18.06.2013 Views

Bujqesia Shqiptare Nr 7_8

Bujqesia Shqiptare Nr 7_8

Bujqesia Shqiptare Nr 7_8

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

BUJQËSIA SHQIPTARE 1

2 BUJQËSIA SHQIPTARE

BUJQËSIA SHQIPTARE 3

4 BUJQËSIA SHQIPTARE

SHQIPERIA EUROPIANE MUND TE

NDERTOHET VETEM DUKE NDERTUAR

FSHATIN SHQIPTAR EUROPIAN

Kryeministri Sali Berisha

Pas nje periudhe "qetesie"pas

zgjedhore,"ingranazhi" i qeverise se re ,te

kryesuar nga Kryeministri ,Sali Berisha,

filloi te levize me një ritëm të ri. Miratimi

ne Kuvend i progaramit kater vjeçar te

qeverise, ishte hapi i pare i kesaj levizje.U

njohem me nje program ambicioz te

qeverise se Integrimit Europian, siç eshte

percaktuar qeveria e re e kualicionit ,midis

PD-se dhe LSI-se.Por le te ndalemi te

bujqesia pasi ajo eshte fusha jone. Ja

ç'thuhet ne programin e paraqitur nga

Kryeministri, Sali Berisha: "Shqiperia

Europiane mund te ndertohet vetem duke

ndertuar fshatin shqiptar europian, ç'ka do

te thote qe fermeret shqiptare duhet te kene

kushte jetesore dhe pune, rruge, shkolla,

qendra shendetesore, furnizim me uje,

kanalizime, mbeshtetje te gjithaneshme per

prodhimet e tyre si dhe pensione te

standarteve te vendeve europiane. Ne kater

vitet qe shkuan, ne infrastrukturen e

zonave rurale te vendit, per prodhimin

bujqesor dhe agrobiznesin, u investuan

AKTUALITET

Nga programi i qeverisë për bujqësinë,

paraqitur në Kuvendin e ri të Shqipërisë, prej

Kryeministrit, Sali Berisha

rreth 1,6 miliard dollare. Gjate mandatit te

dyte, qeveria do te beje çdo perpjekje per

te trefishuar investimet per infrastrukturen,

nxitjen e prodhimit bujqesor dhe zhvillimin

e qendrueshem rural te vendit.

Do ndertohen, rindertohen ne zonat

rurale, komunat dhe fshatrat e vendit, mbi

6 mije km rruge kombetare rurale

dytesore.

Qendra e çdo komune te Shqiperise, do

lidhet per 15-25 minuta me rruge

kombetare.

Qendrat e te gjitha fshatrave te vendit,

do te lidhen me qendrat e komunave dhe

rruget kombetare, brenda 15-25 minutave.

Por, siç theksoi Kryeministri ne fjalen e

tij ne Kuvend, Shqiperia Europiane, nuk

eshte nje bulevard i shtruar per ne por

projekti me madhor, me ambicioz, me

kompleks dhe me i veshtiri qe Shqiperia

ka ndermare ne tere historine e saj dhe qe

duhet te bazohet kryekeput ne

performancen tone, si intersi me i mire i

qytetareve shqiptare.

AKTUALITET

Nje paraqitje me te detajuar te objektivave ne

fushen e bujqesise per kater vitet e ardheshem, beri

ne Kuvend ministri i ri i Bujqesise ,Ushqimit dhe

Mbrojtjes se Konsumatorit,Genc Ruli. Nder te

tjera ai theksoi se Qeveria Shqiptare ka marre

persiper te mbeshtese fuqishem kete sektor me

fonde,me programe te vecanta per fermeret dhe

agroindustrine , duke e konceptuar zhvillimin e

bujqesise si nje zhvillim te hapesires rurale ne teresi

me te gjithe elementet e saj ,qe mundesojne rritjen

e te ardhurave dhe te nivelit te jeteses ne fshat.

Ne kater vitet e ardheshme, per bujqesine dhe

zhvillimin rural do te rritet ndjeshem , me rreth 25

BUJQËSIA SHQIPTARE 5

SYNIMI I PROGRAMIT TË RI TË

QEVERISË PËR BUJQËSINË - RRITJA E

TË ARDHURAVE DHE NIVELIT TË

JETESËS NË FSHAT

Genc Ruli

Ministër i Bujqësisë, Ushqimit

dhe Mbrojtes së Konsumatorit

Ne kater vitet e ardhëshëm, buxheti për bujqësinë dhe

zhvillimin rural do të rritet ndjeshëm, me rreth 25 % çdo vit,

me objektiv që deri në vitin 2013 të kemi një buxhet dy herë

më të madh nga ai që përdorim aktualisht.

Vresht i ri

në rrethin e

Durrësit

per qind çdo vit , me objektiv qe deri ne vitin 2013

te kemi nje buxhet dy here me te madh nga ai qe

perdorim aktualisht.Buxheti do te rritet per te gjithe

komponentet kryesore te programit per bujqesine

dhe zhvillimin rural, siç jane mbeshtetja e

drejtperdrejte per prodhimin ne ferme , programi

per zhvillimin e ullishtarise, siguria ushqimore dhe

mbrojtja e konsumatorit, infrastruktura e ujitjes dhe

kullimit ,marketingu i prodhimeve bujqesore dhe

industria agroperpunuese.Ministri Ruli ka folur edhe

per nje sere objektivash te tjere sic jane ngritja e

Autoritetit Kombetar te Ushqimit, mbrojtjea e

shendetit te kafsheve, e tokes bujqesore, etj.

Fusha e Domosdovës në rrethin e Librazhdit

6 BUJQËSIA SHQIPTARE

KRONIKË

QËLLIMI KRYESOR I QEVERISË,

TË VENDOSË NJË SISTEM

UJITJEJE AFATGJATË DHE

TËRËSISHT BASHKËKOHOR

Nga deklarata e kryeministrit Sali Berisha,

ne mbledhjen e Grupit te Punes per Ujitjen

Projekti i ujitjes mund të jetë projekti më i kushtueshëm,

por ne duhet të përqendrohemi plotësisht në këtë aspekt.

Rritja e prodhimit bujqësor, është një nga drejtimet më

të rëndësishme për rritjen e prodhimit në tërësi në vend.

Nën drejtimin e Kryeministrit

Berisha, para disa javesh u zhvillua

mbledhja e Grupit të Punës për

Ujitjen,ku u diskutuan hapat e

mëtejshëm dhe mënyrat më efiçente

në hartimin e projekteve për të

vendosur sistemin më të mirë dhe

më bashkëkohor të ujitjes në vend.

Perveç eksperteve te MBUMKse

qe jane marre me ujitjen,ishin ne

takim edhe nje grup ekpertesh te

ujitjes se Rrafshit te Dukagjinit ne

Kosove.

Në hapje të këtij takimi,

Kryeministri u shpreh se problemin

e ujitjes, ai e konsideron shumë jetik

për vendin dhe se qeveria ka

vendosur që këtë katërvjeçar, të

ketë një përqendrim mbi zgjidhjen e

këtij problemi, duke vendosur

sistemin më të mirë, më bashkëkohor

dhe efiçent të ujitjes. Kryeministri

tha se për këtë çështje, është i

nevojshëm hartimi i menjëhershëm

i një plani veprimi. Nga Ministria e

Bujqësisë është punuar me një

projekt për ujitjen, por është me

rëndësi që projekti të rishqyrtohet

për të përcaktuar zgjidhjen më të

mirë afatgjatë e bashkëhore të këtij

problemi.

"Ne duhet të synojmë një sistem

ujitjeje afatgjatë, tërësisht

bashkëkohor, të përshtatur sipas

rretheve, sipas kushteve dhe

specifikave. Ky duhet të jetë

qëllimi ynë kryesor. Çështja është

që të kemi një projekt të qartë, i cili

saktëson se cilën formë ujitjeje do

të organizojmë në secilën prej

zonave të vendit dhe pastaj të

procedojmë. Është jashtëzakonisht

e rëndësishme që të kemi sa më

shumë projekte”, vijoi Kryeministri.

Më tej ai nënvizoi se është

shumë e rëndësishme të vendoset

një dialog me të gjitha autoritetet

vendore përsa i përket projekteve

në ujitje, duke u angazhuar me

propozimet, ide dhe sugjerimet e

Nga takimi në Kryeministri

tyre. Lidhur me këtë, Kryeministri

vlerësoi se partneriteti mes pushtetit

qendror dhe atij vendor, është me

rëndësi të madhe dhe se për

problemin e ujitjes,duhet ndjekur e

njëjta formë si për rrugët dhe

ujësjellësit. "Ju projektet, qeveria

paratë", për një pjesëmarrje të gjerë

të pushtetit vendor në projektet mbi

ujitjen në zonat e tyre. Konkretisht,

Kryeministri theksoi se shumë

shpejt do të organizohet një tryezë

e gjerë me përfaqësuesit vendorë,

ku të rrihen mendime mbi sistemin

e ujitjes në vend.

