Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

masht.gov.net
from masht.gov.net More from this publisher
20.06.2013 Views

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012 Edmond MALAJ: FIGURA E SKËNDERBEUT NË NJË VEPRËN „TÜRCKENMACHT VON GOTT VERLACHT“ TË HUMANISTIT GJERMAN JOHANNES LASSENIUS Veprat e historiografisë dhe të letërsisë gjermane, të cilat bëjnë fjalë për Skënderbeun janë të shumta, dhe të gjinive të ndryshme. Ato fillojnë me historiografinë humaniste, që në shekullin XVI, ku si bazë për to është Historia de Vita e te Gestis Skanderbegi” e cila u përkthye në gjermanisht nga Johannes Pinicianus, e vazhdojnë deri në shekullin e XXI, ku si vepër më të fundit mund të përmendim këtu “Skënderbeun” e historianit zviceran Oliver Jens Shmitt. Frontespici i veprës “Türkenmacht von Gotte verlacht”, marrë nga vepra origjinale, pa nr. fq. (shih titullin e plotë më poshtë) Përsa i përket letërsisë artistike, për Skënderbeun në letërsinë gjermane janë shkruar disa drama, por edhe romane dhe poema të gjata, dhe ndër to mund të përmendim dramën e Aufenbergut, me titull “Skanderbeg” 1844, romanin e Hildebrandit “Princi Skanderbeg” (Fürst Scanderbeg), 1824, apo eposin madh të Friedrich Krug von Nidda “Skanderbeg një poemë heroike në dhjetë këngë” (Skanderbeg. Heroisches Gedicht in zehn Gesängen) 1823/24. ~ 115 ~

