nji zog (pushim të shkurtën, sa pushon nji zog). Me

hângër zogun; me hangër n’e mbasdite; shms. Razogjt ishin koniqet qi i kishte detyrë i

Mirditsi Derës Gjomarkejvet, kur ndonji kësi princash dilte me këqyrë gjendjen e popullit

139 (f. 344).

Gjeografikisht dhe gjuhësisht, Malësia e Madhe dhe Shkodra janë shumë afër njëra tjetrës,

kështu që duhet theksuar se Gazulli nuk pasqyroi në Fjalor idiolekte malësorësh, por

pasqyroi më së miri të folmen e gegërishtes veriperëndimore.

Duke marrë parasysh shtrirjen dialektore të fjalësit të Fjalorit, vërejmë se, përveç zonave të

Malësisë së Madhe, janë përfshirë fjalë edhe nga Puka, Dukagjini, Mirdita, Ulqini, Malësia

e Lezhës, Bregu i Bunës, por edhe Tirana (ku Gazulli ka përfshirë fjalë në rrethe).

Një tjetër çështje me interes për t’u trajtuar në Fjalorin e Gazullit, është se shumë fjalëve u

jep sinonimen përkatëse në variantin dialektor të gegërishtes, por ka nga ato, të cilave ai u

jep vetëm një shpjegim me fjali. Kjo na lë të kuptojmë se Gazulli nuk gjente korrespondueset

e lemave krahinore, për këtë arsye, ai jepte kuptimin e fjalës duke e shoqëruar me fjali, psh.:

afërmendësh – mos fol afëmendësh: mos fol nëpër tê, dishka atypari, jo gjâ të njimendët-

kjo punë âsht afërmendësh ( G. F. 43).akulltar-e – njeri qi e ka menden akull, qi i peshon

fjalët (G. F. 44).ardhshëm - njeri i ardhshë: qi i vjen punës, arsyes: i ndigjueshëm, i

shoqnueshëm; punë e ardhshme, qi vjen për doresh, njeri i ardhshëm me kuvend: qi i vjen

arsyes ( G. F. 48).balishan-e – kush lê balishën (G. F. 53). baltimë,t – me hangër sa me

hjekë baltimën e gojës: të keqt qi merr goja prej së pa ngrânmi; të baltîmët (G. F.

53).ballafaçkë – të ramë të fyeshëm, e bjerrme me zhurmë; e muer e fitoi nji ballafaçkë (G.

F. 53).bastarr-i – kacafit-i, kësoll’ e vogël sa me xânë nji a dy vetë, ngrehëër me ruejtë

bastanin, berret, etj (G. F. 56).bucak-u – ênë uji prej drûni, me çep a lëfyt si jebriku (G. F.

73).cacë – ka nisë fëmija me cacë (G. F. 79).

Këto fjalë të rralla që i vërejmë në këtë fjalor, janë fjalë që përdoren në ligjërimin popullor

në zona të ndryshme të Veriut të Shqipërisë, të cilat dëshmojnë për një gurrë të çmuar

leksikore të fondit shqip dhe na japin larminë e shumëkuptimësinë e përdorimit të fjalës

shqipe me ngjyrime e përftesa që vetëm një filolog si Nikollë Gazulli ka ditur t’i mbledhë e

të na i pasqyrojë në këtë Fjalorth, siç e quan ai.

Një tjetër misionar i gjuhës dhe i fjalës shqipe është edhe Benedikt Dema. Një tjetër

leksikograf në lëmë të të shqipes, i cili edhe ky nuk u njoh bashkë me Fjalorin e tij, deri në

vitin 2005, kur u botua nga shtëpia botuese Toena, na la një fjalor krahinor dhe një punë

studimore të pasur gjuhësisht. “Fjalori i shqipes”, krahas me “Fjalorin enciklopedik”, janë dy

prej veprave më të rëndësishme filologjike të At Benedikt Demës. “Fjalorit enciklopedik”,

është i përgatitur në shtatë vëllime dhe ruhet në daktiloshkrim në Arkivin Qendror Shtetëror.

Vetë kjo vepër është origjinale në llojin e vet.

Vepra e tij “Fjalor fjalësh të rralla të gjuhës shqipe”, një punë mbledhëse 18 vjeçare, është

një thesar më tepër në leksikologjinë e leksikografinë shqiptare, Ky Fjalor u përfundua në

vitin 1966, me qëllimin për të dalë në shtyp, por nuk doli asnjëherë.

Siç thekson edhe vetë autori, ky Fjalor është një shtesë e fjalëve që i bëhet Fjalorit të gjuhës

shqipe, 1954, duke përfshirë shumë fjalë që nuk përmenden, ose që kanë një kuptim të

ndryshëm nga ai i pasqyruar në Fjalorin e ’54.

139 N.Gazulli, Fjalori i Gazullit,Tiranë, 2005.

~ 124 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!