"Duhet të studiojmë të gjitha

mundësitë dhe të jemi shumë

agresivë në çështjen e ujitjes në

vend. Projekti i ujitjes mund të jetë

projekti më i kushtueshëm, por ne

duhet të përqendrohemi plotësisht

në këtë aspekt. Rritja e prodhimit

bujqësor, është një nga drejtimet më

të rëndësishme për rritjen e

prodhimit në tërësi në vend.Vendi

yne mund dhe duhet të ekzistojë si

vend prodhues, sepse i ka të gjitha

mundësitë për të prodhuar çdo gjë

dhe një ndër to,është bujqësia,

krahas faktit që ky është një kusht

përcaktues për të dalë nga varfëria

dhe për ta luftuar atë," tha

Kryeministri.

KRONIKË

BUJQËSIA SHQIPTARE 7

VLORE: PERUROHET FILLIMI I

PUNIMEVE PER NGRITJEN E QENDRES

SE RE TE TRANSFORMIMIT TE

TEKNOLLOGJIVE BUJQESORE

U përurua fillimi i punimeve për

ndërtimin e mjediseve të Qendrës

së re të Transferimit të

Teknologjive Bujqësore (ish

Instituti i Pemtarisë dhe Ullirit), në

rrethin e Vlorës, një projekt që

financohet nga qeveria me një fond

prej rreth 50 milionë lekësh.

Kjo qendër, përbëhet nga

mjediset e laboratorëve dhe bazat

eksperimentale, godina e

administratës dhe infastruktura e

nevojshme për të realizuar kërkime

shkencore në standarde

bashkëkohore, në fushën e

aplikimit të metodave të reja në

kultivimin e ullirit, në vreshtari,

pemtari, prodhimin e fidanëve, etj.

Kompleksi i Qendrës së

Transferimit të Teknologjive, që do

të ndërtohet në një distancë 15 km

në veri të qytetit të Vlorës, është

konceptuar si një institucion

kërkimor shkencor me profil

perëndimor. Pjesë e tij, do të jenë

në vazhdimësi edhe serrat e reja

me kapacitet vjetor për prodhimin

e 300 mijë deri në 500 mijë fidanë

Kompleksi i Qendrës së Transferimit të Teknologjive,

që do të ndërtohet në një distancë 15 km në veri të

qytetit të Vlorës, është konceptuar si një institucion

kërkimor shkencor me profil perëndimor. Pjesë e

tij, do të jenë në vazhdimësi edhe serrat e reja me

fidanë ulliri si dhe disa dhjetra hektarë për kultivimin

eksperimental të vreshtave,pemëve etj.

ulliri si dhe disa dhjetra hektarë për

kultivimin eksperimental të

vreshtave,pemëve etj.

Mjediset e punës, godina e

administratës, laboratorët etj, do të

përfundojnë deri në fund të këtij

viti, ndërkohë që fazat e tjera do

të jenë pjesë e investimeve për

vitin e ardhshëm.

Qendra e Transferimit të

Teknologjive, do të jetë një

institucion kërkimor shkencor,

aplikativ në shërbim të fermerëve.

Ajo do të ofrojë asistencë teknike

dhe shkencore për fermerët e

qarkut të Vlorës dhe të gjithë

vendit. Ky institucion është

ngarkuar për të udhëhequr

strategjinë e programit të ullirit në

vendin tonë, që do të nisë të

zbatohet në vitin e ardhshëm. Kjo

është një nga 5 qendrat kërkimore

shkencore në fushën e bujqësisë,

të krijuara pas vitit 2007, pas

reformave të aplikuara nga

qeveria në fushën e kërkimit

shkencor.

Qendra e Transferimit të

Teknolgjive në Vlorë, pason ish

Institutin e Pemtarisë dhe Ullirit,

në një dimension tjetër në

përshtatje me standardet

bashkëkohore. Tashmë, aktiviteti i

këtij institucioni, do të fokusohet në

tre drejtime kryesore, që janë

prodhimi i fidanave të ullirit, studimi

i kultivarëve të rrushit, ullirit,

pemëve frutore, ruajtjes dhe nxitjes

se kultivimit të varieteteve

autoktone në to, etj.

Aktualisht, kjo qendër, është

vendosur në një godinë në afërsi

të Ujit të Ftohtë në Vlorë,

ndërkohë që, administron një bazë

eksperimentale në hyrje të qytetit.

8 BUJQËSIA SHQIPTARE

KRONIKË

PESHKOPI: SEMINAR PER PRODHIMIN

E FARES SE JONXHES TE EKOTIPIT

"TOMIN"

Në qytetin e Peshkopisë,

Drejtoria Rajonale e Bujqësisë

Ushqimit dhe Mbrojtjes

Konsumatorit, zhvilloi seminarin

me temë" Prodhimi i farës së

jonxhës të ekotipit "Tomin". Morën

pjesë fermerë të qakrut Dibër,

specialistëtë e Shërbimit

Këshillimor dhe Ekstensionit të

qarkut, specialistë te Entit

Shteterore te Farerave e Fidaneve,

perfaqesues të Qendrës së

Transferimit të Teknologjive

Bujqësore Fushë Krujë, te

MADA-s, etj.

Në seminar u paraqiten dy

referate: "Historiki i kultivimit të

farës së jonxhës "Tomin" në

Qarkun e Dibrës, ecuria problemet

dhe sfidat për të ardhmen" nga

Maks Hajrullaj, drejtor i

DRBUMK-Dibër dhe "Prodhimi i

farës së jonxhës", nga Adrian

Doko, drejtor i QTTB Fushë Krujë.

Në materiale u theksua përvoja

që eksiston në rrethin e Dibrës për

prodhimin e farës së jonxhës,

përpjekjet e fermerëve në këtë

drejtim, të metat si dhe dobësitë e

këtij aktiviteti në stadin aktual.

Për mbështetjen e inisiativës së fermereve prodhues

të farës së jonxhës, u kërkua mbështetja me anë

të politikave të subvencionit nga ana e MBUMK. U

theksua sidomos nevoja për financimin e një njësie

pastrimi të farës.

Gjithashtu u theksua epërsia e këtij

ekotipi në raport me varietetet e

huaja për kushtet klimatike e

tokesore të Dibrës e vendit tonë si

edhe për nivelin e teknologjisë së

kultivimit të sotëm në fermë. Në

referatin e dytë "Prodhimi i farës

së jonxhës"u theksua rëndësia e

prodhimit të farës së pastër te

jonxhës per fermerin dhe për

biznesin e farërave në tërësi,

momentet teknike të prodhimit të

fares si dhe magësitë teknike në

prodhimin e saj.

Nga diskutimi i pjesmarrësve,

doli si domosdoshmëri rigjallërimi i

traditës së prodhimit të farës së

jonxhës në qarkun e Dibrës. Në

kete qark mbillen çdo vit 2500 ha

me jonxhë për të cilën nevojiten

1000 kv farë. E gjithë kjo sasi

prodhohet nga fermerët e qarkut.

Ka rezerve fare të prodhuar, që

nuk është (shitur), pasi mungojnë

strukturat e tregtimit të saj jashtë

rrethit. Është rritur interesi i

fermereve për prodhimin e farës

së jonxhës "Tomin" dhe ka mjaft

kërkesa në shkallë vëndi për të.

Mundesite e prodhimit per kete

rreth, jane mbi 2000 kv fare ose 1/

5 e sasise se nevojshme te fares

per mbjelljet ne shkalle republike.

Për mbështetjen e inisiativës së

fermereve prodhues të farës së

jonxhës, u kërkua mbështetja me

anë të politikave të subvencionit

nga ana e MBUMK.U theksua

sidomos nevoja për financimin e

një njësie pastrimi të farës (petkus,

ventilator dhe dekuskutator), kjo e

shoqëruar edhe me masa të tjera

organizative sikurse është

evidentimi i fermave që kanë

predispozicionin dhe mundësinë e

prodhimit të farës, fillimi i zgjedhjes

së parcelave në këto ferma dhe së

fundmi, çertefikimi nga ana e Entit

Shteteror te Farërave e Fidaneve.

KRONIKË

BUJQËSIA SHQIPTARE 9

U ZHVILLUA KONKURSI I DYTE I

DEGUSTIMIT TE VERERAVE

Komisioni i vlerësimit të vererave

Në mjediset e "Hotel" Rogner ne

Tiranë, u zhvillua panairi më i

madh mbi agro-industrinë dhe

gastronomine. Në këtë panair

ishin paraqitur verëra nga

Shqipëria, Italia, Maqedonia, dhe

Kosova.

Ne konkurim moren pjesë 10

kompani, të cilat u përfaqësuan

me nje mostër vere.

