19.06.2013 Views

Korniza për veprim - UNDP Kosovo

Korniza për veprim - UNDP Kosovo

Korniza për veprim - UNDP Kosovo

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

në çrrenjosjen e pabarazive brenda këtyre

shteteve.

Përveç shënimit të përparimit në arritjen e

objektivave zhvillimore, raportet kombëtare të

OZHM-ve kanë ndihmuar në avancimin e debatit

publik dhe në ndërtimin e kapaciteteve vendore

për një politikë sociale dhe raportim statistikor

më të mirë. Derisa llojllojshmëria e qasjeve në

përkufi zimin e synimeve, në grumbullimin e të

dhënave dhe në rezultatet e raportimit i bën

të pamundshme krahasimet e drejtpërdrejta

rreth përparimeve të arritura në plotësimin e

OZHM-ve, njëkohësisht kjo tregon nivelin,

sipas të cilit OZHM-të mund të shfrytëzohen në

mënyrë kreative dhe të efektshme në plotësimin

e nevojave të vendit.

Përvoja e vendeve të BSHP-së dhe të EQL-së

tregon se agjenda globale është mjaft fl eksibile

për të siguruar rëndësinë e OZHM-ve të

përshtatura në nivel të vendit edhe në rastin e

shteteve të reja anëtare të BE-së. Pasi që vendet

ballafaqohen me sfi da të ndryshme në arritjen e

objektivave të ndryshme, mënyra e përkufi zimit

dhe e zbatimit të agjendave vendore gjithashtu

duhet të jetë e ndryshme. Kjo larmi na ndihmon

që të bazohemi në të arriturat nga e kaluara dhe

të përqendrohemi në çështjet aktuale shqetësuese

në çdo vend.

Raporti tregon se plotësimi i zotimeve të

vendeve të ndryshme deri më tani ka qenë i

nivelit të ndryshëm dhe se prioritetet për punën

e mëtejme drejt plotësimit të agjendës së

OZHM-ve ndryshojnë prej vendit në vend dhe

prej një nënregjioni në tjetrin. Pavarësisht nga

kjo, përvoja nga regjioni lidhur me OZHM-të na

jep të kuptojmë se ekizton nevoja e përbashkët

në përqendrimin e aktiviteteve në qeverisjen e

mirë, në një pronësi të plotë vendore të agjendës

së OZHM-ve, në përshtatjen e OZHM-ve me strategjitë

e tjera zhvillimore të vendit, në vlerësimin

e nevojave të OZHM-ve; në ndarjen e OZHM-ve

sipas nënregjioneve në vend, sipas ginisë dhe

etniciteit dhe në vendosjen e OZHM-ve në nivel

lokal e në krijimin e partneriteteve zhvillimore.

Kjo e fundit e nënvizon rolin gjithnjë e më të

madh të sektorit privat si një furnizues i rëndësishëm

i resurseve, i kretivitetit dhe i aftësive

të nevojshme për arritjen e OZHM-ve. Përvoja

e shteteve të reja anëtare të BE-së në veçanti

tregon se sektori privat mund të jetë një zgjidhje

e rëndësishme për shumë probleme zhvillimore.

Po ashtu edhe kompanitë private gjithnjë e më

shumë i shohin mundësitë e ndërlidhura me

përfshirjen e shqetësimeve të shoqërisë në punët

e biznesit në dritën e presioneve të rritura të

konsumatorëve dhe të qeverive, por gjithashtu

edhe në kuptim të sigurimit të qasjes në tregje

të reja.

Qeverisja e mirë është posaçërisht e rëndësishme.

OZHM-të nuk janë vetëm një proces

i caktimit dhe i plotësimit të disa synimeve të

shprehura në shifra. Ato janë të lidhura shumë

me Deklaratën e Mijevjeçarit nga shtatori i vitit

2000, në të cilen të gjitha shtetet anëtare të

OKB-së kanë miratuar parimet e demokracisë

përfaqësuese, të të drejtave të njeriut, të lirisë,

të barazisë, të drejtësisë dhe zhvillimit dhe të

sigurisë. Përvoja e vendeve të EQL/BSHP-së

tregon se perspektiva në plotësimin e OZHM-ve

është ngusht e lidhur me cilësinë e qeverisjes.

