18.06.2013 Views

Bujqesia Shqiptare Nr 7_8

Bujqesia Shqiptare Nr 7_8

Bujqesia Shqiptare Nr 7_8

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

8 BUJQËSIA SHQIPTARE

KRONIKË

PESHKOPI: SEMINAR PER PRODHIMIN

E FARES SE JONXHES TE EKOTIPIT

"TOMIN"

Në qytetin e Peshkopisë,

Drejtoria Rajonale e Bujqësisë

Ushqimit dhe Mbrojtjes

Konsumatorit, zhvilloi seminarin

me temë" Prodhimi i farës së

jonxhës të ekotipit "Tomin". Morën

pjesë fermerë të qakrut Dibër,

specialistëtë e Shërbimit

Këshillimor dhe Ekstensionit të

qarkut, specialistë te Entit

Shteterore te Farerave e Fidaneve,

perfaqesues të Qendrës së

Transferimit të Teknologjive

Bujqësore Fushë Krujë, te

MADA-s, etj.

Në seminar u paraqiten dy

referate: "Historiki i kultivimit të

farës së jonxhës "Tomin" në

Qarkun e Dibrës, ecuria problemet

dhe sfidat për të ardhmen" nga

Maks Hajrullaj, drejtor i

DRBUMK-Dibër dhe "Prodhimi i

farës së jonxhës", nga Adrian

Doko, drejtor i QTTB Fushë Krujë.

Në materiale u theksua përvoja

që eksiston në rrethin e Dibrës për

prodhimin e farës së jonxhës,

përpjekjet e fermerëve në këtë

drejtim, të metat si dhe dobësitë e

këtij aktiviteti në stadin aktual.

Për mbështetjen e inisiativës së fermereve prodhues

të farës së jonxhës, u kërkua mbështetja me anë

të politikave të subvencionit nga ana e MBUMK. U

theksua sidomos nevoja për financimin e një njësie

pastrimi të farës.

Gjithashtu u theksua epërsia e këtij

ekotipi në raport me varietetet e

huaja për kushtet klimatike e

tokesore të Dibrës e vendit tonë si

edhe për nivelin e teknologjisë së

kultivimit të sotëm në fermë. Në

referatin e dytë "Prodhimi i farës

së jonxhës"u theksua rëndësia e

prodhimit të farës së pastër te

jonxhës per fermerin dhe për

biznesin e farërave në tërësi,

momentet teknike të prodhimit të

fares si dhe magësitë teknike në

prodhimin e saj.

Nga diskutimi i pjesmarrësve,

doli si domosdoshmëri rigjallërimi i

traditës së prodhimit të farës së

jonxhës në qarkun e Dibrës. Në

kete qark mbillen çdo vit 2500 ha

me jonxhë për të cilën nevojiten

1000 kv farë. E gjithë kjo sasi

prodhohet nga fermerët e qarkut.

Ka rezerve fare të prodhuar, që

nuk është (shitur), pasi mungojnë

strukturat e tregtimit të saj jashtë

rrethit. Është rritur interesi i

fermereve për prodhimin e farës

së jonxhës "Tomin" dhe ka mjaft

kërkesa në shkallë vëndi për të.

Mundesite e prodhimit per kete

rreth, jane mbi 2000 kv fare ose 1/

5 e sasise se nevojshme te fares

per mbjelljet ne shkalle republike.

Për mbështetjen e inisiativës së

fermereve prodhues të farës së

jonxhës, u kërkua mbështetja me

anë të politikave të subvencionit

nga ana e MBUMK.U theksua

sidomos nevoja për financimin e

një njësie pastrimi të farës (petkus,

ventilator dhe dekuskutator), kjo e

shoqëruar edhe me masa të tjera

organizative sikurse është

evidentimi i fermave që kanë

predispozicionin dhe mundësinë e

prodhimit të farës, fillimi i zgjedhjes

së parcelave në këto ferma dhe së

fundmi, çertefikimi nga ana e Entit

Shteteror te Farërave e Fidaneve.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!