20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KUMTESA

Por unë në këtë kumtesë dua të ndalem në një vepër të historiografisë gjermane të

gjysmës së dytë të shekullit të XVII.

Vepra që po prezantoj këtu sot është e autorit humanist Joahnnes Lassen dhe ka

Titullin “Pushteti i Turqve, i përqeshur nga vetë perëndia” (Türckenmacht von Gott

verlacht). 146 Kjo vepër u shkrua në kushtet kur ushtritë osmane ishin bërë tashmë

kërcënim edhe për vendet e Evropës qendrore. Osmanët në vitin 1661, pas një paqeje prej

gati 50 vjetësh, ishin futur përsëri në Hungarinë veriperëndimore, dhe aty perandori

gjerman dërgoi trupat e tij kundër tyre. Midis dy ushtrive pati beteja të shumta, të cilat e

arritën kulmin e saj në të ashtuquajturën “Lufta kundër Turqve”, e viteve 1663/1664. 147

Dhe duke pasur parasysh këto ngjarje Johannes Lassenius publikoi veprën e tij, titullin e

së cilës e përmendëm më lart. Kjo vepër është një përmbledhje e madhe e shumanshme

informacionesh politike dhe historike që kishin të bënin më atë kohë dhe me problemin e

kërcënimeve që vinin nga ana e ushtrisë osmane. Duke iu përshtatur brendësisë së veprës,

Lassenius paraqet në frontespicin një figurë alegorike, një krijesë femërore në trup

engjëlli të madh me krahë që i fryn borive të fitores dhe pas saj ndodhet dy ushtritë që

luftojnë, ushtria e krishterë dhe ajo osmane, por që e krishtera paraqitet si fitimtare.

Vepra përbëhet nga 308 faqe dhe pjesët kryesore janë të ashtuquajturat

lajmërime, që janë letra fiktive, në të cilat autori shpreh mendimet e tij në lidhje me

çështje të ndryshme të luftës kundër turqve dhe kërcënimet që ata po u sillnin vendeve të

Evropës qendrore dhe perëndimore. Në fillim të veprës ka një paradhënie dhe pas saj

përmenden personat, të cilëve Lassenius ua kushton veprën, të cilët janë nga shtresa e

lartë e fisnikërisë së Nyrenbergut, të cilët iu gjenden Lassenuisit me ndihmë, ngaqë ia

ishte i ardhur i ri në qytet. 148 Ndër figurat e shumta madhore të kohës dhe të kohërave të

mëparshme që kishin fituar famë në luftën kundër Turqve, i paraqitet lexuesit edhe Gjergj

Kastrioti (Skënderbeu) dhe sfondi shqiptar. Skënderbeu përshkruhet si një Luftëtar i lirisë

dhe si një hero i krishterë. Si luftëtarë i lirisë Skënderbeu përshkruhet si një strateg i

madh, që luftonte vazhdimisht kundër forcave pushtuese osmane.

Për të dhënat mbi Skënderbeun, Lassenius mbështetet kryesisht në Biografinë

Skanderbegiane të humanistit shkodran Marin Barleti, dhe nga vepra të tjera që kishin si

bazë veprën e Barletit, dhe rrjedha e ngjarjeve në lidhje me Skënderbeun ndjek

146 Johannes Lassenius: Türcken Macht von Gott verlacht: Oder/ Kurtzes und wolgemeintes

Bedenken/ über den itzt vor Augen schwebenden Türckischen Krieg/ darinnen nicht allein von nützlichen

Mitteln/ denselben wol anzufangen/ und glücklich zu enden/ sondern auch von andern hierzu dienlichen

Sachen gehandelt wird/ zusambt Beantwortung auf einige Einwürffe/ deren sich etzliche bißhero/ betreffende

den jetzigen Krieg/ gebrauchen wollen. Darinn auch enthalten Eine kurtze Türckische

GeschichtBeschreibung von deren Glauben/ Regiment/ Leben/ Kräfften/Stärcke/ Landen und Einkommen.

Sambt angehengten einigen nöhtigen Krieges=Fragen/ deren sich ein Cavalier nützlich zu gebrauchen. In 29.

Send=Schreiben. Nürnberg/ Gedruckt bey Michael Endrer/ A. 1661. Në vazhdim vepër e cituar si: Lassenius:

Türcken Macht von Gott verlacht.

147 Österreichs Lexikon In Zwei Bänden. Hrsg. v. Richard und Maria Bamberger, Ernst Bruckmüller,

Karl Gutkas. Bd I: A-L. Wien 1995, f. 516.

148 „In der Widmung wird Lassens Stellung als Neuankömmling in Nürnberg deutlich („so ich bißhero

als ein Ausländer/ in dero gesegneten und florisanten Respubliq“) und er bedankt sich bei den vier

Widmungsempfängern, „Denen Hoch= und Wol=Edlen/ Gestrengen/ Fuersichtigen Hoch= und Wolweisen

Herren/ Herrn Burckhard Loeffelholz von Colberg. Herrn Leonhard Grund =herrn/ des aeltern geheimen

Raths/ vordersten Scholaechen und Kirchen=Pflegern. Herrn Georg Paulus Im Hof/ des innern geheimen

Raths und Land=Pflegern. Herrn Andreas Georg Baumgaertner von Hollenstein/ des inneren geheimen und

Kriegs=Raths“für die Unterstützung, die ihm zuteil wurde.“Lassenius: Türcken Macht von Gott verlacht. (Pa

numës faqeje).

~ 116 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!