18.06.2013 Views

Bujqesia Shqiptare Nr 7_8

Bujqesia Shqiptare Nr 7_8

Bujqesia Shqiptare Nr 7_8

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

20 BUJQËSIA SHQIPTARE

GJENETIKË

BUJQËSIA QË PO VJEN

Përmirësimi gjenetik i bimëve me “instrumenta” të rinj në duar:

ç’rol do kenë në të ardhmen përmirësimi tradicional dhe bioteknollogjia?

M.Sc. Bahri Guskiqi

M.Sc. Arzen Rexha

Është e habitshme se si ardhmja

e një teknollogjie të re (gjenetika

molekulare) zotëron aftësinë të

bëhet aq shpejt inkurajuese,

familjare, e pranueshme, një

preçedent teknollogjik (në

përmirësimin gjenetik) që deri

pak vite më parë, konsiderohej

si një pikëpyetje. Përmirësimi

gjenetik tradicional, është krijuesi

kryesor i "revolucionit të blertë"

të dekadave të fundit të shekullit

të kaluar dhe që ka udhëhequr

evolucionin e bimëve të kultivuara

drejt afirmimit të varieteteve

superiore 3 - 6 herë më

prodhues, pra ekstremisht

efiçentë në transformimin e

energjisë diellore në ushqim, më

reagues ngaj inputeve

agronomike, më tolerantë ndaj

streseve abiotike dhe

sëmundjeve, pra më stabil dhe të

besueshëm.

Rezultati, në terma globale, i

"revolucionit të blertë", ishte

mundësia e të ushqyerit në

mënyrë më të përshtatëshme i një

popullsie në rritje të shpejtë, pa

rritur sipërfaqet arë, pra pa

atakuar ekosistemet natyrale dhe

biodiversitetin. Objektet finale të

bioteknologjisë,nuk mund të jenë

Përmirësimi gjenetik tradicional, është krijuesi kryesor i

"revolucionit të blertë" të dekadave të fundit të shekullit

të kaluar dhe që ka udhëhequr evolucionin e bimëve të

kultivuara drejt afirmimit të varieteteve superiore, 3 -

6 herë më prodhues

shumë të ndryshëm nga ato të

radhiturit më lart.Por,procedurat

dhe teknologjitë relative të

përdorura përgjithesisht nga

përmirësimi gjenetik tradicional,

janë relativisht të thjeshta dhe

rezultati përfundimtar i tyre

konsiston në përzgjedhjen e

vazhdueshme në ambientet e

kultivimit të variabiliteti gjenetik

që rrjedh nga kryqëzimet në mes

varieteteve më të mira të

kultivuara, për të fiksuar në

përfundim varietete të reja më

produktive ose aftësi më të lartë

për kombinimet hibride.Ajo

menaxhon me siguri, sipas

mbështetësve të ndarjes

mendeliane, ndërsa i beson

reagimeve të ambientit (dhe

analizës përfundimtare tek

fermeri) progresin e karaktereve

komplekse të prodhimit si:

stabilitetin në prodhimtari,

tolerancën ndaj thatësirës apo

temperaturave të ulëta. Vendimet

merren mbështetur në "artin" dhe

eksperiencën e seleksionerëve,

fokusuar në përdorimin e

përshkrimeve statike te

racionalizuara nga tezat e

gjenetikës sasiore. Përmirësimi

gjenetik tradicional, operon mbi

variacionin e ADN-së përmes

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!