20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Prof.dr Vebi BEXHETI 1 : ARBËRESHËT NË POEZINË E MARTIN CAMAJT

1 UEJL, Tetovë (15.05.201)

Krijimtaria poetike e Martin Camajt që erdhi vonë tek lexuesi shqiptar, i takon një

shtrirjeje të gjatë kohore. Fati i poetit që herët mbeti pa atdhe, ishte njëherit edhe fati i veprës

letrare të tij. Historia e letërsisë shqiptare, atje ku frymonte më lirshëm, me kohë e kishte

identifikuar taborin e shkrimtarëve desidentë, por e drejta për të folur realisht për veprat e

tyre që mbeten gjatë kohë në ekzil politik, bashkë me krijuesit e vet, u përligj pas viteve të

90-ta, kur u hapën dyert e hekurta dhe këto vepra letrare u kthyen aty ku edhe e kishin

vendin.

Martin Camaj, ky zë që vinte nga larg, shpeshherë ishte temë diskutimi mes

gjeneratash, atyre që e kishin njohur si poet dhe intelektual të madh dhe atyre, të cilëve ky

emër u sillej vërdallë si fantazmë. Lidhja e tij me atdheun u shkëput shumë herët, për të

vazhduar në atdheun e dytë, Kosovën e robëruar, ku edhe e filloi rrugën krijuese e letrare për

t’i dhënë lexuesit shqiptar të kësaj ane veprat e para, dy përmbledhjet poetike Një fyell ndër

male dhe Kanga e vërrinit, që për kohën kur u botuan ishin dhurata më e çmueshme dhe e

hapën rrugën e poezisë shqipe në Kosovë, të trasuar më parë nga Esad Mekuli.

Rruga jetësore e këtij shtegtari do të jetë e pandarë, nga ajo krijuese që

karakterizohet me tri fazat poetike e që në vazhdimësi e ruajtën karakterin autokton të

poezisë shqipe, të lidhur aq fuqishëm me truallin që e lindi, me jetën e njeriut shqiptar, me

gëzimet dhe me vuajtjet e tij. Kjo poezi në asnjë moment nuk u bë e huaj për shqiptarin, as

edhe në fazën e hermetizmit të saj, siç është bërë traditë të thuhej, ajo i kishte rrënjët në

truallin që frymonte shqip dhe vazhdimisht lulëzonte dhe rritej për tu ngjitur në majat e artit

të madh evropian. Vargu poetik i Camajt, edhe pse në faza të ndryshme dhe në mjedise me

përvojë të gjatë në krijimtarinë letrare, evoluoi vazhdimisht duke fituar shtresime të reja

kuptimore që buronin po nga e njejta gjuhë me të cilën i kishte shkruar edhe veprat e para,

ajo mbeti e pa lëkundur në misionin që kishte dhe njëkohësisht tërheqëse edhe për lexuesin e

huaj.

Për veprën e Camajt kohëve të fundit është shkruar e shkruhet vazhdimisht sepse ajo

ka nevojë për mendimin kritik shqiptar që i kishte munguar asaj për vite me radhë. Edhe ky

poet si shumë të tjerë, nuk e la jashtë vargut të tij krijues as pjesën arbëreshe të trungut tonë

të përbashkët. Ndoshta qëndrimi i tij në Itali si student në Romë, e më vonë edhe si studiues

dhe afëria që pati me këtë pjesë të ndarë në rrethana krejt tjera historike nga ndarjet në

hapësirat tjera shqiptare, e lidhi me jetën arbëreshe, me dinjitetin e tyre dhe krenarinë për

ruajtjen e gjuhës dhe traditave tjera kombëtare e kulturore. Elementi arbëresh është i

pranishëm në disa nga poezitë e Martin Camajt. Personalitetet si De Rada apo arbëreshët në

përgjithësi, shpeshherë u bënë frymëzim për poezinë e sotme shqipe, ashtu si edhe poezia e

arbëreshëve dhe autorët e tyre që merreshin me evokimin e kohërave të lavdisë kombëtare,

~ 103 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!