Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

masht.gov.net
from masht.gov.net More from this publisher
20.06.2013 Views

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012 Dr. Ismet OSMANI 1 : SEMANTIKA E SHPREHJEVE FRAZEOLOGJIKE NË SHQIP DHE NË MAQEDONISHT ABSTRAKT 1 Fakulteti i filologjisë në Shkup Katedra e gjuhës dhe letërsisë shqiptare - Shkup Gjuha si mënyrë e të shprehurit të realitetit i pasqyron gjërat që i ka emërtuar: natyrën, njeriun, jetën traditat, institucionet, teknikat si dhe mënyrat përmes të cilave percepton botën dhe njerëzit tjerë. Gjuha gjithsesi është ‘pasqyra e një populli’, ajo është prodhim i historisë dhe shprehje e një mjedisi dhe përvoje nga e cila rrjedh edhe vet ajo. Njeriu lind, jeton, vdes, hapëron, ha, pi, jep mendimin e vetë për ndonjë çështje; jeton në fshat ose në qytet, jeton në shtëpi me familjen, ose me miq, me kanakarë në shtëpi etj. Ky realitet pasqyrohet në fjalët të cilat janë shprehje e saj. Po ky realitet paraqet burim, mënyra të shprehjes të cilën kanë karakter objektiv ose subjektiv. Frazeologjizmat në shqip dhe në maqedonisht për nga vëllimi dhe për nga vlerat e shumëfishta, përbëjnë një thesar të çmuar në kulturat kombëtare përkatëse. Në komunikimin e përditshëm frazeologjia dhe shprehjet popullore janë pjesë e pandashme e të shprehurit. Kontakti i përditshëm i frazeologjisë së gjuhës shqipe me atë maqedonase shërbeu si një nga shtysat që të ndalemi te kjo pasuri dhe ta sjellim në një rrafsh përfshirës, sepse kjo pasuri lidhet historikisht me shqipen dhe argumenton se shqipja qysh herët ka qenë gjuhë figurative dhe me mundësi shumë të mëdha jo vetëm emërtuese, por edhe shprehëse. Marrëdhëniet semantike midis shprehjeve frazeologjike shprehen përmes polisemisë, homonimisë, sinonimisë dhe antonimisë. Polisemia, sinonimia dhe antonimia janë tipat themelor semantik të leksemave. Sipas D. Gortan-Premk(1997), këto bien në mekanizmat themelor, të cilët marrin pjesë në ndërtimin e sistemit leksikor. Për gjuhëtarët polisemia paraqet problem teorik në dallimin e polisemisë nga homonimia. D. Kristal vë në dukje kriterin etimologjik, me të cilin supozohet se homonimet janë krijuar nga fjalë të ndryshme formale. Rolin kryesor në zhvillimin e polisemisë së frazemave e ka aftësia e tyre në planin semantik dhe strukturor. Kështu, shembuj të tillë të frazeologjizmave ka edhe në FGJSH dhe në FGJM: Ma mor kafshatën e gojës / ми го зеде залакот од уста; ndan nga ushqimi / си дели од устата; gojë ka e gjuhë nuk ka (është i qetë dhe fjalëpakë) / уста има јазик нема. ~ 99 ~

