klikoni këtu.

klikoni këtu. klikoni këtu.

20.06.2013 Views

4 MBUMK - QTTB Vlorë HYRJE Shqipëria klasifikohet si një ndër vendet e rëndësishme të kultivimit të ullirit, për faktin se ajo shtrihet në brezin mesdhetar, me kushte klimatiko-tokësore shumë të përshtatshme për këtë kulturë. Kultivimi i ullirit ka një shtrirje gjeografike kryesisht në pjesën perëndimore, përgjatë gjithë bregdetit të Jonit e Adriatikut, dhe ngjitet në terrene kodrinore në thellësi në drejtim të pjesës qëndrore duke u përhapur në nëntë qarqe dhe në disa komuna dhe fshatra të vendit. Prej vitesh ullishtaria është konsideruar si një sektor bazë i bujqësisë shqiptare dhe si i tillë, në këto vitet e fundit investimet në këtë sektor, në shtimin e sipërfaqeve të mbjella dhe industrinë përpunuese, kanë ardhur duke u rritur. Megjithatë ky sektor vazhdon të ballafaqohet me probleme sa i përket ritmeve të zhvillimit dhe aktualisht është akoma larg potencialeve që ofron klima, toka dhe kërkesat e tregut të brendshëm dhe atij të huaj. Krahasuar me vendet e tjera të Mesdheut Shqipëria vazhdon të ketë numrin më të vogël të ullinjve për frymë të popullsisë si dhe normën më të ulët të konsumit të vajit në rajon. Në këto kushte qeveria shqiptare ka ndërmarrë iniciativën për një transformim tërësor të këtij sektori me objektiv rritjen me 4-5 herë të numrit të rrënjëve, futjen e teknologjive moderne në kultivim, rritjen e ndjeshme të prodhimit të ullirit për konsum dhe për vaj si dhe shtimin e të ardhurave për fermerët që merren me kultivimin e ullirit. Në këtë kuadër MBUMK ndërmori kryerjen e këtij studimi të plotë për ullishtarinë i cili synon të japë një panoramë të plotë të gjendjes aktuale në këtë sektor si dhe perspektivën e zhvillimit të tij në dhjetëvjeçarin e ardhshëm. Studimi i paraqitur jep në mënyrë të detajuar sipërfaqet ekzistuese të ullishtave në çdo rajon, komune dhe fshat të vendit si dhe përcakton ndërhyrjet që do të bëhen për riaftësimin e tyre. Në studim përcaktohen sipërfaqet e reja që do të mbillen të ndara në disa kategori si ato superintensive, intensive dhe tradicionale. Në këtë studim paraqitet shumë qartë situata e fidanishteve në vend dhe nevojat për prodhimin e fidanëve të certifikuar me qëllim plotësimin e nevojave për mbjelljet e reja duke u përqëndruar kryesisht në llojet autoktone. Në këtë kontekst studimi përcakton edhe strukturën e kultivarëve të ullirit dhe rajonizimin e tyre në shkallë vendi Në pjesën e fundit studimi shoqërohet me një program ekonomiko-financiar duke bërë një analizë të hollësishme të kostove për të gjithë komponentët e programit siç janë: rehabilitimet në sipërfaqet ekzistuese, mbjelljet e reja, sistemi i rrugëve, infrastruktura e ujitjes, mekanizimi i ullishtave si dhe kostot për ndërhyrjet në industrinë përpunuese. Studimi është drejtuar nga Qëndra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore Vlorë dhe në kryerjen e tij janë angazhuar një numër shumë i madh specialistësh nga i gjithë sistemi i bujqësisë në vend , nga Universiteti Bujqësor i Tiranës si dhe ekspert të huaj të cilët kanë kontribuar ndjeshëm me punën dhe mendimin shkencor të tyre, mjaft të kualifikuar, gjë për të cilën meritojnë të falënderohen. Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit

Studim: Gjendja aktuale e ullishtarisë dhe perspektiva e zhvillimit te saj I. GJENDJA E ULLISHTARISE Shqipëria është një vend me kapacitet prodhues prej rreth 56 000 ton ulli në vit dhe rreth 6000 ton vaj. Ullishtja zë 41 000 ha me 5 011 000 rrënjë të shpërdarndara në rreth 118 000 ferma të vogla. Vlera e prodhimit bujqësor të sektorit të ullirit është rreth 30 milion €. Shpërndarja e ullishteve në shkallë vendi paraqitet sipas të dhënave të tabelës 1. Tabela 1. Shpërndarja territoriale e sipërfaqeve me ullishte Qarqet Sipërfaqe toke bujqësore 000/ha Sipërfaqe e ullishteve 000/ha Sipërfaqe ullishte ne % ndaj tokës bujqësore Berat 53,0 6,7 12,6 Durrës 40,7 2,5 6,1 Elbasan 73,0 2,9 3,9 Fier 122,0 7,1 5,8 Gjirokastër 45,0 1,2 2,6 Lezhë 35,0 0,3 0,9 Shkodër 50,6 1,1 2,2 Tiranë 56,6 4,5 8,0 Vlorë 63,0 14,7 23,3 Totali 40,9 5,9 Burimi: Vjetari Statistikor 2008, MBUMK (Për qarqet në të cilat kultivohet ulliri) Ne siperfaqen bujqesore ullishtja ze rreth 5,9% te tokes se punueshme ne shkalle vendi. Ky tregues është më i lartë në qarkun e Vlorës me 23,3% dhe të Beratit me 12,6%, të cilat kanë dhe sipërfaqet më të mëdha, ndjekur nga qarku i Fierit dhe Tiranës. Në këto katër qarqe janë përqëndruar 84,7% e ullishteve. Tabela 2. Të dhënat për prodhimin sipas qarqeve. Qarqet Prodhimi 000/Ton Prodhimi në % ndaj ndaj totalit Berat 12,6 22,5 Durrës 3,4 6,1 Elbasan 7,7 13,7 Fier 10,8 19,3 Gjirokastër 0,9 1,6 Lezhë 0,5 0,9 Shkodër 1,3 2,2 Tiranë 8,1 14,4 Vlorë 10,8 19,3 TOTALI 56,1 100,0 Burimi: Vjetari Statistikor 2008, MBUMK 5