Vendet që kanë bërë përparime më të mëdha

në zvogëlimin e varfërisë, në arritjen e barazisë

gjinore, në avancimin e shëndetësisë dhe të

arsimit dhe në kombinimin e rritës ekonomike

me qëndrueshmërinë mjedisore – shtete e reja

anëtare të BE-së (dhe shtetet që pritet të hyjnë)

– gjithashtu kanë pasur më së shumti sukses në

zbatimin e reformave, ekonomike, politike dhe

shoqërore.

Në anën tjetër, problemet më të mëdha

shoqërore dhe ekonomike shpesh dalin në pah

në vendet me nivel të dobët të demokracisë,

të cilat ballafaqohen me nivele të larta të korrupsionit

në të gjitha nivelet administrative e

shtetërore.

Bartja e përvojave nga shtetet e reja anëtare të

BE-së në hartimin e reformave të politikave dhe

të atyre institucionale, që janë të nevojshme

për krijimin e ekonomive të shëndosha të

tregut dhe të politikave demokratike – në

veçanti, bartja e përvojave te vendet e Evropës

Juglindore dhe të BSHP-së – mund të paraqes

një formë të rëndësishme të bashkëpunimit në

aspektet zhvillimore. Edhe pse vlera monetare

e kontributeve të këtyre shteteve në kuadër të

ndihmesës zyrtare për zhvillimin global është

relativisht e vogël, ndikimi i mundshëm i njohurive

profesionale dhe i mësimeve të nxjerra

gjatë negociminit të sfi dave të tranzicionit

dhe të atyre zhvillimore gjatë viteve 1990-ta të

shteteve të reja anëtare të BE-së, mund të ketë

rëndësi themelore. Në cilësinë e shteteve që

kanë marrë donacione në të kaluarën dhe që

kanë arritur suksese të mëdha zhvillimore gjatë

viteve 1990-ta, tani, në cilësinë e donatorëve,

këto shtete janë në një pozitë unike për të ofruar

njohuri profesionale lidhur me aspektet zhvillimore.

Format më tradicionale të ndihmesës

teknike të ofruara nga qeveria e Turqisë dhe nga

Agjencia Ndërkombëtare për Bashkëpunim e

saj, si dhe ndihmesa teknike e Federatës Ruse

dhe shlyerja e borxheve për shtete në zhvillim të

Afrikës, Azisë dhe të Amerikës Latine, gjithashtu

paraqesin mënyrat e mudshme të dhënies së

kontributit të suksesshëm në bashkëpunimin

ndërkombëtar zhvillimor të vendeve të EQL/

BSHP-së në cilësinë e donatorëve të ri.

Ky raport gjithashtu e thekson nevojën për

ngritjen e kapaciteteve në të gjitha fazat e procesit

të OZHM-ve me qëllim të përqendrimit më

të mirë të përpjekjeve, të mobilizimit të resurseve,

të avokimit më të efektshëm të OZHM-ve

dhe me qëllim të shfrytëzimit të sinergjive me

kornizat e tjera të politikave.

Summary

Përvoja e shteteve të reja

anëtare të BE-së tregon në

veçanti se sektori privat

mund të jetë zgjidhje

e shumë problemeve

zhvillimore

Vendet që kanë arritur

përparime më të mëdha

në zvogëlimin e varfërisë

janë ato që kanë pasur

më së shumti sukses në

në zbatimin e reformave

ekonomike, politike dhe

sociale

Në ciësinë e shteteve që

kanë marrë donacione në

të kaluarën, donatorët e

ri janë në një pozitë unike

që të ofrojnë njohuritë

e veta profesionale për

komunitetin zhvillimor

3

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!