18.06.2013 Views

Bujqesia Shqiptare Nr 7_8

Bujqesia Shqiptare Nr 7_8

Bujqesia Shqiptare Nr 7_8

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

BUJQËSIA SHQIPTARE 15

PLEHËRIMI PAS VJELJES I

PEMTOREVE DHE VRESHTAVE

Robert Damo

Bjanka Llogori

Plehërimi në pemëtore dhe

vreshta,konsiderohet si një mjet i

rëndësishëm për të marrë

rendimente të kënaqshme, por mbi

të gjitha për cilësi të lartë prodhimi,

që karakterizohet jo vetëm nga

pamja e jashtme tërheqëse, por

edhe nga shija, aroma, ruajtja e

mirë në frigorifer dhe

qëndrueshmëria në transport.

Parametrat që duhet të merren në

konsideratë për të përdorur një

program korrekt plehërimi,janë të

shumta dhe përfshijnë jo vetëm

karakteristikat e tokës të

përcaktuara nëpërmjet analizave

fiziko- kimike, por edhe kërkesat

për elementë ushqyes të bimëve,

teknikat e administrimit të tokës,

zgjedhjen e llojit të plehut etj..

Rritja e çmimeve të mjeteve

teknike, midis tyre edhe të

plehrave kimike, duhet të

konsiderohet si shtysë për

orientimin më të mirë të

investimeve, duke përzgjedhur

plehrat që ofrojnë një efektivitet

më të madh.

Plehërimi racional, kërkon jo

vetëm njohjen e thellë të sistemit

tokë-bimë, por edhe teknikën e

plehërimit për të plotësuar

kërkesat ushqyese të bimëve për

fruta, duke mbajtur aktiv rritjen

dhe aktivitetin e aparatit rrënjor

PLEHËRIM

Plehërimi racional, kërkon jo vetëm njohjen e thellë të

sistemit tokë-bimë, por edhe teknikën e plehërimit për

të plotësuar kërkesat ushqyese të bimëve për fruta,

duke mbajtur aktiv rritjen dhe aktivitetin e aparatit

rrënjor në të gjitha fazat e ciklit

në të gjitha fazat e ciklit.

Për të siguruar një nivel të

përshtatshëm pjellorie toke dhe

për të optimizuar efektivitetin e

prodhimit, duhet të sigurohet një

prurje racionale e elementeve

mineralë nëpërmjet plehërimit.

Mos plehërimi ose kufizimi i

prurjeve në rrugë gjethore, çon jo

vetëm në uljen e pjellorisë së

tokës, por edhe në pamundësinë

për të siguruar nivelin prodhues

dhe cilësor të dëshiruar.

Plehërimi pas vjeljes,

përgjegjës për kërkesat e

bimëve

Përcaktimi korrekt i kohës së

përdorimit të plehrave, sidomos

atyre azotike është i rëndësishëm

për të plotësuar kërkesat e bimëve

për ushqim gjatë periudhës së

vegjetacionit. Për këtë duhet të

merret në konsideratë edhe

aftësia e specieve të ndryshme

drufrutore, për të riaktivizuar në

pranverë rezervat ushqyese të

grumbulluara në organet drunore

gjatë vjeshtës së mëparshme.

Këto rezerva përbëjnë burimin

kryesor të azotit dhe mbështesin

fillimin e vegjetacionit të bimëve

në fazën e parë të zhvillimit të

organeve të ndryshme (gjethe dhe

lule). Për shembull, më shumë se

95% e azotit prezent në gjethet e

reja të mollës dhe dardhës në

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!