Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës
Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës
KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012 Ma. Anisa KOSTERI: PËRSHKRIM I FJALORËVE DIALEKTORË- KRAHINORË TË SHQIPES VERIPERËNDIMORE (STUDIM MBI BARDHIN, GAZULLIN E BENEDIKT DEMËN). Leksikografia dialektore është një degë e rëndësishme e gjuhësisë, e cila zhvillimin e saj e njeh vetëm vitet e fundit nga fjalorët e glosarët e ndryshëm që janë botuar. Në gjuhën shqipe ka në përdorim shumë fjalorë dialektorë, që mbartin lëndë leksikografike të pasur. Por duhet theksuar se dialektet po vijnë duke e zbehur rëndësinë e tyre, sepse po i kushtohet m më tepër vëmendje prirjes dhe përvijimit drejt gjuhës letrare standarde, duke mënjanuar kështu ekzistencën e rëndësinë e dialektit bazë. Dijetari frëng Sharl Nodie thoshte: “ Ai njeri që nuk ka hulumtuar me kujdes dialektet dhe të folmet e gjuhës së vet, nuk njeh as gjysmën e saj”. 132 Kjo traditë e përvijuar tashmë prej shekujsh, zë fill me Fjalorin latinisht – shqip, botuar në vitin 1635 të Frang Bardhit, e cila zuri një vend themelor në leksikografinë shqiptare, ku do të shërbente si bazë për hartimin e fjalorëve të tjerë gjuhësorë. Ky Fjalor që na ka mbetur prej tij, nuk është një fjalor i latinishtes klasike, sepse qëllimi i tij nuk ishte që të bënte një fjalor për leximin e veprave klasike. Si bazë për Fjalorin e Bardhit, u mor gjuha kishtare latine, sepse ishte e nevojshme, që të gjithë njerëzit që i shërbenin kishës, të dinin latinisht. Vetëm me gjuhët klasike mund të fitohej një kulturë e lartë. Pashko Geci shprehet:“ Ai e dinte mirë gjendjen e ulët kulturore të klerit shqiptar, që lexonte për ditë librin e meshës dhe lutjet e ndryshme, por nuk kuptonte gjë dhe për t’u ardhur në ndihmë këtyre hartoi të parin fjalor latin – shqip dhe për ta bërë më të lehtë e më të sigurtë përdorimin e tij nuk i ngarkoi fjalë me kuptime të ndryshme, por u mjaftua me kuptimin e tekstit të vjelë.” 133 Në botimin e tij analitik për Frang Bardhin, Mustafa Kruja citon:” Në këtë vepër të përvûtë shqiptare, kënduesi s’ka për të gjetun vetëm nji listë alfabetike të thatë të fjalëvet shqipe të Frangut të Bardhë ( kund nja 2500), por diça edhe mâ tepër, qi kam shpresë se mund t’i sjellë një dobi praktike studimit të gjuhës s’onë përgjithësisht.” 134 Gjithashtu, ky studiues, është i mendimit se , pothuajse nga të gjitha fjalët e parashtruara në Fjalor, nuk ka ndonjë të mos përdoret në shqipen e sotme. Gjithsesi ky mendim mbetet relativ. Autori, nga fakti se Fjalori do të dilte me pak faqe (80, siç e kishte parashikuar vetë ai), e ka fryrë duke marrë për bazë një Fjalor latinisht çfarëdo. Nga kjo rrjedhin listat e gjata me fjalë në in-, per-, pro-, -re, në kundërshtim me numrin e vogël të fjalëve me de-, ex-. 135 132 J.Gjinari, Gj.Shkurtaj, Dialektologjia, Ribotim, Tiranë, 2003. 133 P.Geci, Frang Bardhi dhe « Fjalori » i tij latinisht – shqip, Studime mbi leksikun dhe mbi formimin e fjalëve në gjuhën shqipe II, Tiranë, 1972, f.300. 134 M.Kruja, Gjuha e Frang Bardhit dhe shqipja moderne, botimet « Çabej »,Tiranë, 2007. 135 M. Roque, Frang Bardhi dhe Fjalori i tij, Dijatarët francezë për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare, Shkodër, 2005. ~ 121 ~
