19.06.2013 Views

Korniza për veprim - UNDP Kosovo

Korniza për veprim - UNDP Kosovo

Korniza për veprim - UNDP Kosovo

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

32

OBJEKTIVET ZHVILLIMORE TË MIJËVJEÇARIT: KORNIZA PËR VEPRIM

Papunësia është brengë e

posaçme: nivelet e

papunësisë në Ballkanin

perëndimor në vitin

2004 kanë arritur rreth 22

për qind

Përjashtimi social në mesin

e grave zakonisht është më

delikat në fushat të cilat

janë të prekura më

rëndë nga konfl ikti apo

papunësia strukturore

Normat e përhapjes së

tuberkulozit dhe HIV/ AIDS

mbeten të ulëta, por duket

se janë duke u ngritur

gjetjen e punës, si dhe papunësia në mesin e më

të arsimuarve paraqet destimulim të madh për

vazhdim të arsimimit. Në të njëjtin aspekt, cilësia

(jo sasia) e mësimdhënies duken të jenë problem

në një numër të këtyre vendeve. Të dhënat

nga anketa ndërkombëtare mbi arsimimin e

të rriturve tregon se qytetarët e Hungarisë,

Polonisë dhe Sllovenisë hasin në vështirësi të

mëdha në interpretimin e informatave krahasuar

me qytetarët e vendeve të tjera të Organizatës

për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik,

posaçërisht lidhur me përpunimin e të dhënave

sasiore, kuptimit të tekstit, si dhe mësimit të

aftësive të reja të punës. Këto probleme të

cilat janë theksuar në raportet kombëtare të

Objektiveve Zhvillimore të Mijëvjeçarit për

këto vende, theksojnë nevojën për reforma të

mëtejme në tregjet e fuqisë punëtore si dhe në

sistemet e arsimimit.

Edhe pse regjistrimi në shkollat fi llestare

dhe të mesme si dhe normat e përfundimit

në vendet e reja anëtare në përgjithësi janë

mjaft të krahasueshme me shifrat e vendeve

të tjera të Organizatës për Bashkëpunim dhe

Zhvillim Ekonomik, edhe sistemet e arsimimit

shpesh dështojnë që të adresojnë në mënyrë

të efektshme çështjet e përjashtimit social

për romët si dhe grupet e tjera të rrezikuara.

Të dhënat e anketimit të UNDP/ Organizatës

Botërore për Punë shfaqin që më pak se 5 për

qind të romëve në Republikën Çeke, Hungari

dhe Sllovaki kryejnë shkollën e mesme, dhe

deri në 30 për qind nuk kryejnë arsimimin fi llor.

