19.06.2013 Views

Korniza për veprim - UNDP Kosovo

Korniza për veprim - UNDP Kosovo

Korniza për veprim - UNDP Kosovo

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

OZHM-të në Evropën qendrore dhe lindore, si dhe në BSHP: prioritetet, sfi dat dhe mundësitë

tregut (veçanërisht pasi shumë vende të EQL/

BSHP-së kanë ekonomi të vogla dhe të hapura),

emigracioni, trafi kimi dhe përhapja e sëmundjeve

ngjitëse siç janë HIV/AIDS dhe tuberkulozi. Raporti

i Projektit të Mijëvjeçarit të KB-së2 pranon lidhjen

ndërmjet të mirave publike dhe OZHM-ve, dhe

rekomandon ofrimin e të mirave të tilla rajonale si:

• Investimi në infrastrukturën transnacionale

për transport, energji dhe menaxhim të ujit,

përfshirë autostradat, rrjetet elektrike, rrjetet e

telekomunikacionit dhe rrjetet e naftësjellësve

dhe gazsjellësve;

• Menaxhimi i bashkërenduar i problemeve

mjedisore transnacionale;

• Krijimi ose forcimi i institucioneve për

promovimin e bashkëpunimit ekonomik me

theks të veçantë në bashkërendimin dhe

harmonizimin e politikave dhe procedurave

tragtare;

• Krijimi ose forcimi i mekanizmave politikë për

promovimin e dialogut rajonal dhe ndërtimin

e konsensusit.

Raporti i Mijëvjeçarit poashtu bën thirrje për

mbështetje ndërkombëtare në ofrimin e të mirave

të tilla publike rajonale, si dhe për integrimin e

tyre në strategjitë kombëtare për zvogëlimin e

varfërisë, të bazuara në OZHM-të.

Vendet e EQL/ BSHP-së ofrojnë shembuj të

fuqishëm se sa përfi tohet nga një bashkëpunim

i tillë transnacional – si dhe sa është çmimi nëse

ky bashkëpunim mungon. Zgjerimi i Bashkimit

Evropian në maj të vitit 2004 dhe ndikimi i tij i

vazhdueshëm në Evropën Juglindore (i lidhur

me mundësinë e zgjerimit të mëtejshëm) tregon

se si integrimi i suksesshëm dhe bashkëpunimi

shumëkombësh ka sjell bonuse tejet të mëdha

për vendet e EQL-së. BE-ja ofron një efekt të

rëndësishëm demonstrues se si mund të rriten

siguria, prosperiteti dhe zhvillimi përmes

bashkëpunimit ndërqeveritar. Kjo bëhet përmes

një modeli që respekton sovranitetin e shteteve

më të vogla derisa ndihmon ekonomitë e dobëta

të zënë hapin në zhvillim, duke kombinuar

integrimin ekonomik rajonal me ndihmën

drejtuar kah zhvillimi i institucioneve. Përveç

reformave ankoruese në shumë vende të EQLsë,

BE-ja ka kontribuar gjerësisht në stabilitetin e

Evropës Juglindore (shih kapitullin 2).

Për dallim nga kjo, sukseset në integrimin

ekonomik transnacional ndërmjet shteteve të

BSHP-së kanë qënë shumë modeste. Kjo mund

të thuhet veçanërisht për Azinë Qendrore,

ku mungesa e një bashkëpunimi të fuqishëm

ekonomik ka pasur ndikim mjaft të madh në

cilësinë e mjedisit – veçanërisht në vendet e vogla

më të varfëra (shih Rubrika 4.9)

Rubrika 4.9 Bashkëpunimi rajonal për zhvillim njerëzor dhe siguri njerëzore në Azinë Qendrore

Raporti i UNDP-së për zhvillimin njerëzor rajonal mbi Bashkëpunimin rajonal për zhvillimin

njerëzor dhe sigurinë njerëzore në Azinë Qendrore përqëndrohet në problemet e bashkëpunimit

dhe integrimit ndërkombëtar në mes të pesë vendeve të Azisë Qendrore (Kazakistanit,

Kirgistanit, Taxhikistanit, Turkmenistanit dhe Uzbekistanit) dhe përpiqet që të ndërtojë

konsensusin rreth çështjeve të rëndësishme të këtij rajoni. Raporti fokusohet në dimensionet

rajonale të tregtisë, transportit dhe tranzitit, investimit privat dhe integrimit të sektorit fi nanciar,

ujit, energjisë, mjedisit, emigrimit, shëndetësisë dhe arsimit dhe parandalimit të katastrofave,

rreziqeve natyrore dhe atyre të shkaktuara nga njeriu. Ai poashtu trajton kufi zimet politike dhe

institucionale rreth bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar përtej Azisë Qendrore dhe i lidh

ato me perspektivën kombëtare për arritjen e OZHM-ve.

Raporti sjell përfundimin se:

• Bashkëpunimi dhe integrimi rajonal do t’iu sjell përfi time të mëdha popujve të Azisë

Qendrore dhe do të kontribuoj në arritjen e OZHM-ve. Zvogëlimi i pengesave për tregti dhe

transport brenda dhe jashtë rajonit, menaxhimi i përmirësuar rajonal i ujit dhe energjisë, një

qasje rajonale ndaj luftës kundër HIV/ AIDS-it, rritja e standardeve të shkollimit, gatishmëria

rajonale dhe kapacitetet e reagimit duhet të jenë elemente të rëndësishme të agjendës së

bashkëpunimit rajonal.

• Qeverisja e dobët e pasqyruar në kapacitetin e dobët institucional, me nivele të larta të

korrupsionit dhe me perspektivë të kufi zuar për shumicën e njerëzve që të marrin pjesë në

përpilimin e agjendave zhvillimore kombëtare të këtyre vendeve, paraqet pengesë serioze për

të përfi tuar nga bashkëpunimi dhe integrimi ndërkombëtar. Një qeverisje më e mirë është kyçe

për të krijuar një Azi Qendrore të integruar, me prosperitet dhe stabile.

• Bashkësia ndërkombëtare është shumë e interesuar për zhvillimin njerëzor dhe sigurinë

njerëzore në Azinë Qendrore. Kina dhe Rusia, si dhe donatorët kryesorë ndërkombëtar, që nga

viti 2001 kanë intensifi kuar mbështetjen e tyre për bashkëpunim dhe integrim rajonal në Azinë

Qendrore. Kjo mbështetje duhet të vazhdojë dhe duhet të fokusohet në forcimin e institucioneve

më të rëndësishme rajonale.

Burimi: Zyra e UNDP në Poloni.

Në Azinë Qendrore,

mungesa e një

bashkëpunimi të mirë

rajonal ka pasur një

ndikim të konsiderueshëm

në zhvillimin ekonomik

dhe në cilësinë e mjedisit

– veçanërisht në vendet e

vogla më të varfëra

87

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!