19.06.2013 Views

Korniza për veprim - UNDP Kosovo

Korniza për veprim - UNDP Kosovo

Korniza për veprim - UNDP Kosovo

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

të reja për ndërmarrësinë e femrave: femrat janë

më mirë të përfaqësuara në mesin e pronarëve

të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në disa

nga vendet e reja anëtare sesa në shtetet anëtare

të mëhershme. Proporcioni i pagave të femrave

ndaj të meshkujve në Lituani dhe Letoni (0.67

dhe 0.69) është pothuajse dy herë më i lartë sesa

proporcioni i raportuar në Maltë dhe Qipro (ku

femrat përfi tojnë një proporcion prej 0.37 dhe

0.47 ndaj meshkujve). 15

Sidoqoftë, pa marrë parasysh faktin që shpesh

gëzojnë nivele më të larta të arsimimit,

përfi timet mesatare të femrave nuk janë të njëjtit

nivel me të meshkujve. Mëtej, ristrukturimi i

politikës ekonomike dhe sociale në disa raste ka

zvogëluar kontrollin e femrave mbi jetën e tyre.

Femrat mbesin seriozisht të nënpërfaqësuara në

pozita udhëheqëse në institucione afariste dhe

politike, dhe kanë më shumë gjasë që të preken

nga papunësia, posaçërisht të një kohëzgjatjeje

më të madhe.

Raportet kombëtare nga Republika Çeke,

Lituania, Polonia, Sllovakia dhe Sllovenia

theksojnë barazinë gjinore në ambiente publike,

profesionale familjare, si dhe fuqizimin e femrave

në këto ambiente. Pranimi në BE edhe mëtej ka

theksuar rëndësinë e sigurimit që mundësitë

për një jetë të ndershme dhe avancim në sferat

profesionale dhe publike janë të barabarta për të

dyja gjinitë. Nevoja për të minimizuar dallimet e

paarsyeshme në paga ndërmjet meshkujve dhe

femrave theksohet si simptomi më i dukshëm

i pabarazive më të përgjithshme të tregut të

fuqisë punëtore. Çështjet e qasjes në tregun e

fuqisë punëtore dhe bashkërendimit të kushteve

të punës me nevojat e femrave gjithashtu janë

me rëndësi.

Raportet kombëtare të OZHM-ve në shtetet e

reja anëtare në përgjithësi trajtojnë dallimin

ndërmjet pagave të femrave dhe meshkujve

si simptomin më të theksuar të pabarazisë

gjinore. Raportet e tri shteteve (Republikës

Çeke, Lituanisë dhe Sllovenisë) kanë vendosur

këtë çështje si më të lartën në agjendat e tyre

të OZHM 3. Edhe pse proporcioni i pagave të

femrave ndaj atij të meshkujve është përmirësuar

paksa që nga mesi i viteve të 1990-ta, 16 ende

mbesin pabarazi të konsiderueshme. Raporti

lituanez kërkon “sigurimin e pagave të barabarta

për punë të barabartë dhe punë të vlerës së

barabartë”, përderisa raportet e tjera vendosin

vlerën e synuar për pagat e femrave (krahasuar

me të meshkujve) në shifrën prej 80 dhe 90 për

qind (Republika Çeke dhe Sllovenia). Strukturat

e punësimit duhet të ndryshohen në mënyrë që

të eliminohen këto dallime, pasi që në shumicën

e vendeve femrat janë të nënpërfaqësuara në

profesionet e paguara mirë.

Vendimmarrja e femrave është një fushë tjetër

brengosëse në mesin e shteteve të reja anëtare,

dhe raportet e dy vendeve (Republikës Çeke

dhe Sllovenisë) rekomandojnë përcaktimin

e synimeve për përfaqësimin parlamentar të

femrave. Edhe pse femrat përbëjnë gjer në

70 për qind të punonjësve profesionalë dhe

teknik në shtetet e reja anëtare postkomuniste,

mesatarisht përfaqësimi i tyre në nivelin e

zyrtarëve, menaxherëve të lartë si dhe të

parlamentit janë të një për qindje pak më

të lartë se gjysma e kësaj shifre. Përfaqësimi

i femrave në pozita të autoritetit është në

gjysmën e këtyre niveleve në Qipro dhe Maltë.1

Raportet kombëtare kërkojnë vëmendje ndaj

asaj që mund të jetë ‘maksimumi i thyeshëm’

në afarizëm, si dhe nevojën për të stimuluar

interesimin e femrave në kërkim të pozitave të

arta. Synimet e përpiluara në raportin lituanez

pretendojnë një ngritje në përfaqësimin e

femrave në kuvend, këshilla të qytetit si dhe

në afarizëm. Një strategji afatgjate e ngritjes së

vetëdijes në mesin e femrave, siç është kërkuar

në raportin lituanez, duket të jetë esenciale për

ngritjen e normave tejet të ulëta të përfaqësimit

parlamentar në shtetet e Evropës Qendrore, të

cilat nuk kanë tejkaluar shifrën prej 15 për qind

që nga pjesa e hershme e viteve të 1990-ta.

Ndikimi i pabarabartë i ristrukturimit të tregut të

fuqisë punëtore mbi meshkujt dhe femrat merr

vëmendje të veçantë në raportin polak, i cili (që

së bashku me Sllovakinë) raporton papunësinë

më të lartë me rastin e fi llimit të tranzicionit; ky

dallim është zgjeruar në 30 për qind gjer në vitin

2000. Papunësia afat-gjate tanimë prek femrat

polake 50 për qind më shumë sesa meshkujt

polakë.

Në përgjithësi, raportet kombëtare sugjerojnë

që barazia gjinore mbetet një synim vështirë i

arritshëm në vendet e reja anëtare, synim ky i cili

në mënyrë të ndryshme edhe është ndihmuar

dhe penguar nga pasojat sociale të tranzicionit.

Mbetet për tu parë nëse përparësitë e arsimimit

më të mirë si dhe mundësitë e fuqisë punëtore

për femrat (posaçërisht ato me aftësi të larta)

do të tejkalojnë zbritjet e mbrojtjes sociale si

dhe sigurinë socio-ekonomike të ndërlidhur

me gjendjet e mbitatimuara të mirëqenies dhe

normat e larta të papunësisë.

Objektivi 4: Zvoglimi i vdekshmërisë së

foshnjave në vendet e reja

anëtare të BE-së

Vendet e reja anëtare të BE-së kanë përjetuar

zbritje domethënëse në normat e vdekshmërisë

së foshnjave dhe fëmijëve nën pesë vjeçar,

të cilat në përgjithësi krahasohen në mënyrë

mjaft të favorshme me normat në vende të

tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore / BSHPsë.

Vdekshmëria e foshnjave dhe fëmijëve nën

pesë vjeçar në Republikën Çeke është zbritur

përgjysmë që nga viti 1990, si dhe ka zbritur

Agjendat kombëtare e OZHM-ve

Raportet kombëtare

kërkojnë vëmendje për

atë që mund të quhet

‘maksimumi i thyeshëm’ në

afarizëm

Shtetet e reja anëtare të

BE-së kanë pasur zbritje

të konsiderueshme të

normave të vdekshmërisë

së foshnjave dhe të

fëmijëve nën pesë vjeçar

Shtetet e reja anëtare

të BE-së tanimë gëzojnë

normat më të ulëta të

vdekshmërisë së nënave në

lindje në mesin e vendeve

të Evropës Qendrore dhe

Lindore / BSHP-së

49

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!