KUMTESA Homonimia ngërthen në vete shprehjet frazeologjike të cilat janë identike për nga forma, por dallojnë në bazë të vlerës së tyre leksikore, prandaj ne duhet t’i kualifikojmë jo si forma të një frazeme, por si njësi të veçanta. Sinonimia është një lloj relacioni semantik midis leksemave, të cilat pjesërisht ose plotësisht përputhen sipas rëndësisë. Në rrafshin formal ato nuk kanë pika të përbashkëta, por janë të ngjashme për nga kuptimi. Në planin funksional, sinonimet njësi frazeologjike shprehin aftësi për t’u zëvendësuar me shprehje tjetër. Sinonimet ndërgjuhësore janë të llojeve të ndryshme. Për shembull, njësia frazeologjike Bën lojën strucit (dikush tenton të fshihet ose të shpëtojë nga ndonjë rrezik, duke u munduar më kot, ose duke menduar se po ia arrin qëllimit, ndërsa në maqedonisht themi нојева работа / punë struci; dy atllarë në një hu nuk lidhen / два камена лути не мелат брашно; kam një (gurë në zemër) brengë të madhe / камен ми лежи на срце;për kohë të vështira / за зор заман. Sipas strukturës, mund të përbëhen nga fjalë të njëjta (për shembull, nga mbiemri dhe emri, që po qe se përkthehen ndërrojnë vendet: në shqip vjen emri përpara, ndërsa në maqedonisht mbiemri, pastaj emri: rosë e egër / ; dokërr, trillim, gjepur / новинарска патка. Antonimet në të shumtën e rasteve paraqiten te frazemat foljore. Njësi frazeologjike të tilla janë: Theu qafën / shpëtoi kokën / губи глава – спаси глава; Është i fjalës – nuk është i fjalës / Го гази зборот – не го гази зборот; Pa ditën e bardhë – s’pa ditë të bardhë / Виде бел ден - не виде бел ден. Frazeologjizmat librore Këto frazeologjizma paraqiten në formën e shkruar, përkatësisht i takojnë gjuhës së shkruar. Këto frazeologjizma dallojnë nga shprehjet tjera frazeologjike, ose nga frazeologjia e gjuhës së folur – frazeologjia bisedimore, e cila në të shumtën e rasteve mbështetet në metaforat natyrale, të cilat rrjedhin nga vëzhgimi i veçorive fizike dhe psikike të njeriut, të natyrës etj. Këtë lloj të frazeologjizmave e gjejmë në publicistikë – gazetari, histori në letërsinë artistike etj., dhe karakterizohet me një stil të matur libror. Përdorimi i gjerë i tyre në jetë shoqërore, politike, kulturore, sportive dhe në tekstet tjera, të prezantuara në mjetet e informimit (të shtypit, dhe atyre elektronike – radios dhe televizionit), manifestohet në gjuhën e shkruar dhe në gjuhën e folur. Shprehjet e tilla frazeologjike i ndihmojnë autorit të ndonjë lajmi që sa më shpejt t’ia kumtojë dëgjuesit ose lexuesit. Të tilla janë: klima politike/политичка клима, и dorëzuan armët - го положија оружјето; forcat e armatosura - вооружени сили, игра на судбината etj. Ndërkaq, frazeologjitë librore në gjuhën e letërsisë artistike paraqiten në formë më të zgjeruar se ajo standarde. Me përdorimin e figurave të ndryshme, siç janë metafora, krahasimi, rima etj., shkrimtari, kryesisht, në formën e dialogut shfrytëzon frazeologjizma dielaktor, zhargone dhe bisedore. Disa autorë vetë krijojnë: Овде е јака авата, ама ни е слаба тавата. Karakteri i tyre vërehet edhe midis gjuhëve të largëta gjenetikisht dhe gjeografikisht, siç janë, bie fjala shqipja dhe maqedonishtja, midis të cilave ka shumë paralele. Ato dëshmojnë për ndikim të faktorëve të njëjtë mbi modelet kulturore kombëtare. Ndërkaq, nganjëherë midis frazeologjizmave shqipe dhe maqedonishte vërehen dallime, të cilat nuk zbatohen mbi ndryshimet sistemore. P. sh. shpeshherë togjeve shqipe ~ 100 ~

KUMTESA

Homonimia ngërthen në vete shprehjet frazeologjike të cilat janë identike për nga forma, por

dallojnë në bazë të vlerës së tyre leksikore, prandaj ne duhet t’i kualifikojmë jo si forma të

një frazeme, por si njësi të veçanta.

