19.06.2013 Views

Korniza për veprim - UNDP Kosovo

Korniza për veprim - UNDP Kosovo

Korniza për veprim - UNDP Kosovo

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Edhe në vendet e tjera ku femrat kanë shkallë më

të lartë të shkollimit (p.sh. Kazakistan, Kirgistan), kjo

nuk dmth. detyrimisht që femrat kanë të ardhura

apo mundësi të barabarta në vende të punës.

Si edhe në vende të tjera të BSHP-së, femrat në

Azinë Qendrore janë të koncentruara në punësim

rural dhe të shërbimit publik, ku pagat janë një e

katërta gjer më një e teta e niveleve që paguhen

për punë industriale. Pagat relative të femrave

kanë zbritur gjatë 10 viteve të fundit: ku femrat

në Kazakistan dhe Taxhikistan kanë fi tuar gjer në

tri të katërtat e pagave të meshkujve gjatë viteve

1996 - 1998, gjer në vitin 2001 ato kanë rënë gjer

në 58 dhe 65 për qind. 67 Kur këto ndërthuren me

zbritjet e mëdha të vlerës së vërtetë të benefi teve

sociale të fi nancuara nga shteti (nga të cilat femrat

posaçërisht shumë varen), pagat në rënie kanë

përshpejtuar rritjen e varfërisë në disa shtete të

Azisë Qendrore. Familjet me nëna që janë prind

i vetëm (të cilat mesatarisht kanë katër fëmijë në

Taxhikistan) mbeten veçanërisht të ndjeshme nga

varfëria. 68

Raportet kombëtare për Kazakistan, Taxhikistan,

Turkmenistan dhe Uzbekistan të gjitha janë zotuar

që të eliminojnë pabarazitë gjinore në arsimimin

fi llestar dhe të mesëm gjer në vitin 2005, dhe

në të gjitha nivelet e arsimimit gjer në vitin

2015. Raporti i Taxhikistanit në veçanti ka qenë

i brengosur mbi trendet e regjistrimit të femrave

në shkollat e mesme dhe në të larta sesa ato të

mesme: normat e regjistrimit të femrave zbresin

nga mbi 46 për qind në klasën e nëntë gjer nën 38

për qind në klasën e njëmbëdhjetë, dhe vetëm 25

për qind në universitete. 69 Raporti i Uzbekistanit

i kushton vëmendje të veçantë përmirësimit të

balanceve gjinore në arsimim më të lartë gjer në

vitin 2015. Raportet kombëtare nga Kirgistani

dhe Turkmenistani përqendrohen në zbritjen e

dallimeve në paga bazuar në gini gjer në vitin 2015.

Raportet kombëtare në Azinë Qendrore gjithashtu

përqendrohen në pozitën e pagave të femrave me

rastin e punësimit (Uzbekistan), dhe mbi sigurimin

e barazisë së përqindjeve të pjesëmarrjes së

fuqisë punëtore të femrave me atë të meshkujve

(Kirgistan).

Tabela 3.5 Lëshimi i dioksidit të karbonit në

vendet e Azisë qendrore

Vendi

Tonat e dioksidit të

karbonit të lëshuar në

milionë $ të BPV-së

Dallimi nga

mesatarja

globale (%)

Azia qendrore* 1,605 +294

Kirgistani 580 +43

Taxhikistani 879 +116

Kazakistani 1,437 +253

Uzbekistani 2,007 +393

Turkmenistani

* Mesatarja e ponderuar

Burimi: WEF et al., 2005.

3,122 +667

Objektivi 4: Zbritja e vdekshmërisë së

fëmijëve në Azinë Qendrore

Si edhe në shumë vende të tjera të BSHP-së,

metodologjitë kombëtare për raportim të

vdekshmërisë së foshnjave (dhe atyre amënore) në

Azinë Qendrore nuk janë tërësisht në përputhje me

standardet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë

si dhe të organeve të tjera ndërkombëtare. Shtetet

e Azisë Qendrore ende mbështeten në standardet

sovjetike, sipas së cilave: “fëmija i lindur tejet herët,

apo i një peshe tejet të ulët të lindjes, apo i cili nuk

ka mbijetuar javën e parë, nuk do të konsiderohej

lindje e gjallë”. 70 Shumë vdekje të foshnjave për këtë

arsye klasifi kohen si dështime, gjë që shpien drejt

një nënraportimi të caktuar të (gjë që në vende të

tjera konsiderohet të jetë) vdekshmëri e foshnjave.

Veç kësaj, në disa raste, stafi i spitalit frikohet nga

pasojat e “akuzave të neglizhencës nga autoritetet

më të larta” të cilat mund të paraqiten si rezultat i

raporteve të vdekshmërisë së foshnjave; përderisa

prindërit në disa raste heqin dorë nga regjistrimi

i vdekjes së foshnjave për shkak të shpenzimeve

të udhëtimit dhe të regjistrimit. 71 krahasuar

me të dhënat zyrtare administrative, të dhënat

e anketave mbi vdekshmërinë e foshnjave 72

mund të paraqesin një gjendje shumë më pak të

favorshme. 73

Sidoqoftë, edhe të dhënat zyrtare mbi vdekshmërinë

e foshnjave nga Azia Qendrore ofrojnë arsye për tu

brengosur. Vendet e Azisë Qendrore kanë veçori

të dyshimtë që janë vendet e vetme të Evropës

Qendrore dhe Lindore / BSHP-së (së bashku me

Azerbejxhanin) të cilat kanë regjistruar norma të

vdekshmërisë së foshnjave mbi 50 vdekje për çdo

1,000 lindje. Gjithashtu, vendet e Azisë Qendrore

në tërësi kanë arritur pak përparim në zbritjen e

vdekshmërisë së foshnjave gjatë viteve të 1990-ta;

dhe normat e tyre të vdekshmërisë së fëmijëve në

realitet janë keqësuar. 74 Në anën tjetër, përderisa

normat e Taxhikistanit mbi vdekshmërinë në

mesin e foshnjave (si dhe fëmijëve nën moshën

pesë vjeçare) janë ngritur ndërmjet viteve 1970

dhe 1990, që nga atëherë normat e vdekshmërisë

së foshnjave kanë zbritur gati përgjysmë.

Shumica e raporteve kombëtare të Azisë Qendrore

nuk është për tu çuditur që kërkojnë zbritje të larta

të normave të vdekshmërive të foshnjave dhe

fëmijëve gjer në vitin 2015. Raportet nga Kazakistani,

Kirgistani, Taxhikistani dhe Uzbekistani 75 kanë

dhënë zotime për të zbritur normën e vitit 1990

për dy të tretat. Raporti i Uzbekistanit gjithashtu

thekson rrezikun e rëndësishëm të nën-vlerësimit

të vdekshmërisë së fëmijëve që mbështetet vetëm

në të dhënat administrative. Raporti kombëtar i

Turkmenistanit kërkon zbritjen e vdekshmërisë së

raportuar të foshnjave nga 47 (në vitin 1990) në 10

raste për 1,000 lindje në vitin 2015.

Një sërë raportesh kombëtare shohin përqindjen e

Agjendat kombëtare e OZHM-ve

Kushtet mjedisore në Azinë

qendrore janë më të këqija

se mesataret botërore dhe

kanë tendencë përkeqësimi

Vendet e Azisë qendrore

ballafaqohen me sfi da

të mëdha në sigurimin e

qasjes në ujë të sigurtë dhe

në sisteme të menaxhimit

të mbeturinave

67

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!