Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

masht.gov.net
from masht.gov.net More from this publisher
20.06.2013 Views

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012 Ma. Anisa KOSTERI: PËRSHKRIM I FJALORËVE DIALEKTORË- KRAHINORË TË SHQIPES VERIPERËNDIMORE (STUDIM MBI BARDHIN, GAZULLIN E BENEDIKT DEMËN). Leksikografia dialektore është një degë e rëndësishme e gjuhësisë, e cila zhvillimin e saj e njeh vetëm vitet e fundit nga fjalorët e glosarët e ndryshëm që janë botuar. Në gjuhën shqipe ka në përdorim shumë fjalorë dialektorë, që mbartin lëndë leksikografike të pasur. Por duhet theksuar se dialektet po vijnë duke e zbehur rëndësinë e tyre, sepse po i kushtohet m më tepër vëmendje prirjes dhe përvijimit drejt gjuhës letrare standarde, duke mënjanuar kështu ekzistencën e rëndësinë e dialektit bazë. Dijetari frëng Sharl Nodie thoshte: “ Ai njeri që nuk ka hulumtuar me kujdes dialektet dhe të folmet e gjuhës së vet, nuk njeh as gjysmën e saj”. 132 Kjo traditë e përvijuar tashmë prej shekujsh, zë fill me Fjalorin latinisht – shqip, botuar në vitin 1635 të Frang Bardhit, e cila zuri një vend themelor në leksikografinë shqiptare, ku do të shërbente si bazë për hartimin e fjalorëve të tjerë gjuhësorë. Ky Fjalor që na ka mbetur prej tij, nuk është një fjalor i latinishtes klasike, sepse qëllimi i tij nuk ishte që të bënte një fjalor për leximin e veprave klasike. Si bazë për Fjalorin e Bardhit, u mor gjuha kishtare latine, sepse ishte e nevojshme, që të gjithë njerëzit që i shërbenin kishës, të dinin latinisht. Vetëm me gjuhët klasike mund të fitohej një kulturë e lartë. Pashko Geci shprehet:“ Ai e dinte mirë gjendjen e ulët kulturore të klerit shqiptar, që lexonte për ditë librin e meshës dhe lutjet e ndryshme, por nuk kuptonte gjë dhe për t’u ardhur në ndihmë këtyre hartoi të parin fjalor latin – shqip dhe për ta bërë më të lehtë e më të sigurtë përdorimin e tij nuk i ngarkoi fjalë me kuptime të ndryshme, por u mjaftua me kuptimin e tekstit të vjelë.” 133 Në botimin e tij analitik për Frang Bardhin, Mustafa Kruja citon:” Në këtë vepër të përvûtë shqiptare, kënduesi s’ka për të gjetun vetëm nji listë alfabetike të thatë të fjalëvet shqipe të Frangut të Bardhë ( kund nja 2500), por diça edhe mâ tepër, qi kam shpresë se mund t’i sjellë një dobi praktike studimit të gjuhës s’onë përgjithësisht.” 134 Gjithashtu, ky studiues, është i mendimit se , pothuajse nga të gjitha fjalët e parashtruara në Fjalor, nuk ka ndonjë të mos përdoret në shqipen e sotme. Gjithsesi ky mendim mbetet relativ. Autori, nga fakti se Fjalori do të dilte me pak faqe (80, siç e kishte parashikuar vetë ai), e ka fryrë duke marrë për bazë një Fjalor latinisht çfarëdo. Nga kjo rrjedhin listat e gjata me fjalë në in-, per-, pro-, -re, në kundërshtim me numrin e vogël të fjalëve me de-, ex-. 135 132 J.Gjinari, Gj.Shkurtaj, Dialektologjia, Ribotim, Tiranë, 2003. 133 P.Geci, Frang Bardhi dhe « Fjalori » i tij latinisht – shqip, Studime mbi leksikun dhe mbi formimin e fjalëve në gjuhën shqipe II, Tiranë, 1972, f.300. 134 M.Kruja, Gjuha e Frang Bardhit dhe shqipja moderne, botimet « Çabej »,Tiranë, 2007. 135 M. Roque, Frang Bardhi dhe Fjalori i tij, Dijatarët francezë për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare, Shkodër, 2005. ~ 121 ~