Testimi (degustimi ) u krye në

përputhje të plotë me standartet

ndërkombëtare të vreshtarisë dhe

verës, (O.I.V). bazuar në fletën e

degustimit 100 pikëshe dhe në

fshehtësi të plotë.

U testuan gjithsej 10 verëra 2-të

bardha dhe 8-të kuqe. Vleresimi

i tyre u be nga grupi i eksperteve

te çertefikuar si degustatore nga

MBUMK.

Të gjitha verërat që morën pjesë

në konkurim, rezultuan të një

cilësie të lartë. Kjo tregon se të

gjithë prodhuesit, kanë zbatuar

drejt proceset e prodhimit me nje

teknologji bashkohore, duke

ruajtur vlerat cilësore,në varësi të

varietetit të rrushit.

Tre verëra me origjinë nga

Verërat tona janë në rrugë të mbarë për rritjen e prodhimit

dhe përsosjen e cilësisë e sigurisë së tyre, sipas standartve

shqiptare dhe atyre të BE-se.

Shqiperia, u klasifikuan në zonën

e medaljeve të arta si verëra me

cilësi të shkëlqyer.Çmimet e

dhena,ishin si me poshte:

Çmime të Arta

1- Kantina "Ston castle"-

Rahovec - Kosove

(95 - pikë)

2- Kantina "Arbëri"-

Mirditë -Shqipëri

(94 - pikë)

3- Kantina "Bardha" -

Tiranë

(93 - pikë)

Me çmime te argjenda u

vleresuan vererat e kantinave,

"Çobo" Berat, "Sara" ne Fier dhe

"Ticvesh" ne Maqedoni, ndersa

me çmime te bronxeta u vleresuan

vererat e kantinave "Enol", Preze,

"Arberi" Mirdite dhe "Bardha"

Tirane. Nga vlerësimet doli si

konluzion se verërat tona janë në

rrugë të mbarë për rritjen e

prodhimit dhe përsosjen e cilësisë

e sigurisë së tyre, sipas standartve

shqiptare dhe atyre të BE-se

Çast nga ndarja e çmimeve

10 BUJQËSIA SHQIPTARE

MBROJTJA E TOKËS

VLERESIMI I EROZIONIT NE PIKAT

E MONITORIMIT PER VITIN 2008

Pershkrimi i pergjithshem

Humbjet e tokes ne vendin tone

si rezultat i erozionit ujor, jane ne

vlera te larta dhe perbejne nje

rrezik serioz per stabilizimin e tokes

bujqesore dhe jo bujqesore. Ne

shume zona te territorit te vendit,

fenomeni i erozionit eshte shembull

i gjalle i prishjes se ekuilibrit te

formimit dhe shkaterrimit te tokes.

Ne kete kontekst, humbjet e tokes

jane rezultat i faktoreve gjeo -

klimatike dhe njerezore, ndikimi i

te cileve ne zona klimatike dhe

tokesore te vendit eshte i

ndryshem, duke anuar here nga

njeri dhe here nga tjetri.

Ne funksion te shfaqjes dhe

formes se erozionit, origjina e tij

eshte e ndryshme. Ndertimi

shtresor gjeologjik i tokave te vendit

tone, praktika njerezore te

aplikuara ne fusha te ndryshme

(bujqesi, ndertim, infrastrukture

rrugore) si dhe ndryshimet regjimit

te rrymave ujore ne shtreterit e

lumenjeve e perrenjeve si rezultat

i nderhyrjeve mbi ta, kane ndikuar

ne ecurine e erozionit.

Monitorimi i erozionit dhe

shkarjeve te tokes, si pjese e

studimit te Projektit Nr.7 " Mbi

vlersimin e gjendjes se

rezevuareve" i financuar nga

Ministria e Mjedisit dhe qe kryhet

nga QTTB Fushe -Kruje, eshte

Ne shume zona te territorit te vendit, fenomeni i erozionit eshte

shembull i gjalle i prishjes se ekuilibrit te formimit dhe

shkaterrimit te tokes.

trajtuar nepermjet vleresimit te

humbjeve vjetor e te tokes te

shprehura ne ton/ha/vit, vleresimit

te erozionit potencial ujor ne zonen

klimatike dhe tokesore te Lezhes,

Librazhdit,Vlores dhe Tepelenes.

VLERESIMI I

HUMBJEVE VJETORE TE

TOKES

Konsiderata te pergjithshme

Vleresimi i humbjeve të tokës

nga erozioni ujor, eshte nje

shqetesim i vazhdueshem per

ndertimin e politikave te tokes ne

drejtim te ruajtjes dhe perdorimit

te saj. Teknikat dhe metodat e

vleresimit qe perdoren sot ne bote,

jane nga me te ndryshmet. Keto

metoda se pari sherbejne si baze

per vleresimin e treguesve ne

punen kerkimore dhe shkencore,

se dyti ne monitorimin e erozionit

dhe se treti ne percaktimin e

masave per ruajtjen dhe mbrojtjen

e tokes.

Ne kuader te Projektit te

Monitorimit te Erozionit te Tokes,

Zaim Mema

QTTB Fushe-Kruje

vleresimi i gerryeshmerise eshte

realizuar nepermjet matjeve dhe

vleresimeve te kontrolluara ne

gjashte pikat monitoruese

permanente te ngritura ne kushte

tokesore dhe klimatike te

ndryshme si, ne Qaf - Shul

(Librazhd), Radhime (Vlore),

Kallmet (Lezhe), Si dhe (Bylysh)

Tepelene.

Karakteristikat tokesore dhe

klimatike te pikave permanente ku

behet vleresimi i gerryeshmerise

se erozionit, jane te ndryshme dhe

perfaqesojne zonat me tipike te

vendit tone, nga ato me klime te

bute, me ngrica te pakta (rreshje

te shumta shiu dhe pa mbulese

debore), si Radhima dhe Kallmeti,

ne ato zona tipike qe perfaqesojne

zonen me klime te ashper,me

ngrica te shumta, me me pak

rreshje shiu, por me mbulese

debore si pika monitoruese ne Qaf-

Shul (Librazhd) dhe (Bylysh)

Tepelene. Tokat me perberje

grimcometrike te predispozuara

ndaj erozionit i hasim ne Radhime

dhe ne Bylysh Tepelene,ndersa

tokat te pa predispozuara ndaj

erozionit ujor i hasim ne Kallmet

dhe Qaf - Shul.

Faktori bimor eshte marre ne

nivele te ndryshme, i pa mbrojtur

nga bimesia (toke ugar), me

mbrojtje mesatare (bime te lashta),

dhe te larte (livadhore).

Faktori topografik me

perjashtim te pjerresise, e cila

eshte standart ne te gjitha pikat

monitoruese, eshte variabel.

Lartesia nga niveli i detit, varion

nga 55 m ne piken monitoruese

Kallmet,200m ne Radhime ,1300

m ne Qaf - Shul dhe 800m ne

Bylyshe.

Matjet per vleresimin e

gerryeshmerise se tokes, jane bere

ne perputhje me kalendarin e

hartuar ne fillim te vitit dhe

konkretisht ne muajin mars- maj

2008,gusht 2008 dhe nentor 2008.

Ne percaktimin e kohes se

matjeve per vleresimin e

gerryeshmerise se tokes,jane

marre ne konsiderate faktori

klimatik dhe konkretisht sasia e

intensiteti i rreshjeve, temperaturat

ekstreme te ulta dhe ato te larta.

Ne tabelën ne vijim jepen ne

mënyre te përmbledhur treguesit

tokësore.

Thelbi i metodikes per te gjitha

metodat e aplikuara qendron, ne

matjen reale te sasise se tokes ne

enet matese te çdo ngastre etalon.

Siperfaqja e çdo ngastre eshte

standart me permasa (12 ml x 1.2

m), me kushte te njejta pjerresie

dhe ne kushte te ndryshme

bimesise.

Percaktimi i vendndodhjes se

ngastrave permanente eshte bere

nepermjet paisjes GPS -72 tipi

GARMIN.

Per pershkueshmerine e tokes

perdoren enet rrethore dhe per

grumbullimin e saj enet matese me

permasa standart (50cm X 50cm).

MBROJTJA E TOKËS

Rezultate dhe diskutime

Ne te 4 pikat e perhereshme

te monitorimit te erozionit te tokes,

vleresimi i gerryeshmerise se tokes

(dheu i grumbulluar ne enet

matese) eshte bere ne kohe te

ndryshme, per te evituar

pasaktesite qe mund te ndodhin

nga largimi i ujit nga enet matese.

Per kete qellim, ne vazhdimesi

pas sedimentimit te turbullires ne

enet matese, eshte bere largimi i

ujit, kjo ne vartesi te rreshjeve te

shiut dhe kohes se mbushjes se

eneve matese.

Toka e grumbulluar ne keto ene

matese eshte trajtuar fizikisht ne

tharje deri ne arritjen e lageshtise

normale (18 % ,ne perqindje te

peshes).

