20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

kronologjinë e Barletit. Lassenius i fillon të dhënat e tij me rënien e Skënderbeut nga

Sulltan Murati II, duke lënë historinë e fëmijërisë dhe rinisë së Heroit. Momenti i rënies

së Skënderbeut është lufta që ushtritë osmane fillojnë kundër Hungarisë, dhe aty

Skënderbeu gjen momentin për të braktisur këtë ushtri dhe për tu kthyer në atdhe, ku ia

fillon luftës për çlirimin e vendit, duke nxjerrë jashtë pushtuesit turq. 149 Këtij momenti të

çlirimit të vendit dhe të suksesit të Skënderbeut, autori Lassenius i vë një rëndësi të

madhe, pasi sheh një shembull të shkëlqyer se si një prijës i vogël mund të mundë një

ushtri të madhe më me shumë forca, dhe sigurisht duke i bazuar tek Barleti numrin e të

rënëve tek pala turke e jep me shifra shumë më të mëdha nga të rënët shqiptarë, 150 duke

përdorur edhe një shprehje barletiane, si “turqit u lanë në gjakun e tyre”. Dhe tani duke

marrë si shembull luftën e Skënderbeut ai bën konstatimin, se “Gjermania është e madhe

dhe fuqishme mjaftueshëm, që ti bëjë ballë armikut turk, dhe nuk i mungon asgjë

përveçse bashkimit të sovranëve të krishterë” 151 dhe në lidhe me bashkimin e shpresuar ai

përsëri merr si shembull bashkimin e princave shqiptarë rreth Skënderbeut, të cilët u bënë

ballë edhe ushtrive osmane me mbi 100 mije vetë, duke i detyruar edhe jeniçerët e

tmerrshëm që të iknin nga sytë këmbët, sepse jeniçerët, sipas Lasseniusit janë si ato

zogjtë grabitqar, që vijnë me shpejtësi, por me një mbrojte të organizuar mirë ata ia

mbathin me një shpejtësi edhe më të madhe. 152

Luftën kundër turqve Lassenius e konsideron edhe si një luftë të shenjtë, sepse

sipas tij, të krishterët luftojnë edhe për nderin dhe kurorën e Jezus Krishtit të tyre të

kryqëzuar, dhe si rrjedhojë lufta e tyre është e drejtë. 153 Pra këtu kemi arritur në një

moment tjetër të këndvështrimit të Lasseniusit në lidhje me Skënderbeun, pasi ai e

konsideron heroin e shqiptarëve edhe si hero të Krishterë. Lassenius nuk dyshon aspak se

“Perëndia do të dalë dhe di ti prijë vetë popullit të tij, nëse ky popull – dhe këtu bëhet

fjalë për gjermanët – to të fillojnë ti besojë dhe do të shkëputet nga jeta mëkatare dhe e

shthurur dhe zemëruese për Perëndinë, që kanë bërë deri më tani gjermanët.” 154

Këtu kemi ardhur tani në një konstatim tjetër në lidhje me osmanët. Ata në

kohërat e Lasseniusit konsideroheshin si një ndër tri plagët që Zoti ua dërgon popullin

gjerman, si rrjedhojë e mosbesimit dhe mosrespektimit të urdhërimeve të tij. këto plagë

ishin, Murtaja, Karkalecat dhe Turqit. Pra turqit konsideroheshin nga disa autorë dhe

teologë të asaj kohe si “Kamxhiku i Perëndisë” për të krishterën e rrëzuar nga besimin.

149 „eroberte wieder seines Vatters Erbland/ kombt mit List und Behendigkeit in seine Hauptstadt

Crojam, treibt daraus die Türkische Besatzung.“149 Er befreite auch die anderen Städte, die ihm als ihrem

„Erb=Herrn“ zufielen. Mit ihm vereinigten sich auch andere Herren: „Und kamen ihm auch etliche Herrn zu

Hülffe/ die halffen ihn den Türken aus seinem Lande treiben/ und thäten ihm Beystand“. Po aty, f. 121.

150 „Wider diesen Scanderbeg schickte der Käyser Amurath/ fürs erste Ali Bassam, mit vierzig tausend

Reutern/ welchen Scanderbeg begegnet mit fünf und zwanzig tausend/ überwand Ali Bassam und schlug ihn

ab zwei und zwanzig tausend Mann.“ Po aty.

151 „Teutschland ist groß und mächtig genug/ ihm (dem türkischen Feind) zu widerstehen/ und mangelt

an nichts/ als nur an Einigkeit/ als nur an Einigkeit/ der Christlichen Potentaten.“ Po aty, fq. 117.

152 „nur Raub-Vögel/ welche so bald sie ankommen/ so bald auch/ durch eine verständige angerichtete

Gegenwehr können in die Flucht geschlagen werden.“ Po aty.

153 „die Christen streiten vor die Ehr und Kron ihres gecreutzigten Jesu/ in einer rechtmässigen Sache/

welches allezeit daß besste im Kriege ist.“ Po aty.

154 “Gott der Herr werde vor seinen Volck selber herziehen/ und ihnen ein Herz geben“wenn dieses

Volk (die Deutschen) anfinge, auf Gott zu vertrauen und mit dem ärgerlichen und sündhaften Leben,

„welches bißhero in Teutschland getrieben“, aufhörte.” Po aty, f. 118.

~ 117 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!