KUMTESA Përkatësisht, me in- kemi 173 fjalë, me per- 219, me pro- 141, re- 250, ndërsa me de- 49 dhe ex- 22 fjalë. Një fakt tjetër, për të cilin mendohet se Bardhi ka ndërruar metodë, është se fjalëve latine u ka dhënë një korresponduese në italisht dhe glosave shqipe, korrespondueset në turqisht, gjë që të lë të kuptosh, se mos ka dashur të na pasqyrojë një Fjalor katërgjuhësh. Por, prania e turqishtes, mund të shpjegohet qartë se shqipja ka qendruar nën presionin turk gjatë,psh., hodie –sod, Turcicè, bugiun (B. f.31), huc- cheha, turcicè, buraija, (B. F. 32), illicitum – malecuem, turcicè, haram ( B.f. 33) etj, etj., por dhënia e tyre në italisht, është më pak e qartë, duke menduar se shumë fjalë latine janë të njëjta me ato italiane, si psh damnű , danno – dam(B. f.17), efurio, efurire – cham uu (B. F. 23), fabula, favola – perrala (B. F. 24), frumentū, frumento- grune (B.f.28) etj, etj. Sipas studiuesit Mario Roque, përgjegjëset e tyre në italisht kanë një dobi të veçantë, sepse shpjegojnë një fjalë të çuditshme latine, para se të jepet përkthimi në shqip 136 , psh., forceps, tanaglie – daena (B. f. 27), frixorium, padella- furtereia (B. f.28), fur, ladro - cuƒƒaar (B. f. 28), hepar, fegato –muƒchenij (B. f. 31) etj, etj. Puna leksikografike e këtij autori do vlerësuar, se është i pari ballafaqim i shqipes me një gjuhë të huaj, siç ishte latinishtja, së pari për vështirësitë si fjalor dygjuhësh, dhe, së dyti, ai nuk kishte me kë të konsultohej, sepse kishte shtatë vjet që kishte shkuar në Itali. Një tjetër Fjalor me vlerë gjuhësore, që nuk ka qenë i njohur, është “Fjalorthi i ri” i Gazullit, ku së bashku me “Fjalorthin e ri, fjalë të rralla të përdoruna në Jug të Shqipnís”, Tiranë, 1941, (“Visaret e Kombit”, vëllim XII) të Pano Tases, janë të parët fjalorë krahinorë te ne. Fjalori i gjuhës shqipe 1954 dhe ai i Benedikt Demës, i cili u botua për herë të parë në vitin 2005, u mbështetën bindshëm mbi Fjalorin e ri të Gazullit. Për shumë vite emri i Gazullit nuk u përmend, madje në shumë citime të gjuhëtarëve të mëdhenj, si: Xhuvani apo Çabej, shënohej vetëm “G”, “Fjalorth i ri”, ose “Shkodër 1941”. Fjalësi i këtij “Fjalorthi” paraqet më së miri një hapësirë të së folmes së gegërishtes veriperëndimore, përkatësisht trevës së Malësisë së Madhe, Shkodra, Dukagjini, Lezha, por kemi edhe fjalë nga gegërishtja verilindore, si zonat e Pukës e gegërishtja qendrore, ku përfshihet Mirdita me zonat përkatëse. “Fjalorthi i ri” i Gazullit, botuar më 1942, merr vlera duke qenë i pari fjalor krahinor i gegërishtes botuar deri më sot. Përfshin fjalë të rralla, disa nga ato edhe të padëgjuara në Veri të Shqipërisë, kryesisht pjesës veriperëndimore. Për hartimin e këtij Fjalori, mësohet se pati një letërkëmbim të ngushtë me Joklin dhe bashkëpunim të ndërsjellë të fjalorëve, sepse ndërkohë që Gazulli përfundonte Fjalorthin e tij, Jokli po përfundonte Fjalorin etimologjik të Shqipes. Gazulli ishte një erudit në kuptimin e plotë të fjalës, njohës i disa gjuhëve të huaja, të cilën e pasqyron qartë se shumë fjalëve në Fjalor u jep korresponduesen e tyre në latinisht, italisht, gjermanisht, greqisht dhe sllavisht. Vitet në të cilat u la në harresë emri dhe Fjalori i tij, shënojnë një errësirë të vetë personalitetit të Gazullit, i cili doli në dritë pak vite më parë , vetëm kur pau dritën e botimit dhe vlerësimit të tij si figurë e madhe gjuhësore. Fjalësi i “Fjalorit” përmban 5000 lema. Sipas studiueses Shamku, kriteri sasior nuk ngre peshë, sepse ky është një fjalor i tipit shpjegues dhe përshkrues dhe e rëndësishme është metodologjia e hartimit, gjë të cilën Gazulli e ka pasqyruar në mënyrën më të përsosur. 136 M. Roque, Frang Bardhi dhe Fjalori i tij, Dijatarët francezë për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare, Shkodër, 2005. ~ 122 ~

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Ma. Anisa KOSTERI: PËRSHKRIM I FJALORËVE DIALEKTORË- KRAHINORË

TË SHQIPES VERIPERËNDIMORE (STUDIM MBI BARDHIN, GAZULLIN E

BENEDIKT DEMËN).