Me pas, eshte bere peshimi i

tokes dhe llogaritja per siperfaqen

e vrojtuar ne ton/ha/vit, e siguruar

per çdo stacion monitorimi ne

kushtet e aplikimit te llojeve te

ndryshme te bimeve.

Kjo pike mund te perfaqesoje

terenet kodrinore e malore te

Shqiperise jug-perendimore,

bregdetin e jugut (Vlore,

Sarande,Fjere) ,ne siperfaqen e

tokes pa bimesi.Sasia e tokes se

BUJQËSIA SHQIPTARE 11

gerryer, eshte 14.2 ton/ha/vit.

Sasia e tokes se gerryer e

vleresuar ne kushtet

eksperimentale te zones se

Tepelenes, perllogaritet ne nivelin

rreth 21.1ton/ha/vit. Kjo pike mund

te perfaqesoje terenet kodrinore e

malore te rretheve Mallakaster,

Tepelene, Gjirokasrer, Permet,

Leskovik, deri kufi me Erseken.

Ne te kater stacionet ku u krye

monitorimi i erozionit te tokes,

konstatohet se mbulesa bimore

mbetet faktori kryesor qe ndikon

ne uljen e grryeshmerise se tokes.

Mbulesa bimore e ul ne menyre te

ndjeshme gerryeshmerine e tokes

ne masen 30 deri 35 %.

Duke veçuar mbulesen bimore

si faktor zbutes te erozionit,

rezulton se ajo mbetet faktori

kryesor i cili mund te drejtohet me

lehte. Kete e perforcojne edhe

vlerat e matura te gerryerjes ne

siperfaqet e mbjella me bimesi,

krahasuar me ato te zhveshura prej

saj.

Bimet me efektivitet me te larte

per ruajtjen dhe mbrojtjen e tokes

nga erozioni ujor siperfaqesor, jane

bimet livadhore.Humbjet e tokes

ne ngastrat e mbjella me keto bime

te krahasuar me bimet prashitese

jane rreth 50 % me te ulta.

Rezultati i marre konfirmon

edhe nje here se ne kushtet e vendit

tone, medotologjia e vleresimit te

ekuacionit Universal te Humbjes

se Tokes eshte efektive per

vleresimin e gerryeshmerise se

tokes. Kjo metodologji

konsiderohet e thjeshte dhe shume

e sakte per vleresimin e

gerryeshmerise se saj.

12 BUJQËSIA SHQIPTARE

TENJA E DOMATES NJE DEMTUES

KARANTINOR I RREZIKESHEM NE

KULTUREN E DOMATES

Josef Tedeschini,

Shpend Shahini

Kristaq Nicaj

Vangjel Jovani

Tenja e domates(Tuta absoluta)

eshte nje kercenim i ri per kulturat

Solanace. Ajo infekton sythet,

gjethet, lulet dhe frutat, duke

shkaktuar humbje te prodhimit, te

cilat mund te arrijne dhe te kalojne

70%. Tuta absoluta eshte nje

lepidopter i familjes Gelechiidae, i

vendosur akoma ne listen A1 te

organizmave karantinore te

EPPO-se (Organizata Europiane

e Mbrojtjes se Bimeve). Eshte me

origjine nga Amerika e

Jugut.Sinjalizohet per here te pare

ne Europe ne vitin 2006 ne Spanje

dhe me vone ne vitin 2008 ne

Algjeri ,Marok, France dhe Itali.

Gjate vitit 2009, eshte raportuar

prezenca e saj edhe ne Greqi,

Malte, Portugali, Zvicer dhe vende

te tjera. Nga te dhenat peraprake

te Departamentit te Mbrojtjes se

Bimve, rezulton se ky demtues

mund te jete prezent edhe ne

vendin tone.

MBROJTJE BIMËSH

Tenja e domates (tuta absoluta) eshte nje kercenim i ri per

kulturat Solanace. Ajo infekton sythet, gjethet, lulet dhe frutat,

duke shkaktuar humbje te prodhimit, te cilat mund te arrijne

dhe te kalojne masën 70 përqind.

Bimet pritese

Pritesi kryesor i Tuta

absoluta,eshte domatja, por edhe

patatja eshte raportuar si bime

pritese,se bashku me

Lycopersicum hirsutum, Solanum

lyratum dhe specje te ndryshme te

solanaceve te egra.Patëllxhani

eshte raportuar si prites potencial,

por ka te dhena edhe per

infektimin e fasules ne mjedise te

mbrojtura. Po ashtu ka disa

raportime te vjetra per prekjen e

duhanit nga ky demtues ne

Argjentine.

Perhapja gjeografike.

Tuta absoluta eshte nje demtues i

domates ne shume vende te

Amerikes se Jugut,qe nga viti 1970.

Vitet e fundit ajo eshte diktuar ne

shume vende te kultivimit te

domates ne Europe dhe ne rajonin

e Mesdheut,duke shkaktuar deme

serioze,lidhur kjo edhe me te

ardhmen e prodhimit te domates

rreth pellgut te Mesdheut.

Prezenca e saj ne Europe, eshte

raportuar per here te pare ne

Spanje ne fund te vitit 2006 ne

kulturen e domates. Ne vitin 2008,u

diktua ne shume lokalitete te

ndryshme ne Algjeri dhe Marok,por

eshte raportuar edhe ne France ne

janar te vitit 2009.Tuta absoluta

eshte duke u perhapur me shpejtesi

shume te madhe ne mjaft vende

te tjera rreth brigjeve te

Mesdheut. Ky demtues eshte duke

krijuar veshtiresi te medha ne

kultivimin e domates ne kete rajon.

Gjate vitit 2009, infektimet e saj

jane raportuar zyrtarisht nga

shume vende te tjera te reja si:

Italia, Tunisia, Malta, Libia, Anglia,

Greqia dhe Zvicra. Kapja e

insekteve ne kurthe me feromone

per terheqjen e insekit te rritur ne

rajonin e Izmirit dhe Bodrumit

(Turqi) dhe konfirmimi i insekteve

si jo specje te Phthorimaea

operculella, tregojne qe eshte

ceshtje e nje kohe shume te

shkurter qe edhe Turqia te

raportoje prezencen e saj ne kete

vend.

Biologjia

Tuta absoluta ka nje potencial

riprodhues shume te larte. Larvat

nuk futen ne diapauze nëse ka

ushqim ne dispozicin dhe keshtu

mund te zhvillojne 10-12 brezni ne

vit. Cikli biologjik mund te

plotesohet brenda 29-38 ditesh, kjo

ne vartesi te kushteve te mjedisit.

Studimet e bera ne Kili, kane

treguar qe cikli i zhvillimit

plotesohet per 76.3 dite ne

temperaturë 14 0 C, 39.8 dite ne

19.7 0 C dhe 23.8 dite ne

temperaturën 27.1 0 C. Insektet e

rritura e zhvillojne aktivitetin e tyre

naten dhe gjate dites zakonisht

fshihen ndermjet gjetheve. Femrat

vendosin veze ne pjeset ajrore te

bimeve pritese. Nje femer mund

te vendose gjate jetes se saj deri

ne 260 veze. Ky demtues kalon

kater stade larvare dhe pupezimi

behet ne toke,ne siperfaqe te

gjetheve ose brenda galerive qe ai

krijon , kjo ne vartesi te kushteve

te mjedisit.Kur tuta nuk pupëzon

ne toke, zakonisht ajo mbeshtillet

ne nje fshikez. Ky demtues mund

te dimeroje si veze, pupe ose insekt

i rritur.

Diktimi dhe identifikimi

Simptomat

Mbas çeljes, larvat e reja

depertojne ne frutin e

domates,gjethet ose kercellin ku

ato ushqehen, duke krijuar keshtu

mina te vogla te dallueshme dhe

me vone galeri te medha. Frutat

mund te atakohen sapo formohen

dhe galerit e formuara nga demtusi

mund te behen vende invadimi nga

MBROJTJE BIMËSH

patogjenë te ndryshem sekondarë,

te cilet te dergojne ne kalbjen e

frutave. Ne gjethe larvat ushqehen

vetem me mezofilin duke e lene te

pa demtuar epidermen.Galerite ne

gjethe jane jo te rregullta dhe me

kalimin e kohes nekrotizohen.

Galerite e formuara ne kercell,

ndryshojne zhvillimin normal te

bimeve. Bimet e domates mund te

atakohen ne çdo stad te zhvillimit

te tyre nga ky demtues, qe nga

fidani deri ne bimet e rritura

plotesisht. Demtuesi zakonisht

mund te diktohet shume lehte

mbasi ai preferon sythat e majes,

lulet ose frutat e sapoformuara, ne

te cilet jashteqitjet me ngjyre te

zeze te shkaktuara nga ushqimi,

jane shume te dukeshme. Ne

patate, preken vetem pjeset ajrore

dhe tenja nuk zhvillohet ne tubere.