KUMTESA Përkatësisht, me in- kemi 173 fjalë, me per- 219, me pro- 141, re- 250, ndërsa me de- 49 dhe ex- 22 fjalë. Një fakt tjetër, për të cilin mendohet se Bardhi ka ndërruar metodë, është se fjalëve latine u ka dhënë një korresponduese në italisht dhe glosave shqipe, korrespondueset në turqisht, gjë që të lë të kuptosh, se mos ka dashur të na pasqyrojë një Fjalor katërgjuhësh. Por, prania e turqishtes, mund të shpjegohet qartë se shqipja ka qendruar nën presionin turk gjatë,psh., hodie –sod, Turcicè, bugiun (B. f.31), huc- cheha, turcicè, buraija, (B. F. 32), illicitum – malecuem, turcicè, haram ( B.f. 33) etj, etj., por dhënia e tyre në italisht, është më pak e qartë, duke menduar se shumë fjalë latine janë të njëjta me ato italiane, si psh damnű , danno – dam(B. f.17), efurio, efurire – cham uu (B. F. 23), fabula, favola – perrala (B. F. 24), frumentū, frumento- grune (B.f.28) etj, etj. Sipas studiuesit Mario Roque, përgjegjëset e tyre në italisht kanë një dobi të veçantë, sepse shpjegojnë një fjalë të çuditshme latine, para se të jepet përkthimi në shqip 136 , psh., forceps, tanaglie – daena (B. f. 27), frixorium, padella- furtereia (B. f.28), fur, ladro - cuƒƒaar (B. f. 28), hepar, fegato –muƒchenij (B. f. 31) etj, etj. Puna leksikografike e këtij autori do vlerësuar, se është i pari ballafaqim i shqipes me një gjuhë të huaj, siç ishte latinishtja, së pari për vështirësitë si fjalor dygjuhësh, dhe, së dyti, ai nuk kishte me kë të konsultohej, sepse kishte shtatë vjet që kishte shkuar në Itali. Një tjetër Fjalor me vlerë gjuhësore, që nuk ka qenë i njohur, është “Fjalorthi i ri” i Gazullit, ku së bashku me “Fjalorthin e ri, fjalë të rralla të përdoruna në Jug të Shqipnís”, Tiranë, 1941, (“Visaret e Kombit”, vëllim XII) të Pano Tases, janë të parët fjalorë krahinorë te ne. Fjalori i gjuhës shqipe 1954 dhe ai i Benedikt Demës, i cili u botua për herë të parë në vitin 2005, u mbështetën bindshëm mbi Fjalorin e ri të Gazullit. Për shumë vite emri i Gazullit nuk u përmend, madje në shumë citime të gjuhëtarëve të mëdhenj, si: Xhuvani apo Çabej, shënohej vetëm “G”, “Fjalorth i ri”, ose “Shkodër 1941”. Fjalësi i këtij “Fjalorthi” paraqet më së miri një hapësirë të së folmes së gegërishtes veriperëndimore, përkatësisht trevës së Malësisë së Madhe, Shkodra, Dukagjini, Lezha, por kemi edhe fjalë nga gegërishtja verilindore, si zonat e Pukës e gegërishtja qendrore, ku përfshihet Mirdita me zonat përkatëse. “Fjalorthi i ri” i Gazullit, botuar më 1942, merr vlera duke qenë i pari fjalor krahinor i gegërishtes botuar deri më sot. Përfshin fjalë të rralla, disa nga ato edhe të padëgjuara në Veri të Shqipërisë, kryesisht pjesës veriperëndimore. Për hartimin e këtij Fjalori, mësohet se pati një letërkëmbim të ngushtë me Joklin dhe bashkëpunim të ndërsjellë të fjalorëve, sepse ndërkohë që Gazulli përfundonte Fjalorthin e tij, Jokli po përfundonte Fjalorin etimologjik të Shqipes. Gazulli ishte një erudit në kuptimin e plotë të fjalës, njohës i disa gjuhëve të huaja, të cilën e pasqyron qartë se shumë fjalëve në Fjalor u jep korresponduesen e tyre në latinisht, italisht, gjermanisht, greqisht