Suksesi në shkollë i fëmijëve romë pengohet nga

kombinimi i statusit të ulët socio-ekonomik të

komuniteteve të romëve, gjë që është evidente

në nivelin e ulët të përgatitjes parashkollore,

si dhe në paragjykimet e mbajtura nga

mësimdhënësit dhe administratorët e shkollave

lidhur me potencialin e grupit për sukses. Gjasat

për integrim të suksesshëm në tregun e fuqisë

punëtore mëtej pakësohen për studentët

romë në klasa të ndara në baza etnike. Anketat

e UNDP/ Organizatës Botërore për Punë

kanë shfaqur se nga 12 deri në 23 për qind të

fëmijëve romë në tri vendet e rajonit shkojnë

në klasë në të cilat studentët e shumicës etnike

janë vetëm minoritet.1 Fëmijët romë shpesh

janë të zënë në një qark vicioz: me aftësi të

pamjaftueshme në gjuhën e shumicës ata

vendosen në klasë përmirësimi ku kualiteti i

shkollimit është më i ulët. Si rezultat i kësaj,

rihyrja e tyre në sistemin e shkollimit publik

është e vështirë, gjë që rezulton në një nivel

shumë më të lartë të normës së braktisjes së

shkollimit në mesin e fëmijëve romë. Edhe pse

normat e vdekshmërisë së nënave në vendet e

reja anëtare janë relativisht të ulëta, ato ende

mbesin dyfi sh mbi mesataren e BE-së. Normat e

abortit janë zvogëluar përgjysmë në Republikën

Çeke, për dy të tretat në Hungari, si dhe kanë

zbritur nga shifra e lartë prej mbi 40 gjer në

rreth 6 raste për 1,000 femra në Sllovaki, duke

ju falënderuar disponueshmërisë më të lartë

të mjeteve kontraceptive si dhe vetëdijes mbi

metodat moderne të planifi kimit të familjes. Në

anën tjetër, Polonia raporton numra minimal të

aborteve pasi që është miratuar një ligj kufi zues

në vitin 1993, i cili ngritë çështje mbi rreziqet

e mundshme për gratë të cilat i nënshtrohen

abortit joligjor. Gratë në disa vende ende

përballen me pengesa në shfrytëzimin e gjërë të

metodave moderne kontraceptive: hulumtimet

e fundit tregojnë që vetëm 19 për qind të grave

në Poloni, 31 për qind në Lituani, 39 për qind

në Letoni dhe 41 për qind në Sllovaki, përdorin

mjete moderne kontraceptive, krahasuar me 63

për qind në Republikë Çeke dhe 68 për qind në

Hungari.

Pasi që shëndetësia gjithashtu ndikohet nga

kushtet e strehimit dhe kushtet sanitare, banorët

e varfër dhe rural kanë më tepër gjasë që të

përballen me rreziqe më të mëdha shëndetësore.

Përderisa vetëm 1 për qind e popullatës së

përgjithshme në Hungari dhe Sllovaki kanë

mungesë të mundësive adekuate sanitare, një e

treta e romëve në këto vende nuk kanë sisteme

të brendshme të furnizimit me ujë në vendet në

të cilat banojnë, 37 gjer në 41 për qind nuk kanë

banjo, dhe 44 gjer në 46 për qindëve u mungon

vaska e toaletit me ujë. Vetëm gjysma e romëve

të Sllovakisë dhe pak më tepër se një e treta e

romëve në Hungari jetojnë në vendstrehime

të pajisura me sisteme të kanalizimit. Pasi që

shumica më e madhe e amvisërive rome në

Hungari dhe Sllovaki (91 dhe 85 për qind,

respektivisht) janë nën linjën kombëtare të

varfërisë, kushtet e tilla të pafavorshme sanitare

nuk paraqesin ndonjë çudi. Funksionimi i tyre

brenda shteteve anëtare të BE-së është fatkeq

nga aspekti i zotimit të këtyre vendeve ndaj

konventave ndërkombëtare dhe Evropiane

mbi antidiskriminimin dhe të drejtat socioekonomike,

si dhe obligimet e marra përsipër

gjatë negociatave të tyre për pranim në BE.

Shtetet e reja ta BE-së përmbajnë disa nga

rajonet më të paprekura të Evropës si dhe resurse

të mëdha të shumëllojshmërisë biologjike,

përfshirë pyje të egra, moçale si dhe bregdete

të bukura. Lëshimet e gazrave industriale

kanë zbritur në masë të theksueshme gjatë

stagnimit ekonomik në kohën e tranzicionit, si

dhe zotimet mjedisore të marra përsipër gjatë

pranimit në BE kanë ndihmuar në zbatimin e

politikave të qëndrueshme mjedisore. Në anën

tjetër, hapësirat e tilla të populluara në masë

aq të dendur siç është Bohemia Veriore apo

Silesia e Epërme, me histori të industrializimit

në masë të madhe që ka vazhduar për 200

vite, vazhdojnë të jenë burime kryesore të

substancave kancerogjene, si dhe të lëshimeve

sulfurike të cilat kontribuojnë në shiun acidik.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!