Morfologjia

Veza

Ka madhesi 0,36x0,22 mm, eshte

ne forme cilindrike dhe ka ngjyre

krem te bardhe, deri ne te verdhe.

Shumica e vezeve vendoset ne

pjesen e poshtme te gjetheve.Çelja

e tyre behet mbas 4-5 ditesh.

BUJQËSIA SHQIPTARE 13

Larva

Ka ngjyre krem, koka eshte me e

erret . Ne moshen e dyte larvare,

deri ne te katerten, larva merr nje

ngjyre te gjelbert deri ne te kuqe

te hapet. Larva e moshes se pare,

ka gjatesi 0,9 mm ndersa ne moshe

te katert, gjatesia arrin deri ne

7.5mm. Mosha larvare zgjate 13-

15 dite.

Pupa Pupa ka ngjyre kafe dhe

pupezimi mund te zgjase 9-11 dite

Insekti i rritur ka gjatesi 10 mm.

Ështe e paisur me antena filiforme,

ka nje ngjyre gri ne te argjende dhe

eshte e paisur me njolla te zeza

mbi krahet e siperme.

Rrugët dhe mundesitë e

përhapjes.

Tuta absoluta mund te perhapet nga

dorezimi i fidanave per mbjellje, ose

kur dorzohen frutat e domates ne

vende te ndryshme per tregetim.

Ky demtues nuk prek tuberet e

patates dhe keshtu nuk mund te

futet ne nje vend tjeter me ane te

kesaj kulture.

Impakti ekonomik

Ne Ameriken e Jugut, T. absoluta

eshte konsideruar si nje demtues

kyç i domates ne fushe te hapur si

dhe ne mjedise te mbrojtura.

Prodhimi si dhe cilesia e frutave,

mund te reduktohet ne menyre te

ndjeshme nga ngrenjet direkte te

larvave si dhe nga patogjenet

sekondarë te cilet futen ne plaget

e shkaktuara nga demtuesi. Frutat

e domates te prekura rende

humbasin vleren e tyre tregetare.

Humbje te prodhimit nga 50-100%

jane raportuar ne kulturen e

domates. Nivele te pa pranushme

te demtimit kozmetik te frutave,

14 BUJQËSIA SHQIPTARE

jane raportuar gjithashtu ne tregun

e domatetve te freskta (per

konsum) si shkak i minave

prezente ne fruta. Demtimi

potencial mund te arrije deri ne

100% pa nderhyrje te masave te

kontrollit dhe ne rastet e kontrollit

me masa te ndryshme specifike,

humbjet e prodhimit mund te jene

1-5%. Demtimet e ketij insekti

behen gjate gjithe cikleve te

kultivimit te domates te destinuara

per konsum te fresket ose per

perpunim.

Kontrolli

Strategji te luftes se integruar, jane

zhvilluar per te kontrolluar

T.absoluta. Jane bere studime per

perdorimin e feromoneve seksualë

sintetikë me qellim monitorimin e

niveleve te popullates se ketij

demtuesi per te filluar trajtimet

kimike.Lende aktive te ndryshme

jane efektive dhe mund te

perdoren te kombinuara e me

metoden biologjike te kontrollit (me

agjente biologjike). Lidhur me

kontrollin kimik,shume trajtime

kimike jane te nevojshme per cdo

sezon kultivimi.Eshte per te vene

ne dukje, qe nje ulje e efikasitetit

te produkteve te mbrojtjes se

bimeve ndaj T.absoluta, eshte

vrojtuar qe nga viti 1980 ne kulturen

e domates. Rezistenca ndaj disa

insekticideve, eshte raportuar ne

shume vende, si per shembull ndaj

abamectines, cartapit dhe

piretroideve ne Brazil. Kerkimet e

bera vitet e fundit, tregojne se

çimkat miride Macrolophus

pygmaeus dhe Nesidiocoris

tenius, te cilet jane shume te

perhapura ne serra dhe fushe te

hapur ne Mesdhe, mund te luajne

MBROJTJE BIMËSH

nje rol shume te rendesishem si

agjente te kontrollit biologjik, per

te kontrolluar kete demtues

invaziv. Metoda te tjera kontrolli,

perfshijne praktikat kulturale si

qarkullimin me kultura jo solanace,

plugime, pleherim te pershateshem,

ujitje, shkaterrim te bimeve te

infektuara, shkaterrim të

mbeturinave bimore, etj.

Rreziku fitosanitar

T. absoluta eshte nje demtues

potencial shume i rrezikeshem i

domates ne pjesen e ngrohet te

rajonit te EPPO-se si ne fushe te

hapur dhe ne mjedise te mbrojtura.

Ne patate rreziku eshtë me i

kufizuar, mbasi ky demtues nuk

prek tuberet ne fushe te hapur apo

ne ruajtje. T. absoluta eshte

perhapur nga Amerika Qendrore

ne Ameriken e Jugut dhe tani eshte

prezente ne shume vende te

Mesdheut ku jane raportuar edhe

demtime serioze. Nga ane tjeter,

masat e kontrollit jane komplikuar

me shfaqjen e fenomenit te

rezistences qe paraqet ky demtues

ndaj shume insekticideve.

Masat fitosanitare

Tuto absoluta eshte shtuar ne listen

A1 te EPPO qe ne vitin 2004

si nje demtues karantinor.Fidanat

per mbjellje dhe frutat e domates

qe kane origjine nga vendet qe ajo

eshte prezent, duhen te jene te

pastra nga ky demtues, serrat

plastike duhen teresisht te izoluara

me rrjeta plastike, per te

parandaluar hyrjen e insekteve te

rritur nga jashte.

Biometrike:Vendosja e kurtheve

terheqese me ferromone qe ne

mbjelljen e fidanave.

Biologjike:Çimkat predatore,

(Nesidiocorus tenius dhe

Macrolophus caliginosus)

parazitojne vezet dhe larvat,si dhe

Trichogramma sp, trajtohen

preventivisht me bacilus

thuringencis.

Mekanike:Heqja e gjetheve dhe

frutave te infektuara rende duke i

shkaterruar ato.

Kimike: Perdorimi i insekticideve

selektive gjithmone nen nje

mbikqyrje teknike per te vleresuar

efikacitetin

BUJQËSIA SHQIPTARE 15

PLEHËRIMI PAS VJELJES I

PEMTOREVE DHE VRESHTAVE

Robert Damo

Bjanka Llogori

Plehërimi në pemëtore dhe

vreshta,konsiderohet si një mjet i

rëndësishëm për të marrë

rendimente të kënaqshme, por mbi

të gjitha për cilësi të lartë prodhimi,

që karakterizohet jo vetëm nga

pamja e jashtme tërheqëse, por

edhe nga shija, aroma, ruajtja e

mirë në frigorifer dhe

qëndrueshmëria në transport.

Parametrat që duhet të merren në

konsideratë për të përdorur një

program korrekt plehërimi,janë të

shumta dhe përfshijnë jo vetëm

karakteristikat e tokës të

përcaktuara nëpërmjet analizave

fiziko- kimike, por edhe kërkesat

për elementë ushqyes të bimëve,

teknikat e administrimit të tokës,

zgjedhjen e llojit të plehut etj..

Rritja e çmimeve të mjeteve

teknike, midis tyre edhe të

plehrave kimike, duhet të

konsiderohet si shtysë për

orientimin më të mirë të

investimeve, duke përzgjedhur

plehrat që ofrojnë një efektivitet

më të madh.

Plehërimi racional, kërkon jo

vetëm njohjen e thellë të sistemit

tokë-bimë, por edhe teknikën e

plehërimit për të plotësuar

kërkesat ushqyese të bimëve për

fruta, duke mbajtur aktiv rritjen

dhe aktivitetin e aparatit rrënjor

PLEHËRIM

Plehërimi racional, kërkon jo vetëm njohjen e thellë të

sistemit tokë-bimë, por edhe teknikën e plehërimit për

të plotësuar kërkesat ushqyese të bimëve për fruta,

duke mbajtur aktiv rritjen dhe aktivitetin e aparatit

rrënjor në të gjitha fazat e ciklit

në të gjitha fazat e ciklit.

Për të siguruar një nivel të

përshtatshëm pjellorie toke dhe

për të optimizuar efektivitetin e

prodhimit, duhet të sigurohet një

prurje racionale e elementeve

mineralë nëpërmjet plehërimit.

Mos plehërimi ose kufizimi i

prurjeve në rrugë gjethore, çon jo

vetëm në uljen e pjellorisë së

tokës, por edhe në pamundësinë

për të siguruar nivelin prodhues

dhe cilësor të dëshiruar.

Plehërimi pas vjeljes,

përgjegjës për kërkesat e

bimëve

Përcaktimi korrekt i kohës së

përdorimit të plehrave, sidomos

atyre azotike është i rëndësishëm

për të plotësuar kërkesat e bimëve

për ushqim gjatë periudhës së

vegjetacionit. Për këtë duhet të

merret në konsideratë edhe

aftësia e specieve të ndryshme

drufrutore, për të riaktivizuar në

pranverë rezervat ushqyese të

grumbulluara në organet drunore

gjatë vjeshtës së mëparshme.

