19.06.2013 Views

Korniza për veprim - UNDP Kosovo

Korniza për veprim - UNDP Kosovo

Korniza për veprim - UNDP Kosovo

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

OZHM-të në Evropën qendrore dhe lindore, si dhe në BSHP: prioritetet, sfi dat dhe mundësitë

madhe në këtë aspekt. Gjithashtu edhe çështjet

e vetrregullimit dhe llogaridhënies së OSHC-ve

mbesin ende mjaft problematike në shtetet e

EQL/BSHP-së. Në anën tjetër resurset, ekspertiza

dhe lidhjet e OSHC-ve me komunitetin lokal, me

grupet në gjendje të vështirë dhe me partnerët e

jashtëm mund të mobilizojnë resurse shtesë për

fushatat e OZHM-ve dhe mund të ndihmojnë që

masat për zvogëlimin e varfërisë të arrijnë më

lehtë tek ata që kanë më së shumti nevojë. Në

këtë aspekt, bashkëpunimi në mes të shtetit dhe

aktorëve të OSHC-ve rreth OZHM-ve mund të

jetë një propozim ku të dyja palët do të fi tojnë.

Sektori privat dhe OZHM-të

Ndonëse përgjegjësia kryesore për arritjen e

OZHM-ve i takon qeverive, perspektivat për

Rubrika 4.7 Atyrau: partneriteti në mes të ChevronTexaco, Citibank Kazakistan dhe UNDP-së për

promovimin e zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme

Partneriteti

Si udhëheqëse e konzorciumit Tengizchevroil, i krijuar në vitin 1993 për zhvillimin e fushave

të naftës Tengiz në Kazakistanin perëndimor, qeveria kërkoi nga ChevronTexaco (në atë kohë

quhej Chevron) që të përshtasë planin e vet të biznesit me objektivat e zhvillimit ekonomik

dhe social të vendit. Chevron kërkoj mbështetje nga UNDP-ja, e cila tanimë kishte krijuar një

përvojë në promovimin e ndërmarrësisë vendore përmes qendrave këshilluese dhe skemave të

mikrokredive. Chevroni ishte i interesuar që të angazhohet në zhvillimin e biznesit të vogël në

rajonin Atyrau (ku gjendet Tengizi), si dhe në projektin e investimit të UNDP-së në zhvillimin e

biznesit në Kazakistan.

Ky partneritet ishte i përqëndruar në krijimin dhe zgjerimin e nismave për zhvillimin ekonomik

lokal që janë në përputhje me planet zhvillimore të qeverisë dhe të ngritura mbi kompetencat

bazë të partnerëve. Ai u zhvillua në tri projekte në Atyrau duke u përqëndruar në qendrën e

këshillimit për biznes, qendrën për mikrokredi dhe në një inkubator të biznesit.

Qendra e këshillimit për biznes u krijua në vitin 1999 për promovimin e zhvillimit të biznesit të

vogël dhe të mesëm përmes ndihmës për mikrobizneset, krijimin e bizneseve të vogla dhe për

ndërmarrjet ekzistuese. Kjo qendër ofronte një paketë shërbimesh: informacione, konsultime

rreth aspekteve të ndryshme të veprimtarisë afariste, ndihmë në përgatitjen e planeve të

biznesit, aftësim dhe qasje në kredi. Pothuajse në të njëjtën kohë, aktivitetet e qendrës për

mikrokredi në Atyrau patën një zgjerim të konsiderueshëm, veçanërisht sa i përket dhënies së

mikrokredive grupeve të të rinjve të moshës madhore me të ardhura të ulta, të rriturve të rinj

me të ardhura të ulta dhe punëtorëve të papunë që kërkonin vetëpunësim në ndërmarrësinë

e vogël. Në vitin 2002, këto projekte u përplotësuan me hapjen e lokaleve për të shërbyer si

inkubatorë për biznes.

Chevroni ka ofruar një fi nancim prej rreth 1 milionë dollarësh për këto projekte të cilat përfi tuan

edhe nga një angazhim më i madh i administratës lokale të Atyraut, UNDP-së dhe Organizatës

për Zhvillim Industrial të Kombeve të Bashkuara (UNIDO). Citibank poashtu ka luajtur një rol kyç

në këtë partneritet, duke kontribuar me 100,000 dollarë për themelimin e Inkubatorit të Biznesit

në Atyrau dhe duke shfrytëzuar si duhet kontaktet e shumta globale të Citicorp-it në biznesin

e naftës.

Duke përmirësuar qasjen në shërbime të biznesit, në kredi, aftësim dhe në mundësi për

vetëpunësim në rajonin e Atyraut, ky partneritet ka ndihmuar në uljen e shkallës së varfërisë

dhe në shpërndarjen më të gjerë të energjisë dhe pasurive minerale të Kazakistanit – që të

dyja këto prioritete kryesore të qeverisë. Në këtë mënyrë, partneriteti është duke ndihmuar

Kazakistanin të arrijë OZHM-të – veçanërisht sa i përket OZHM1 (zvogëlimi i varfërisë dhe urisë),

por edhe objektivat tjera. Qeveria ka theksuar mbështetjen e UNDP-së për objektivat zhvillimore

kombëtare:

“Ne kemi qënë me fat që kemi një personel të aftë, energjik dhe kreativ të UNDP-së përgjegjës për

Qendrën Këshillimore për Biznes dhe për Programin e mikrokredisë, gjë që ka bërë që partneriteti

ynë të ketë ndikim të madh. Si rezultat i punës së tyre të përkushtuar ne menduam se investimi ynë

në këto dy projekte të veçanta ishte duke pasur rezultat. Fondet tona menaxhoheshin me kujdes dhe

projektet shënonin progres të vazhdueshëm.”

Yerzhan Karymsakov, Zyrtar për çështje qeveritare dhe marrëdhënie publike, Chevron

ChevronTexaco ka kuptuar se interesat e saja afatgjate në rajonin e Kaspikut më së miri ruhen

në një klimë më të mirë të biznesit dhe vullnetit të mirë që është krijuar në Atyrau. Angazhimi i

vazhdueshëm i Chevron Texaco-s në këtë partneritet theksohet me pjesëmarrjen e menaxhmentit

në rishikimet periodike dhe në monitorim. Madje, Chevroni është përpjekur që të përsërisë këtë

partneritet në Programin për Ndërmarrjet në Angolë, i themeluar në nëntor të vitit 2002.

83

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!