dhe sllavisht. Vitet në të cilat u la në harresë emri dhe Fjalori i tij, shënojnë një errësirë të vetë personalitetit të Gazullit, i cili doli në dritë pak vite më parë , vetëm kur pau dritën e botimit dhe vlerësimit të tij si figurë e madhe gjuhësore. Fjalësi i “Fjalorit” përmban 5000 lema. Sipas studiueses Shamku, kriteri sasior nuk ngre peshë, sepse ky është një fjalor i tipit shpjegues dhe përshkrues dhe e rëndësishme është metodologjia e hartimit, gjë të cilën Gazulli e ka pasqyruar në mënyrën më të përsosur. 136 M. Roque, Frang Bardhi dhe Fjalori i tij, Dijatarët francezë për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare, Shkodër, 2005. ~ 122 ~
- Page 71 and 72: KUMTESA autoritetin e kujt duam të
- Page 73 and 74: KUMTESA ~ 72 ~
- Page 75 and 76: KUMTESA 2..3. Zanoren ë të pathek
- Page 77 and 78: KUMTESA 2.12. Rr-ja e fortë e geg
- Page 79 and 80: KUMTESA 3.9.Toskët përdorin dhano
- Page 81 and 82: KUMTESA ~ 80 ~
- Page 83 and 84: KUMTESA Me lë- gjejmë disa folje,
- Page 85 and 86: KUMTESA -(ë)sinë, vetëm emri qel
- Page 87 and 88: KUMTESA ~ 86 ~
- Page 89 and 90: KUMTESA kulturës mund të jetë n
- Page 91 and 92: KUMTESA gjuhësore dhe kritereve t
- Page 93 and 94: KUMTESA sumi specifik i tyre, trajt
- Page 95 and 96: KUMTESA etnolinguistikës, kur do f
- Page 97 and 98: KUMTESA cila nuk ka të bëjë me m
- Page 99 and 100: KUMTESA Mendoj se individualitet e
- Page 101 and 102: KUMTESA Homonimia ngërthen në vet
- Page 103 and 104: KUMTESA pjesës së trupit të njer
- Page 105 and 106: KUMTESA sidomos të kohës të Moti
- Page 107 and 108: KUMTESA dëshmojnë aftësinë krij
- Page 109 and 110: KUMTESA ~ 108 ~
- Page 111 and 112: nënkategori: fromat ciklike me 18
- Page 113 and 114: KUMTESA &MM me 2 frekuenca ose 3.38
- Page 115 and 116: KUMTESA Zeqirja Ballata ka treguar
- Page 117 and 118: KUMTESA Por unë në këtë kumtes
- Page 119 and 120: KUMTESA Dhe kjo përshtypje pra “
- Page 121: KUMTESA ~ 120 ~
- Page 125 and 126: KUMTESA zâmër - a (Kurbini): frz.
- Page 127 and 128: KUMTESA ndeshim në Fjalorin e Gjuh
- Page 129 and 130: KUMTESA Kontaktet e shqipes me angl
- Page 131 and 132: KUMTESA Si rrjedhojë e rrethanave
- Page 133 and 134: KUMTESA vështirë mund të cilëso
- Page 135 and 136: KUMTESA Cilin mesazh duhet të dëg
- Page 137 and 138: KUMTESA Audienca Qysh në Antikitet
- Page 139 and 140: KUMTESA vrasës në Itali apo Greqi
- Page 141 and 142: KUMTESA ~ 140 ~
- Page 143 and 144: KUMTESA Nȅ tȅ tri rrafshet, konst
- Page 145 and 146: KUMTESA shfaqjeve tȅ ndryshme tȅ
- Page 147 and 148: KUMTESA E thënë ndryshe njeriu ku
- Page 149 and 150: KUMTESA rehatshme ku ke mundësi t
- Page 151 and 152: KUMTESA përveçse statusit ekonomi
- Page 153 and 154: KUMTESA element tipik i komunikimit
- Page 155 and 156: KUMTESA ~ 154 ~
- Page 157 and 158: KUMTESA 1.1 Përsëritja është nj
- Page 159 and 160: KUMTESA Nga këtë rast shohim se
- Page 161 and 162: KUMTESA ~ 160 ~
- Page 163 and 164: KUMTESA a. tema emërore me prapash
- Page 165 and 166: KUMTESA Megjithatë, vitet e Paraç
- Page 167 and 168: KUMTESA ~ 166 ~
- Page 169 and 170: KUMTESA Letërsia e Kadaresë ësht
- Page 171 and 172: KUMTESA një paradigme historike, k
KUMTESA