Këto rezerva përbëjnë burimin

kryesor të azotit dhe mbështesin

fillimin e vegjetacionit të bimëve

në fazën e parë të zhvillimit të

organeve të ndryshme (gjethe dhe

lule). Për shembull, më shumë se

95% e azotit prezent në gjethet e

reja të mollës dhe dardhës në

16 BUJQËSIA SHQIPTARE

periudhën e lulëzimit, sigurohet

nga rezervat e mësipërme, ndërsa

azoti i asimiluar nga rrënjët në

pranverë, përdoret më vonë,

kryesisht për rritjen e lastarëve

dhe të frutave të lidhura.

Në periudhën pas ndërprerjes

së vegjetacionit,deri në fillim të

lulëzim absorbimi i ushqyesve, në

veçanti i azotit, është i kufizuar.

Por në periudhën që paraprin

fjetjen dimërore, pas vjeljes, bima

absorbon aktivisht elementët

ushqyes për të plotësuar rezervat

në organet drunore. Pas dimrit,

këto rezerva janë të gatshme të

vihen në qarkullim për të vazhduar

vegjetacionin.

Në praktikë këshillohet që të

mos plehërohet me azot para

fazës së fryrjes së sythave lulorë,

pasi përdorimet e hershme të tij

janë jo efektive. Plehërimi në

periudhën e pasvjeljes,është më i

miri sepse temperaturat lejojnë që

të vazhdojë aktiviteti fotosintetik

e rrënjor dhe niveli i lagështisë së

tokës, është i mjaftueshëm për

zhvillimin e proceseve të

absorbimit deri në rënien e

gjetheve. Gjithashtu, periudha e

pjekjes së frutave (shpesh e

vonshme në molla e dardha dhe

në varietete të ndryshme rrushi),

bën që konkurrenca ushqyese

midis frutave dhe lastarëve të

mbetet në nivel të lartë deri në

vjelje dhe, kështu vonohet

grumbullimi i substancave të

azotuara në organet drunorë. Për

këto arsye, në vjeshtë është

momenti ideal për ripërtëritjen e

rezervave të elementëve ushqyes

nëpërmjet plehërimit. Pra,

plehërimi pasvjeljes ka si qëllim

rritjen e sasisë së lëndëve rezervë

në bimë, për të mbuluar kërkesat

e bimëve deri në lulëzimin e

ardhshëm. Një përfitim tjetër, jo

më pak i rëndësishëm, është edhe

PLEHËRIM

rezistenca më e madhe ndaj

ngricave, si rrjedhojë e rritjes së

përmbajtjes së kripërave në

lëngun qelizor.

Administrimi më i mirë i azotit

Administrimi i azotit është më

delikati. Teknika e plehërimit

duhet të sigurojë sa më shumë të

jetë e mundur zhvendosjen e

lëndëve azotike drejt frutave dhe

shpërndarjen e tyre gjatë vitit,

duke mbajtur një nivel të

përshtatshëm gjatë gjithë ciklit të

kulturës dhe evituar tepricën e

azotit në pranverë. Prurja e të

gjithë azotit në formë lehtësisht të

asimilueshme në periudhën e

daljes nga dimri, rrezikon zgjatjen

e ciklit vegjetativ dhe shkakton

harlisjen vegjetative, me efekte

negative në periudhën e pjekjes

dhe mbi cilësinë e frutave.

Me qëllim që azoti të shkojë

drejt organeve që ne dëshirojmë

(degë dhe lastarë në veçanti),

menjëherë pas vjeljes së frutave,

30-40 ditë para rënies së gjetheve,

kur ato janë ende aktive nga

pikëpamja fotosintetike,pra kur

janë në gjendje për të formuar

energjinë e domosdoshme për

asimilimin e azotit, përdoret rreth

1/3 e nevojave të azotit ose një

dozë azoti rreth 20-30 kg/ha.

Trajtimet e mëvonshme kanë një

efektivitet të ulët dhe mund të rritin

sasinë e nitrateve potencialisht të

shpëlashme gjatë dimrit. Për

kultivarët me pjekje të vonshme,

këshillohet shpërndarja e azotit

nëpërmjet rrugës gjethore (p.sh.

me ure 1-1.5 %), ose të përdoren

plehra azotike me veprim të

ngadalshëm.Për të përcaktuar

nëse duhen bërë apo jo plehërime

të vonshme azotike,

rekomandohet që të përcaktohen

nitratet e pranishme në tokë gjatë

mesit të shtatorit. Kur përmbajtja

e azotit nitratik në shtresën e tokës

ndërmjet 5-60 cm thellësi është më

e lartë se 10 ppm, atëhere kjo sasi

konsiderohet e mjaftueshme për

pemëtoren dhe nuk duhet të

kryhen plehërime. Dozat

llogariten sipas species,

nënshartesës, objektivit të

prodhimit, pjellorisë së tokës dhe

kushteve klimatike.

Plehërimi pasvjeljes me

plehra me veprim të

ngadalshëm

Për të marrë efektivitetin

maksimal të plehërimit vjeshtor

pasvjeljes, mund të përdoren

plehra me veprim të

ngadalshëm,te cilat garantojnë

efektivitet maksimal dhe sigurinë

që shpenzimet e bëra te shkojnë

në energji efektive për frutat, duke

respektuar në të njëjtën kohë

kërkesat për mbrojtjen e mjedisit.

Një ndër to,është Nitrophoska

Gold, një pleh i formuluar pikërisht

për të maksimizuar avantazhet e

plehërimit vjeshtor në pemëtore

dhe vreshta. Ai është një pleh

kompleks NPK 15-9-15, i

balancuar mirë, me tretshmëri të

plotë dhe të shpejtë, që përmban

një pjesë të azotit në formë

lehtësisht të tretshme dhe një pjesë

tjetër me veprim të kontrolluar, që

përbën një rezervë të vërtetë

azotike jo të shpëlashme, të

përshtatshme për të plotësuar

kërkesat në fazat e mëvonshme.

Potasi në formë sulfati, prania e

magnezit, squfurit dhe

mikroelementeve kryesorë si Fe,

Mn dhe B, e bëjnë këtë markë

plehu mjaft të përshtatshëm për

plehërimin në vjeshtë.

Për një plehërim efektiv

vjeshtor, mund të përdoren edhe

plehra të markave të tjera, të cilet

veprimin e kontrolluar, e kanë jo

vetëm për azotin, por për të gjitha

lëndët ushqyese, si p.sh., plehrat e

linjës Nitrophoska Top. Ato janë

plehra mineralë kompleksë NPK,

me një pjesë të granulave të veshur

me membranë për të kontrolluar

lëshimin e zgjatur për 80-100 ditë

të të gjithë ushqyesve: azotit,

fosforit, potasit tërësisht sulfatik,

magnezit, squfurit dhe

mikroelementeve kryesorë (B, Fe,

Zn). Granulat jo të veshura

,sigurojnë një sasi ushqyesish të

disponueshëm për një absorbim të

shpejtë nga kultura. Dozat

orientuese për përdorim, janë

dhënë në tab. 1, duke theksuar që

një shpërndarje e lokalizuar gjatë

PLEHËRIM

rreshtave dhe mundësisht duke i

përmbysur lehtësisht, është më e

preferuar.

Nje skeme plehërimi për

vreshtin dhe pemëtoret

Plehërimi në vjeshtë

pasvjeljes përmirëson cilësinë

Përfitimet e plehërimit

pasvjeljes sidomos me plehra me

veprim të kontrolluar janë të

shumëfishta. Gjethet mbeten mbi

bimë më gjatë, duke zgjatur

sintezën e lëndëve rezervë dhe

grumbullimin e tyre në organet

drunore. Azoti me veprim të

kontrolluar asimilohet prej rrënjëve

deri në ngricat dimërore, sepse

shpejtësia e lirimit të tij zvogëlohet

me uljen e temperaturës. Në

pranverë vërehet një ekuilibër në

zhvillimin e lastarëve dhe

përmirësohet shpërndarja në

sythat lulorë. Veprim i zgjatur lejon,

nga ana tjetër, të ketë një

disponueshmëri të mirë të azotit të

asimilueshëm dhe një shtyrje të

fraksioneve azotike pranverore,

kur potenciali prodhues i bimëve

është më sasior dhe mund të

llogariten më mirë doza dhe

zgjedhja e plehut që do të përdoret.

