20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KUMTESA

dëshmojnë aftësinë krijuese të Camajt për ta gjetur fjalën me fuqinë e saj magjepse dhe me

shumëkuptimësinë që përmban në thellësinë e vet e që në mënyrë të mrekullueshme ta

përcjell mesazhin te lexuesi. Tri fjalët e plakës qindvjeçare arbëreshe që ishte nisur në rrugë

pa kthim , ku do të pushonte në kodrinë, nën qiparisa, që i la trashëgim ishin: udhëtimi, gjuha

dhe ushtima e saj, të ngjashme me tri fjollat e leshit të mbetura në ferrat e murrizit: Dimën.

Në ferrën e murrizit / la delja tri fjolla leshi. / Tri fjalë më la tezja arbëreshe / te dheu i

eshtnave tanë.

Në poezinë Valle arbëreshe, Camaj po me të njëjtën fuqi shprehëse, pa u larguar nga

gjuha e figurave dhe metaforave poetike, ashtu si te veshja e tyre që e analizuam, i këndon

vajzës arbëreshe kur ajo vallëzon. Edhe në këto vargje na paraqitet figura stilistike e

krahasimit me delen. Ashtu si në shumë poezi të fazës së mëvonshme krijuese, kur fjala

poetike ndërtonte një model të ri në rrafshim emocional e kuptimor, edhe në poezitë me

temën që po i trajtojmë, nuk mungojnë prirjet moderne që bashkë me ato tradicionale tek

lexuesi rrezatojnë emocione të fuqishme. Edhe në këtë poezi nuk mungon ligjërimi

metaforik e simbolik. Në strofën e parë, lexuesi pa ndonjë vështirësi e sheh krahasimin mes

deles e valltares arbëreshe, elegancën dhe nazet e saj që ashtu lehtas e lëmojnë tokën para se

ta prekin, si delja që para se ta këput me dhëmb barin, e ngrohë me frymë: Edhe kamba e

vashezës /lemon tokën/ mandej i leshon ritmin.

Poezia “Dimni i Jeronim de Radës”, i po kësaj përmbledhjeje edhe njëherë e dëshmon se

personaliteti i De Radës dhe vepra e tij madhështore “Këngët e Milosaos” mbetën monument

i përjetshëm jo vetëm ndër arbëreshë. Për këtë figurë që është ngritur në simbolin e jetës

arbëreshe, e që reflekton në mbarë kulturën shqiptare, shkruan shumë poetë. Edhe Camaj që

temë të preferuar i kishte arbëreshët dhe historinë e tyre, nuk e la jashtë vargjeve të poezisë

së tij De Radën e madh. I inspiruar nga vargjet e bukura romantike të “Milosaos”, ky poet

portretin e De Radës e shihte të pandarë nga kjo vepër. Vargu: Ra bora ndë dejtit, që poeti e

nxori nga kënga VIII e “Milosaos” , që nuk është pjesë e poezisë kushtuar kësaj figure,

tregon se çdo varg i romantikut tonë të madh, paraqet një botë të tërë frymëzimi.

Jorasatësisht Camaj këtë poezi e titulloi kësisoj, Dimri si stinë, si zakonisht nuk

reflekton diçka të bukur e të këndshme që sjell hare e lumturi. Te poezia e Camajt kjo nuk ka

rëndësi. Metafora e vargut poetik e Camajt nuk reflekton si zakonisht. Nëse në poezinë

“Pranvera në katundin arbresh”, stina e pranverës karakterizohet me lulet jonormale, me

“qafë sa peni”, nuk e simbolizon jetën e bukur me njerëz të lumtur, në poezinë kushtuar De

Radës, edhe në momentin kur bora kishte rënë në deti, Vashëzat bredhin vneshtave/ me llana

jasht/.

Në këto vargje vërehet një atmosferë më e këndshme, që është rezultat i shkëlqimit

të figurës së De Radës dhe personazhit të Rinës, vajzës së varfër që di ç’është dashuria dhe si

duhet dhuruar atë Milosaos.

Në strofën e dytë, De Rada na vjen i lodhur nga stina e vjeshtës dhe e verës që në

këtë rast ato janë metaforë e jetës që atij i solli aq tragjedi familjare. Me gjuhën

karakteristike plot me simbole e figura, Camaj në këtë rast autorin e “Milosaos”, jetën e

vështirë të tij dhe lirikën e fuqishme që rrezatojnë vargjet e saj, i paraqet të pandara . ashtu si

zakonisht edhe në këtë poezi, vargu i Martin Camajt nuk i zbulon detajet dhe rrjedhat e

zhvillimit të ngjarjes. De Rada që tani “pushon ndër kufij mes territ dhe dritës” përballë

dritares “ndër keshtëzat e saja” duke shijuar aromën e mollës dhe të verës së vjetër në

dhomë, mund të mos jetojë fizikisht, sepse vargjet: Shpirti yt endet ullishtave/ ndër kodrat e

qeta e të bardha/ plot dritë e plot diell., si duket simbolizojnë ndarjen e tij nga kjo botë. Ai

~ 106 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!