20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KUMTESA

Dhe kjo përshtypje pra “turqit si kamxhiku i Perëndisë” haset edhe tek humanisti

Lassenius.

Në lidhje me Gjermaninë dhe Skënderbeun si shembull të mirë, Lassenius thotë

më tej se, “do të ishte një turp, nëse Gjermania nuk do të mund tu bënte ballë turqve, dhe

këtu duhet të kihet parasysh Gjergj Kastrioti, prijësi i Epirit, të cilin e quajnë ndryshe

edhe Skënderbe, i cili me një lavdi të madhe dhe me pak njerëz të vet, i bëri ballë

Perandorisë Turke dhe, i detyroi ata më në fund që të bënin paqe”, 155 duke u shprehur më

në fund, që këtë hero, pra Skënderbeun, e zgjodhi Perëndia, kundër perandorit turk

Amurat, posaçërisht për mbrojtjen e të krishterëve të tij të mjerë.” 156 Dhe në këtë fjali të

fundit Lassenius bashkon të dy këndvështrimin mbi Skënderbeun, atë të Heroit çlirimtar

dhe mbrojtës të njerëzve të tij, dhe të heroit të krishterë, të zgjuar dhe të mbështetur nga

Perëndia në luftën kundër Osmanëve.

Dy fjalë mbi jetën dhe veprën e Johannes Lassenus

Pasi i hodhëm një vështrim figurës së Skënderbeut tek vepra e këtij autor, është me vend

që të japim edhe disa të dhëna në lidhe me jetën dhe veprën e tij. Johannes Lassenius 157

është një figurë shumë e njohur e protestantizmit luteran ortodoks. Lista e veprave të tij

arrin në 60 tituj, në gjuhën daneze, latine dhe gjermane, ndër të cilat bën pjesë edhe vepra

për të cilën folëm më sipër. Pjesa më e madhe e veprave të tij u shtyp shpesh here deri në

shekullin XIX.

Ai u lind më 26. 4. 1636 në Valdov (Hinterpommern), dhe i ati i tij ishte pastor.

U shkollua në shumë shkolla duke filliuar në vendlidje e duke vazhduar pastaj në Danzig,

Stettin e më vonë në Universitetin e Rostokut, e më vonë pastaj duke frekuentuar

leksione edhe në universitetet e Utrehtit, Leidenit, Orleansit dhe të Oksfordit, Tybingenit,

etj. Në universitetitin e Strasburgut mori titullin Magister, në universitetin e Graifswaldit

mori licenciatin për teologji dhe po në atë universitet (në Greifswald) u promovua si

Doktor i Teologjisë në vitin 1677.

Ai njihet edhe për udhëtimet e tij të studimeve që i bënte me fëmijët e patricëve

për ti dërguar ata të vizitonin universitete dhe vende me shumë rëndësi për kulturën e

kohës, si Itali, Francë, Irland, Angli, Spanjë, Portugali. Ka punuar për disa edhe në

Bibliotekën Princërore të Berlinit. Në universitetin e Kopenhagenit ka dhënë mësim

teologjinë në gjuhën latine. U caktu edhe si pastor kryesor në Kishën e shën Mhillit në

Hamburg, por mbreti Kristian V nuk e lejoi të shkonte, dhe kështu ai qendroi në

Kopenhagen, duke dhënë mësim në universitetin e këtij qyteti dhe duke punuar si pastor

në bashkësinë e Shën Pjetrit në afërsi të Kopenhagenit. Johannes Lassenus qe martuar dy

herë. Gruja e parë, e bija e një tregtari nga rostoku i vdiq dhe me të nuk pati fëmij, kurse

155

“Es were ja eine Schande/ wann nicht Deustchland den Türcken sich widersetzen könnte/ wann

man es nur rechtanfienge; da doch die einige Georgius Castriota, herzog in Epiro, den man sonsten

Scanderbeg genennet/ sich mit grossen Ruhm/ allein mit wenig der Seinigen/ dem ganzen Türkischen Reich

widersetzet/ und endlich den Türken gezwungen/ Friede zu begehren” Po aty.

156

„Diesen Helden hat Gott absonderlich zu Schutz seiner armen Christenheit/ wider den Türkischen Käiser

Amureth erwecket.“ Po aty, f. 118-119.

157

Të dhënat biografike: Allgemeine Deutsche Biographie. Bd. 17. Hrsg. durch die Historische Commission

bei der Königl. Akademie der Wissenschaften. Leipzig: Dunker & Humbolt 1875, f. 788-790; Neue Deutsche

Biographie. Bd. 13. Herausgegeben von der Historischen Kommission der Bayerischen Akademie der

Wissenschaften. Berlin: Duncker&Humbold 1953, f. 674.

~ 118 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!