Plehërimi vjeshtor pasvjeljes

me plehra me veprim të

kontrolluar ka jo vetëm avantazhe

ekonomike dhe mjedisore, por edhe

efekte pozitive mbi prodhimin dhe

cilësinë, të vërtetuara në prova

shumëvjeçare në hardhia, molla,

pjeshka, nektarina etj. Në

krahasim me plehërimin

BUJQËSIA SHQIPTARE 17

pranveror, përfitimet konsistojnë

në:

përmirësimin e ekuilibrit

vegjetativo - prodhues pa

rivegjetacion të vonshëm e harlisje

të tepërt;

rritjen e fertilitetit të sythave

dhe numër më të vogël të sythave

qore;

rritjen e prodhimit të bimëve

dhe përmbajtjes së acidit malik dhe

lëndës së thatë;

mesatare të frutave dhe rritjen

e përqindjes së frutave me

përmasa të mëdha si dhe

përmirësimin e uniformitetit të

frutave;

përmirësimin e konsistencës së

frutave dhe probleme më të vogla

konservuese.

Te hardhia, plehërimi vjeshtor,

përveç përmirësimit të aspekteve

produktivë të tillë si përmirësimi i

shpërndarjes së vileve mbi bimë,

dhe rritje e numrit të tyre për bimë,

peshë mesatare më e vogël e

vileve, rrit gjithashtu edhe

përmbajtjen e sheqerit, aciditetit,

ngjyrës, akumulimin e

pararendësve të lëndëve nobile në

verë, duke nxitur përmbajtjen e

polifenoleve dhe antocianit dhe në

këtë mënyrë krijon një kuadër

aromatik me tone më të

përcaktuara dhe të ekuilibruara.

Përveç sa më sipër, efekte pozitive

vërehen edhe në proceset

enologjike të vjetërsimit dhe ruajtjes

së verës.

18 BUJQËSIA SHQIPTARE

BE DHE POLITIKA E PERBASHKET

BUJQESORE

Sali Metani

MBUMK

Bujqësia është një nga politikat

me komplekse në Bashkimin

Europian. Në këtë kontekst, është

mjaft e rëndësishme që vendet të

cilat synojnë antarësimin e tyre në

Bashkimin Europian të

familjarizohen me politikat që

ndjek ky organizem nëpërmjet

kuptimit të termave të saj që

përdoren në veprimtarinë e

përditshme të strukturave të saj te

bujqesise, sigurise ushqimore dhe

mbrojtjes se konsumatorit .

Sfida e integrimit europian

përfshin secilin prej nesh dhe

meriton të bëhet një punë

përgatitore nga gjithsecili për t’u

familjarizuar me mekanizmat

komplekse të cilat venë në lëvizje

Bashkimin Europian.

Pas nënshkrimit më 12 qershor

2006 në Luksemburg nga

Shqipëria të tekstit të plotë të

Marrëveshjes se Stabilizim

Asocimit, nisi këtu rruga e vertetë

e zhvillimit të vetëdijshëm, duke u

transformuar në një pikësynim,

për t'ju përshtatur standarteve

europiane.

Përpjekje dita-ditës po bëhen

nga strukturat e MBUMK për

përmirsimin e kuadrit legjislativ, në

përafrimin e tij me legjislacionin

europian në fushën e sigurisë

ushqimore, mbështetjen e

fermerëve për rritjen e prodhimit

BUJQËSIA DHE BE

Pas nënshkrimit më 12 qershor 2006 në Luksemburg nga

Shqipëria të tekstit të plotë të Marrëveshjes se Stabilizim

Asocimit, nisi këtu rruga e vertetë e zhvillimit të

vetëdijshëm, duke u transformuar në një pikësynim, për

t'ju përshtatur standarteve europiane.

bujqesor, nëpërmjet skemave te

mbeshtetjes, konsolidimin e rrjetit

të tregjeve bujqësore dhe të klimës

së biznesit.

Politika e përbashkët bujqësore

(Common Agricultural Policy)

shkurtimisht (CAP),është një nga

politikat e para të përbashkëta, e

krijuar për shoqërimin e zbatimit

progresiv të tregut të përbashkët

europian.

Politika bujqësore e përbashkët

ose "Europa e gjelbërt"

përfaqeson politikën e përbashkët

të 27 vëndeve antare të Bashkimit

Europian në fushën e tregjeve,

çmimeve dhe të strukturave

bujqësore. Ajo siguron jo vetëm

konkurueshmerinë e bujqësisë

europiane në tregun botëror por

gjithashtu diversitetin e

produkteve agro-ushqimore

europiane.

Politika bujqësore e përbashkët

(CAP) sëpari ka konsistuar në

subvencionimin e prodhimit të

produkteve ushqimore bazë për

plotësimin e nevojave dhe sigurisë

ushqimore të konsumatorëve

europiane.

Ajo përbën një komplet

legjislacioni dhe praktikash të

miratuar nga Bashkimi Europian për

të siguruar një politikë të përbashkët

dhe të unifikuar për bujqësinë në

vendet antare të BE-së.

Parimet drejtuese te saj u

vendosen nga konferenca e

Stresës në korrik të vitit 1958 dhe

mekanizmat bazë të politikes se

perbashket bujqesore, u miratuan

fillimisht nga 6 vendet antare të

Komunitetit në vitin 1960, gjë që

lejoi që kjo politikë të hynte në fuqi

dhe të zbatohej duke filluar nga

viti 1962.

Politika e përbashkët

bujqësore, qysh në vitet e para të

zbatimit të saj, lejoi që të rritej në

mënyrë shumë sinjifikative niveli

i prodhimi bujqësor në Europë në

saje të vënies në zbatim të

mjeteve që garantonin të ardhurat

e bujqëve, duke shoqëruar

eksodin rural dhe modernizimin e

ekonomive bujqësore në saje të

shtimit, rendimenteve, produktivitet

si dhe duke siguruar nje

preferencë komunitare për

prodhimet europiane në tregun e

përbashkët.

Ajo ka si qëllim zhvillimin e

bujqësisë në zonat rurale.

Me peshën e tij në buxhetin e

BE-së, kjo politike për një kohë

të gjatë ka qenë një nga politikat

e para të përbashkëta dhe

politikat më të rëndësishme të

BE-së, pasi shpenzimet bujqësore

përfaqesojnë rreth 45 % të

buxhetit të BE-se. CAP-i është

gjithashtu një rrjet sigurie

financiare për bujqit e goditur nga

katastrofat natyrore ose

sëmundjet e kafshëve.

Në nivelin e hartimit të saj,

politika e përbashkët bujqësore i

nënshtrohet procedurës

vendimmarrëse që parashikon

shumicën e kualifikuar të këshillit

dhe konsultimin e Parlamentit

Europian.

Qëllimet zyrtare të politikës së

përbashkët bujqësore,përbëjnë

detyrimet ligjore të Bashkimit

Europian. Gjermania, Franca,

Spanja dhe Italia, jane vendet qe

financojne më tepër buxhetin

për politikën e përbashkët

bujqësore.

Politika e përbashkët

bujqësore është kompetencë

eksluzive e Bashkimit Europian.

Sipas nenit 33 të traktatit të BEsë

ajo synon në sigurimin e

çmimeve të arsyeshme për

konsumatorin europian dhe një

shpërblim të barabartë të

bujqëve,sidomos nëpërmjet

organizimit të përbashkët të

tregjeve bujqësore dhe

respektimin e parimeve qe vijojne.

Traktati i Romës në vitin 1957,

përcaktoi 5 objektivat të politikës

së përbashkët bujqësore:

-rritjen e produktivitetit bujqësor;

-sigurimin e nje niveli jetese të

kënaqshëm për popullsinë

bujqësore;

-stabilizimin e tregjeve;

-sigurimin dhe plotësimin e

nevojave ushqimore si dhe

-garantimin e çmimeve të

arsyeshme për konsumatorët.

Ato janë hartuar në nenin 39

të Traktatit të themelimit të

Komunitetit Europian dhe janë si

vijon:

rritje në produktivitetin

bujqësor me anë të progresit

teknik dhe zhvillimin racional të

prodhimit bujqësor;

një standard jetese të

kënaqshëm të komunitetit

bujqësor;

BUJQËSIA DHE BE

çmime të qëndrueshme me

të cilat fermerët shesin prodhimet

e tyre;

siguri ushqimore ( duke

siguruar që të ketë gjithmonë një

furnizim me ushqime);

çmime të arsyeshme me të

cilat konsumatorët blejnë ushqimet

e tyre.

Më 26 qershor të vitit 2003,

Ministrat e Bujqësisë të Bashkimit

Europian, miratuan një reformë

thelbësore të CAP-it.Reforma

synonte në ndryshimin komplet

të rrugës së mbështetjes së

sektorit bujqësor ne Bashkimin

Europian. Politika e re e

përbashkët nevojitej të përshtatej

në drejtim të konsumatorëve dhe

taksapaguesve, gjithsesi duke i

dhënë bujqëve te BE-së lirinë të

prodhonin çfarë kërkonte tregu.

