18.06.2013 Views

Bujqesia Shqiptare Nr 7_8

Bujqesia Shqiptare Nr 7_8

Bujqesia Shqiptare Nr 7_8

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

18 BUJQËSIA SHQIPTARE

BE DHE POLITIKA E PERBASHKET

BUJQESORE

Sali Metani

MBUMK

Bujqësia është një nga politikat

me komplekse në Bashkimin

Europian. Në këtë kontekst, është

mjaft e rëndësishme që vendet të

cilat synojnë antarësimin e tyre në

Bashkimin Europian të

familjarizohen me politikat që

ndjek ky organizem nëpërmjet

kuptimit të termave të saj që

përdoren në veprimtarinë e

përditshme të strukturave të saj te

bujqesise, sigurise ushqimore dhe

mbrojtjes se konsumatorit .

Sfida e integrimit europian

përfshin secilin prej nesh dhe

meriton të bëhet një punë

përgatitore nga gjithsecili për t’u

familjarizuar me mekanizmat

komplekse të cilat venë në lëvizje

Bashkimin Europian.

Pas nënshkrimit më 12 qershor

2006 në Luksemburg nga

Shqipëria të tekstit të plotë të

Marrëveshjes se Stabilizim

Asocimit, nisi këtu rruga e vertetë

e zhvillimit të vetëdijshëm, duke u

transformuar në një pikësynim,

për t'ju përshtatur standarteve

europiane.

Përpjekje dita-ditës po bëhen

nga strukturat e MBUMK për

përmirsimin e kuadrit legjislativ, në

përafrimin e tij me legjislacionin

europian në fushën e sigurisë

ushqimore, mbështetjen e

fermerëve për rritjen e prodhimit

BUJQËSIA DHE BE

Pas nënshkrimit më 12 qershor 2006 në Luksemburg nga

Shqipëria të tekstit të plotë të Marrëveshjes se Stabilizim

Asocimit, nisi këtu rruga e vertetë e zhvillimit të

vetëdijshëm, duke u transformuar në një pikësynim, për

t'ju përshtatur standarteve europiane.

bujqesor, nëpërmjet skemave te

mbeshtetjes, konsolidimin e rrjetit

të tregjeve bujqësore dhe të klimës

së biznesit.

Politika e përbashkët bujqësore

(Common Agricultural Policy)

shkurtimisht (CAP),është një nga

politikat e para të përbashkëta, e

krijuar për shoqërimin e zbatimit

progresiv të tregut të përbashkët

europian.

Politika bujqësore e përbashkët

ose "Europa e gjelbërt"

përfaqeson politikën e përbashkët

të 27 vëndeve antare të Bashkimit

Europian në fushën e tregjeve,

çmimeve dhe të strukturave

bujqësore. Ajo siguron jo vetëm

konkurueshmerinë e bujqësisë

europiane në tregun botëror por

gjithashtu diversitetin e

produkteve agro-ushqimore

europiane.

Politika bujqësore e përbashkët

(CAP) sëpari ka konsistuar në

subvencionimin e prodhimit të

produkteve ushqimore bazë për

plotësimin e nevojave dhe sigurisë

ushqimore të konsumatorëve

europiane.

Ajo përbën një komplet

legjislacioni dhe praktikash të

miratuar nga Bashkimi Europian për

të siguruar një politikë të përbashkët

dhe të unifikuar për bujqësinë në

vendet antare të BE-së.

Parimet drejtuese te saj u

vendosen nga konferenca e

Stresës në korrik të vitit 1958 dhe

mekanizmat bazë të politikes se

perbashket bujqesore, u miratuan

fillimisht nga 6 vendet antare të

Komunitetit në vitin 1960, gjë që

lejoi që kjo politikë të hynte në fuqi

dhe të zbatohej duke filluar nga

viti 1962.

Politika e përbashkët

bujqësore, qysh në vitet e para të

zbatimit të saj, lejoi që të rritej në

mënyrë shumë sinjifikative niveli

i prodhimi bujqësor në Europë në

saje të vënies në zbatim të

mjeteve që garantonin të ardhurat

e bujqëve, duke shoqëruar

eksodin rural dhe modernizimin e

ekonomive bujqësore në saje të

shtimit, rendimenteve, produktivitet

si dhe duke siguruar nje

preferencë komunitare për

prodhimet europiane në tregun e

përbashkët.

Ajo ka si qëllim zhvillimin e

bujqësisë në zonat rurale.

Me peshën e tij në buxhetin e

BE-së, kjo politike për një kohë

të gjatë ka qenë një nga politikat

e para të përbashkëta dhe

politikat më të rëndësishme të

BE-së, pasi shpenzimet bujqësore

përfaqesojnë rreth 45 % të

buxhetit të BE-se. CAP-i është

gjithashtu një rrjet sigurie

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!