4

MBUMK - QTTB Vlorë

HYRJE

Shqipëria klasifikohet si një ndër vendet e rëndësishme të kultivimit të ullirit, për

faktin se ajo shtrihet në brezin mesdhetar, me kushte klimatiko-tokësore shumë të

përshtatshme për këtë kulturë. Kultivimi i ullirit ka një shtrirje gjeografike kryesisht

në pjesën perëndimore, përgjatë gjithë bregdetit të Jonit e Adriatikut, dhe ngjitet në

terrene kodrinore në thellësi në drejtim të pjesës qëndrore duke u përhapur në nëntë

qarqe dhe në disa komuna dhe fshatra të vendit.

Prej vitesh ullishtaria është konsideruar si një sektor bazë i bujqësisë shqiptare dhe

si i tillë, në këto vitet e fundit investimet në këtë sektor, në shtimin e sipërfaqeve të

mbjella dhe industrinë përpunuese, kanë ardhur duke u rritur.

Megjithatë ky sektor vazhdon të ballafaqohet me probleme sa i përket ritmeve të

zhvillimit dhe aktualisht është akoma larg potencialeve që ofron klima, toka dhe

kërkesat e tregut të brendshëm dhe atij të huaj. Krahasuar me vendet e tjera të

Mesdheut Shqipëria vazhdon të ketë numrin më të vogël të ullinjve për frymë të

popullsisë si dhe normën më të ulët të konsumit të vajit në rajon.

Në këto kushte qeveria shqiptare ka ndërmarrë iniciativën për një transformim tërësor

të këtij sektori me objektiv rritjen me 4-5 herë të numrit të rrënjëve, futjen e teknologjive

moderne në kultivim, rritjen e ndjeshme të prodhimit të ullirit për konsum dhe për vaj si

dhe shtimin e të ardhurave për fermerët që merren me kultivimin e ullirit.

Në këtë kuadër MBUMK ndërmori kryerjen e këtij studimi të plotë për ullishtarinë i

cili synon të japë një panoramë të plotë të gjendjes aktuale në këtë sektor si dhe

perspektivën e zhvillimit të tij në dhjetëvjeçarin e ardhshëm.

Studimi i paraqitur jep në mënyrë të detajuar sipërfaqet ekzistuese të ullishtave në

çdo rajon, komune dhe fshat të vendit si dhe përcakton ndërhyrjet që do të bëhen për

riaftësimin e tyre. Në studim përcaktohen sipërfaqet e reja që do të mbillen të ndara në

disa kategori si ato superintensive, intensive dhe tradicionale.

Në këtë studim paraqitet shumë qartë situata e fidanishteve në vend dhe nevojat për

prodhimin e fidanëve të certifikuar me qëllim plotësimin e nevojave për mbjelljet e reja

duke u përqëndruar kryesisht në llojet autoktone. Në këtë kontekst studimi përcakton

edhe strukturën e kultivarëve të ullirit dhe rajonizimin e tyre në shkallë vendi

Në pjesën e fundit studimi shoqërohet me një program ekonomiko-financiar duke bërë

një analizë të hollësishme të kostove për të gjithë komponentët e programit siç janë:

rehabilitimet në sipërfaqet ekzistuese, mbjelljet e reja, sistemi i rrugëve, infrastruktura e

ujitjes, mekanizimi i ullishtave si dhe kostot për ndërhyrjet në industrinë përpunuese.

Studimi është drejtuar nga Qëndra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore Vlorë dhe

në kryerjen e tij janë angazhuar një numër shumë i madh specialistësh nga i gjithë

sistemi i bujqësisë në vend , nga Universiteti Bujqësor i Tiranës si dhe ekspert të huaj

të cilët kanë kontribuar ndjeshëm me punën dhe mendimin shkencor të tyre, mjaft të

kualifikuar, gjë për të cilën meritojnë të falënderohen.

Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!