Përkatësisht, me in- kemi 173 fjalë, me per- 219, me pro- 141, re- 250, ndërsa me de- 49

dhe ex- 22 fjalë.

Një fakt tjetër, për të cilin mendohet se Bardhi ka ndërruar metodë, është se fjalëve latine u

ka dhënë një korresponduese në italisht dhe glosave shqipe, korrespondueset në turqisht, gjë

që të lë të kuptosh, se mos ka dashur të na pasqyrojë një Fjalor katërgjuhësh. Por, prania e

turqishtes, mund të shpjegohet qartë se shqipja ka qendruar nën presionin turk gjatë,psh.,

hodie –sod, Turcicè, bugiun (B. f.31), huc- cheha, turcicè, buraija, (B. F. 32), illicitum –

malecuem, turcicè, haram ( B.f. 33) etj, etj., por dhënia e tyre në italisht, është më pak e

qartë, duke menduar se shumë fjalë latine janë të njëjta me ato italiane, si psh damnű ,

danno – dam(B. f.17), efurio, efurire – cham uu (B. F. 23), fabula, favola – perrala (B. F.

24), frumentū, frumento- grune (B.f.28) etj, etj.

Sipas studiuesit Mario Roque, përgjegjëset e tyre në italisht kanë një dobi të veçantë, sepse

shpjegojnë një fjalë të çuditshme latine, para se të jepet përkthimi në shqip 136 , psh., forceps,

tanaglie – daena (B. f. 27), frixorium, padella- furtereia (B. f.28), fur, ladro - cuƒƒaar (B. f.

28), hepar, fegato –muƒchenij (B. f. 31) etj, etj.

Puna leksikografike e këtij autori do vlerësuar, se është i pari ballafaqim i shqipes me një

gjuhë të huaj, siç ishte latinishtja, së pari për vështirësitë si fjalor dygjuhësh, dhe, së dyti, ai

nuk kishte me kë të konsultohej, sepse kishte shtatë vjet që kishte shkuar në Itali.

Një tjetër Fjalor me vlerë gjuhësore, që nuk ka qenë i njohur, është “Fjalorthi i ri” i Gazullit,

ku së bashku me “Fjalorthin e ri, fjalë të rralla të përdoruna në Jug të Shqipnís”, Tiranë,

1941, (“Visaret e Kombit”, vëllim XII) të Pano Tases, janë të parët fjalorë krahinorë te ne.

Fjalori i gjuhës shqipe 1954 dhe ai i Benedikt Demës, i cili u botua për herë të parë në vitin

2005, u mbështetën bindshëm mbi Fjalorin e ri të Gazullit. Për shumë vite emri i Gazullit

nuk u përmend, madje në shumë citime të gjuhëtarëve të mëdhenj, si: Xhuvani apo Çabej,

shënohej vetëm “G”, “Fjalorth i ri”, ose “Shkodër 1941”.

Fjalësi i këtij “Fjalorthi” paraqet më së miri një hapësirë të së folmes së gegërishtes

veriperëndimore, përkatësisht trevës së Malësisë së Madhe, Shkodra, Dukagjini, Lezha, por

kemi edhe fjalë nga gegërishtja verilindore, si zonat e Pukës e gegërishtja qendrore, ku

përfshihet Mirdita me zonat përkatëse.

“Fjalorthi i ri” i Gazullit, botuar më 1942, merr vlera duke qenë i pari fjalor krahinor i

gegërishtes botuar deri më sot. Përfshin fjalë të rralla, disa nga ato edhe të padëgjuara në

Veri të Shqipërisë, kryesisht pjesës veriperëndimore. Për hartimin e këtij Fjalori, mësohet se

pati një letërkëmbim të ngushtë me Joklin dhe bashkëpunim të ndërsjellë të fjalorëve, sepse

ndërkohë që Gazulli përfundonte Fjalorthin e tij, Jokli po përfundonte Fjalorin etimologjik të

Shqipes. Gazulli ishte një erudit në kuptimin e plotë të fjalës, njohës i disa gjuhëve të huaja,

të cilën e pasqyron qartë se shumë fjalëve në Fjalor u jep korresponduesen e tyre në latinisht,

italisht, gjermanisht, greqisht dhe sllavisht. Vitet në të cilat u la në harresë emri dhe Fjalori i

tij, shënojnë një errësirë të vetë personalitetit të Gazullit, i cili doli në dritë pak vite më parë

, vetëm kur pau dritën e botimit dhe vlerësimit të tij si figurë e madhe gjuhësore.

Fjalësi i “Fjalorit” përmban 5000 lema. Sipas studiueses Shamku, kriteri sasior nuk ngre

peshë, sepse ky është një fjalor i tipit shpjegues dhe përshkrues dhe e rëndësishme është

metodologjia e hartimit, gjë të cilën Gazulli e ka pasqyruar në mënyrën më të përsosur.

136

M. Roque, Frang Bardhi dhe Fjalori i tij, Dijatarët francezë për gjuhën, letërsinë dhe kulturën

shqiptare, Shkodër, 2005.

~ 122 ~