Sinonimia është një lloj relacioni semantik midis leksemave, të cilat pjesërisht ose plotësisht

përputhen sipas rëndësisë. Në rrafshin formal ato nuk kanë pika të përbashkëta, por janë të

ngjashme për nga kuptimi. Në planin funksional, sinonimet njësi frazeologjike shprehin

aftësi për t’u zëvendësuar me shprehje tjetër. Sinonimet ndërgjuhësore janë të llojeve të

ndryshme. Për shembull, njësia frazeologjike Bën lojën strucit (dikush tenton të fshihet ose

të shpëtojë nga ndonjë rrezik, duke u munduar më kot, ose duke menduar se po ia arrin

qëllimit, ndërsa në maqedonisht themi нојева работа / punë struci; dy atllarë në një hu

nuk lidhen / два камена лути не мелат брашно; kam një (gurë në zemër) brengë të

madhe / камен ми лежи на срце;për kohë të vështira / за зор заман. Sipas strukturës,

mund të përbëhen nga fjalë të njëjta (për shembull, nga mbiemri dhe emri, që po qe se

përkthehen ndërrojnë vendet: në shqip vjen emri përpara, ndërsa në maqedonisht mbiemri,

pastaj emri: rosë e egër / ; dokërr, trillim, gjepur / новинарска патка.

Antonimet në të shumtën e rasteve paraqiten te frazemat foljore. Njësi frazeologjike të tilla

janë: Theu qafën / shpëtoi kokën / губи глава – спаси глава; Është i fjalës – nuk është i

fjalës / Го гази зборот – не го гази зборот; Pa ditën e bardhë – s’pa ditë të bardhë /

Виде бел ден - не виде бел ден.

Frazeologjizmat librore

Këto frazeologjizma paraqiten në formën e shkruar, përkatësisht i takojnë gjuhës së

shkruar. Këto frazeologjizma dallojnë nga shprehjet tjera frazeologjike, ose nga frazeologjia

e gjuhës së folur – frazeologjia bisedimore, e cila në të shumtën e rasteve mbështetet në

metaforat natyrale, të cilat rrjedhin nga vëzhgimi i veçorive fizike dhe psikike të njeriut, të

natyrës etj. Këtë lloj të frazeologjizmave e gjejmë në publicistikë – gazetari, histori në

letërsinë artistike etj., dhe karakterizohet me një stil të matur libror.

Përdorimi i gjerë i tyre në jetë shoqërore, politike, kulturore, sportive dhe në tekstet

tjera, të prezantuara në mjetet e informimit (të shtypit, dhe atyre elektronike – radios dhe

televizionit), manifestohet në gjuhën e shkruar dhe në gjuhën e folur. Shprehjet e tilla

frazeologjike i ndihmojnë autorit të ndonjë lajmi që sa më shpejt t’ia kumtojë dëgjuesit ose

lexuesit. Të tilla janë: klima politike/политичка клима, и dorëzuan armët - го положија

оружјето; forcat e armatosura - вооружени сили, игра на судбината etj.

Ndërkaq, frazeologjitë librore në gjuhën e letërsisë artistike paraqiten në formë më

të zgjeruar se ajo standarde. Me përdorimin e figurave të ndryshme, siç janë metafora,

krahasimi, rima etj., shkrimtari, kryesisht, në formën e dialogut shfrytëzon frazeologjizma

dielaktor, zhargone dhe bisedore. Disa autorë vetë krijojnë: Овде е јака авата, ама ни е

слаба тавата. Karakteri i tyre vërehet edhe midis gjuhëve të largëta gjenetikisht dhe

gjeografikisht, siç janë, bie fjala shqipja dhe maqedonishtja, midis të cilave ka shumë

paralele. Ato dëshmojnë për ndikim të faktorëve të njëjtë mbi modelet kulturore kombëtare.

Ndërkaq, nganjëherë midis frazeologjizmave shqipe dhe maqedonishte vërehen

dallime, të cilat nuk zbatohen mbi ndryshimet sistemore. P. sh. shpeshherë togjeve shqipe

~ 100 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!