Leksikografia dialektore është një degë e rëndësishme e gjuhësisë, e cila zhvillimin e saj e

njeh vetëm vitet e fundit nga fjalorët e glosarët e ndryshëm që janë botuar. Në gjuhën shqipe

ka në përdorim shumë fjalorë dialektorë, që mbartin lëndë leksikografike të pasur. Por duhet

theksuar se dialektet po vijnë duke e zbehur rëndësinë e tyre, sepse po i kushtohet m më

tepër vëmendje prirjes dhe përvijimit drejt gjuhës letrare standarde, duke mënjanuar kështu

ekzistencën e rëndësinë e dialektit bazë. Dijetari frëng Sharl Nodie thoshte: “ Ai njeri që nuk

ka hulumtuar me kujdes dialektet dhe të folmet e gjuhës së vet, nuk njeh as gjysmën e saj”. 132

Kjo traditë e përvijuar tashmë prej shekujsh, zë fill me Fjalorin latinisht – shqip, botuar në

vitin 1635 të Frang Bardhit, e cila zuri një vend themelor në leksikografinë shqiptare, ku do

të shërbente si bazë për hartimin e fjalorëve të tjerë gjuhësorë.

Ky Fjalor që na ka mbetur prej tij, nuk është një fjalor i latinishtes klasike, sepse qëllimi i tij

nuk ishte që të bënte një fjalor për leximin e veprave klasike. Si bazë për Fjalorin e Bardhit,

u mor gjuha kishtare latine, sepse ishte e nevojshme, që të gjithë njerëzit që i shërbenin

kishës, të dinin latinisht. Vetëm me gjuhët klasike mund të fitohej një kulturë e lartë.

Pashko Geci shprehet:“ Ai e dinte mirë gjendjen e ulët kulturore të klerit shqiptar, që lexonte

për ditë librin e meshës dhe lutjet e ndryshme, por nuk kuptonte gjë dhe për t’u ardhur në

ndihmë këtyre hartoi të parin fjalor latin – shqip dhe për ta bërë më të lehtë e më të sigurtë

përdorimin e tij nuk i ngarkoi fjalë me kuptime të ndryshme, por u mjaftua me kuptimin e

tekstit të vjelë.” 133

Në botimin e tij analitik për Frang Bardhin, Mustafa Kruja citon:” Në këtë vepër të përvûtë

shqiptare, kënduesi s’ka për të gjetun vetëm nji listë alfabetike të thatë të fjalëvet shqipe të

Frangut të Bardhë ( kund nja 2500), por diça edhe mâ tepër, qi kam shpresë se mund t’i

sjellë një dobi praktike studimit të gjuhës s’onë përgjithësisht.” 134

Gjithashtu, ky studiues, është i mendimit se , pothuajse nga të gjitha fjalët e parashtruara në

Fjalor, nuk ka ndonjë të mos përdoret në shqipen e sotme. Gjithsesi ky mendim mbetet

relativ.

Autori, nga fakti se Fjalori do të dilte me pak faqe (80, siç e kishte parashikuar vetë ai), e ka

fryrë duke marrë për bazë një Fjalor latinisht çfarëdo. Nga kjo rrjedhin listat e gjata me fjalë

në in-, per-, pro-, -re, në kundërshtim me numrin e vogël të fjalëve me de-, ex-. 135

132

J.Gjinari, Gj.Shkurtaj, Dialektologjia, Ribotim, Tiranë, 2003.

133

P.Geci, Frang Bardhi dhe « Fjalori » i tij latinisht – shqip, Studime mbi leksikun dhe mbi

formimin e fjalëve në gjuhën shqipe II, Tiranë, 1972, f.300.

134

M.Kruja, Gjuha e Frang Bardhit dhe shqipja moderne, botimet « Çabej »,Tiranë, 2007.

135

M. Roque, Frang Bardhi dhe Fjalori i tij, Dijatarët francezë për gjuhën, letërsinë dhe kulturën

shqiptare, Shkodër, 2005.

~ 121 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!