KUMTESA Por unë në këtë kumtesë dua të ndalem në një vepër të historiografisë gjermane të gjysmës së dytë të shekullit të XVII. Vepra që po prezantoj këtu sot është e autorit humanist Joahnnes Lassen dhe ka Titullin “Pushteti i Turqve, i përqeshur nga vetë perëndia” (Türckenmacht von Gott verlacht). 146 Kjo vepër u shkrua në kushtet kur ushtritë osmane ishin bërë tashmë kërcënim edhe për vendet e Evropës qendrore. Osmanët në vitin 1661, pas një paqeje prej gati 50 vjetësh, ishin futur përsëri në Hungarinë veriperëndimore, dhe aty perandori gjerman dërgoi trupat e tij kundër tyre. Midis dy ushtrive pati beteja të shumta, të cilat e arritën kulmin e saj në të ashtuquajturën “Lufta kundër Turqve”, e viteve 1663/1664. 147 Dhe duke pasur parasysh këto ngjarje Johannes Lassenius publikoi veprën e tij, titullin e së cilës e përmendëm më lart. Kjo vepër është një përmbledhje e madhe e shumanshme informacionesh politike dhe historike që kishin të bënin më atë kohë dhe me problemin e kërcënimeve që vinin nga ana e ushtrisë osmane. Duke iu përshtatur brendësisë së veprës, Lassenius paraqet në frontespicin një figurë alegorike, një krijesë femërore në trup engjëlli të madh me krahë që i fryn borive të fitores dhe pas saj ndodhet dy ushtritë që luftojnë, ushtria e krishterë dhe ajo osmane, por që e krishtera paraqitet si fitimtare. Vepra përbëhet nga 308 faqe dhe pjesët kryesore janë të ashtuquajturat lajmërime, që janë letra fiktive, në të cilat autori shpreh mendimet e tij në lidhje me çështje të ndryshme të luftës kundër turqve dhe kërcënimet që ata po u sillnin vendeve të Evropës qendrore dhe perëndimore. Në fillim të veprës ka një paradhënie dhe pas saj përmenden personat, të cilëve Lassenius ua kushton veprën, të cilët janë nga shtresa e lartë e fisnikërisë së Nyrenbergut, të cilët iu gjenden Lassenuisit me ndihmë, ngaqë ia ishte i ardhur i ri në qytet. 148 Ndër figurat e shumta madhore të kohës dhe të kohërave të mëparshme që kishin fituar famë në luftën kundër Turqve, i paraqitet lexuesit edhe Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) dhe sfondi shqiptar. Skënderbeu përshkruhet si një Luftëtar i lirisë dhe si një hero i krishterë. Si luftëtarë i lirisë Skënderbeu përshkruhet si një strateg i madh, që luftonte vazhdimisht kundër forcave pushtuese osmane. Për të dhënat mbi Skënderbeun, Lassenius mbështetet kryesisht në Biografinë Skanderbegiane të humanistit shkodran Marin Barleti, dhe nga vepra të tjera që kishin si bazë veprën e Barletit, dhe rrjedha e ngjarjeve në lidhje me Skënderbeun ndjek 146 Johannes Lassenius: Türcken Macht von Gott verlacht: Oder/ Kurtzes und wolgemeintes Bedenken/ über den itzt vor Augen schwebenden Türckischen Krieg/ darinnen nicht allein von nützlichen Mitteln/ denselben wol anzufangen/ und glücklich zu enden/ sondern auch von andern hierzu dienlichen Sachen gehandelt wird/ zusambt Beantwortung auf einige Einwürffe/ deren sich etzliche bißhero/ betreffende den jetzigen Krieg/ gebrauchen wollen. Darinn auch enthalten Eine kurtze Türckische GeschichtBeschreibung von deren Glauben/ Regiment/ Leben/ Kräfften/Stärcke/ Landen und Einkommen. Sambt angehengten einigen nöhtigen Krieges=Fragen/ deren sich ein Cavalier nützlich zu gebrauchen. In 29. Send=Schreiben. Nürnberg/ Gedruckt bey Michael Endrer/ A. 1661. Në vazhdim vepër e cituar si: Lassenius: Türcken Macht von Gott verlacht. 147 Österreichs Lexikon In Zwei Bänden. Hrsg. v. Richard und Maria Bamberger, Ernst Bruckmüller, Karl Gutkas. Bd I: A-L. Wien 1995, f. 516. 148 „In der Widmung wird Lassens Stellung als Neuankömmling in Nürnberg deutlich („so ich bißhero als ein Ausländer/ in dero gesegneten und florisanten Respubliq“) und er bedankt sich bei den vier Widmungsempfängern, „Denen Hoch= und Wol=Edlen/ Gestrengen/ Fuersichtigen Hoch= und Wolweisen Herren/ Herrn Burckhard Loeffelholz von Colberg. Herrn Leonhard Grund =herrn/ des aeltern geheimen Raths/ vordersten Scholaechen und Kirchen=Pflegern. Herrn Georg Paulus Im Hof/ des innern geheimen Raths und Land=Pflegern. Herrn Andreas Georg Baumgaertner von Hollenstein/ des inneren geheimen und Kriegs=Raths“für die Unterstützung, die ihm zuteil wurde.“Lassenius: Türcken Macht von Gott verlacht. (Pa numës faqeje). ~ 116 ~

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Edmond MALAJ: FIGURA E SKËNDERBEUT NË NJË VEPRËN

„TÜRCKENMACHT VON GOTT VERLACHT“ TË HUMANISTIT GJERMAN

JOHANNES LASSENIUS

Veprat e historiografisë dhe të letërsisë gjermane, të cilat bëjnë fjalë për Skënderbeun

janë të shumta, dhe të gjinive të ndryshme. Ato fillojnë me historiografinë humaniste, që

në shekullin XVI, ku si bazë për to është Historia de Vita e te Gestis Skanderbegi” e cila

u përkthye në gjermanisht nga Johannes Pinicianus, e vazhdojnë deri në shekullin e XXI,

ku si vepër më të fundit mund të përmendim këtu “Skënderbeun” e historianit zviceran

Oliver Jens Shmitt.

Frontespici i veprës “Türkenmacht von Gotte

verlacht”, marrë nga vepra origjinale, pa nr.

fq. (shih titullin e plotë më poshtë)

Përsa i përket letërsisë artistike, për Skënderbeun në letërsinë gjermane janë shkruar disa

drama, por edhe romane dhe poema të gjata, dhe ndër to mund të përmendim dramën e

Aufenbergut, me titull “Skanderbeg” 1844, romanin e Hildebrandit “Princi Skanderbeg”

(Fürst Scanderbeg), 1824, apo eposin madh të Friedrich Krug von Nidda “Skanderbeg një

poemë heroike në dhjetë këngë” (Skanderbeg. Heroisches Gedicht in zehn Gesängen)

1823/24.

~ 115 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!