Për të evituar braktisjen e

prodhimit bujqesor, shtetet antare

mund të zgjedhin që të mbajnë një

lidhje të kufizuar midis

subvencionit dhe prodhimit, në

kushtet e përcaktuara mirë dhe

brënda kufijve të qartë.

Kjo pagesë e re e vetme

bujqësore (single farm payments)

do të jetë lidhur me respektimin e

standarteve mjedisore, të sigurisë

ushqimore dhe mirëqënies së

kafshëve si dhe kërkesave per te

mbajtur te gjithe ekonomine

bujqesore ne kushte te mira

BUJQËSIA SHQIPTARE 19

bujqesore e mjedisore,e njohur ne

Bashkimin Europian me termin

"Perputhja" (cross-compliance).

Përputhja eshte krijimi i nje

lidhje midis marrjes së pagesës

së vetme nga ana e fermerëve

dhe përputhja e tyre me disa

rregulla të cilat jane në interes të

gjithë shoqërisë.

Këto rregulla kanë të bejne me

mbrojtjen e mjedisit, shëndetin

publik, sigurinë ushqimore,

shëndetin e kafshëve,

mirëqënien e kafshëve,

mbrojtjen e bimëve dhe kushtet

mjedisore. Kjo lidhje është e

shprehur në terma konkrete në

mundësinë, nëqoftëse rregullat

nuk janë respektuar, një pakësim

ose heqje e pagesave direkte.

Pra, me fjale të tjera, ne rast se

fermeri nuk zbaton këto rregulla,

nuk mund te marre disa ose te

gjitha pagesat e tij direkte.

Kalimi nga një sistem

subvencionesh për prodhimin

në një sistem pagesash direkte

për bujqit, përfaqeson

ndryshimin më të madh që ka

njohur CAP qysh me krijimin e

saj në vitin 1958.

Pagesat e vetme hyne ne

zbatim duke filluar nga viti 2004.U

ra dakort që në rast se një shtet

anetar kishte nevojë për një

periudhe tranzicioni, si rezultat i

kushteve specifike bujqesore,

mund ta zbatonte pagesen e

vetme jo me vonë se viti 2007.

Kjo masë është vënë në zbatim

në mënyre progresive dhe

tashmë është shtrirë për me

shumë prodhime si vera, perimet,

etj. Braktisja e ndihmave të lidhura

me prodhimin në përfitim të një

mbeshtetje direkte për bujqit,

kontribon në një tregti botërore

më të barazueshme sepse duke

pasur ndihmën mbi bujqit dhe jo

mbi prodhimet, zvogelohet rreziku

i shtrembërimeve të

shkëmbimeve tregtare të

shkaktuara nga subvencionet e

BE-së për eksportin e tepricave

të prodhimit.

20 BUJQËSIA SHQIPTARE

GJENETIKË

BUJQËSIA QË PO VJEN

Përmirësimi gjenetik i bimëve me “instrumenta” të rinj në duar:

ç’rol do kenë në të ardhmen përmirësimi tradicional dhe bioteknollogjia?

M.Sc. Bahri Guskiqi

M.Sc. Arzen Rexha

Është e habitshme se si ardhmja

e një teknollogjie të re (gjenetika

molekulare) zotëron aftësinë të

bëhet aq shpejt inkurajuese,

familjare, e pranueshme, një

preçedent teknollogjik (në

përmirësimin gjenetik) që deri

pak vite më parë, konsiderohej

si një pikëpyetje. Përmirësimi

gjenetik tradicional, është krijuesi

kryesor i "revolucionit të blertë"

të dekadave të fundit të shekullit

të kaluar dhe që ka udhëhequr

evolucionin e bimëve të kultivuara

drejt afirmimit të varieteteve

superiore 3 - 6 herë më

prodhues, pra ekstremisht

efiçentë në transformimin e

energjisë diellore në ushqim, më

reagues ngaj inputeve

agronomike, më tolerantë ndaj

streseve abiotike dhe

sëmundjeve, pra më stabil dhe të

besueshëm.

Rezultati, në terma globale, i

"revolucionit të blertë", ishte

mundësia e të ushqyerit në

mënyrë më të përshtatëshme i një

popullsie në rritje të shpejtë, pa

rritur sipërfaqet arë, pra pa

atakuar ekosistemet natyrale dhe

biodiversitetin. Objektet finale të

bioteknologjisë,nuk mund të jenë

Përmirësimi gjenetik tradicional, është krijuesi kryesor i

"revolucionit të blertë" të dekadave të fundit të shekullit

të kaluar dhe që ka udhëhequr evolucionin e bimëve të

kultivuara drejt afirmimit të varieteteve superiore, 3 -

6 herë më prodhues

shumë të ndryshëm nga ato të

radhiturit më lart.Por,procedurat

dhe teknologjitë relative të

përdorura përgjithesisht nga

përmirësimi gjenetik tradicional,

janë relativisht të thjeshta dhe

rezultati përfundimtar i tyre

konsiston në përzgjedhjen e

vazhdueshme në ambientet e

kultivimit të variabiliteti gjenetik

që rrjedh nga kryqëzimet në mes

varieteteve më të mira të

kultivuara, për të fiksuar në

përfundim varietete të reja më

produktive ose aftësi më të lartë

për kombinimet hibride.Ajo

menaxhon me siguri, sipas

mbështetësve të ndarjes

mendeliane, ndërsa i beson

reagimeve të ambientit (dhe

analizës përfundimtare tek

fermeri) progresin e karaktereve

komplekse të prodhimit si:

stabilitetin në prodhimtari,

tolerancën ndaj thatësirës apo

temperaturave të ulëta. Vendimet

merren mbështetur në "artin" dhe

eksperiencën e seleksionerëve,

fokusuar në përdorimin e

përshkrimeve statike te

racionalizuara nga tezat e

gjenetikës sasiore. Përmirësimi

gjenetik tradicional, operon mbi

variacionin e ADN-së përmes

vlerësimit në ambient të

shprehjes së geneve dhe duke

riprodhuar vetëm individët

(genomat) më të përshtatëshme.

Gjenetika molekulare,

përndryshe mund të njohë direkt

genomën,të vlerësojë diferencat

ose distancat gjenetike në mes

varieteteve ose specieve,të

lokalizojë dhe të karakterizojë

rajonet kromozomike bazë me

funksione të rëndësishme,të

sekuencojë edhe nukleotidet që

përbëjnë zinxhirin e ADN-së.

Rezultatet e këtyre përparësive

janë ngjarje në progres të

vazhdueshëm si krijimi i hartave

gjenetike për kulturat bujqësore

më të rëndësishme, përcaktimi i

rajoneve të ADN-së përgjegjës

dhe mbizotërues në shprehjen e

tipareve kompekse si

prodhimtaria dhe toleranca,

përmes teknikave të RFLP-së

ose të ngjajshme, përcaktimi i

funksioneve specifike të gjithë

"siteve" të genomës me teknologji

të tipit "gene machines". Aplikimi

i këtyre njohurive dhe

teknologjive të reja në

përmirësimin gjenetik, do ta beje

këtë të fundit më të saktë dhe

punën e seleksionerit më të

shpejtë në përmirësimin e tiparit

të trashigimisë sasiore. Gjenetika

molekulare dhe bioteknologjia,

përveç njohjes, mund të ndërhyjë

direkt në genomë: ajo mund të

identifikojë genet përgjegjëse për

një efekt preciz, ta izolojë nga

genoma e origjinës, ta klonojë,

sekuencojë dhe në fund ta

vendosë atë në të njëjtin

organizëm apo organizma të

specieve të tjera. Kjo teknologji

tashmë disponon varietete

GJENETIKË

"transgjenikë" të modifikuara

gjenetikisht në specie të

ndryshme si psh: misër dhe

pambuk me rezistencë ndaj

insekteve (varietete Bt), sojë dhe

misër rezistent ndaj herbicideve

Roundup etj. Në vazhdimësi

punohet për të influencuar në

rezistencën ndaj kërpudhave,

viruseve, në cilësinë e produktit,

në procesin e maturimit të

frutit,etj. Është evidente që

disponimi i këtyre geneve dhe

teknikave të transferimit në formë

stabile tek bimët e kultivuara,i

japin seleksionerëve akses në

burime të variabilitetit gjenetik të

padisponueshëm dhe të

pamenduar se mund të sigurohej

me teknikat tradicionale.Në

përgjigje të pyetjes së fillimit

tashmë mund të themi që

bioteknologjia ofron instrumente

të fuqishme me efekte të

drejtpërdrejta për modifikimin e

gjenomës së bimëve, edhe pse

mund të duket përgjithësisht

irrealiste të mendosh që, të

BUJQËSIA SHQIPTARE 21

paktën edhe 10-15 vite,një

varietet i kultivuar të konceptohet

thjesht si një mbartës (kontejner)

gjenesh të izoluara, modifikuar

dhe rigrupuar në një laborator. Të

gjitha teknikat e reja

bioteknologjike, duke filluar që

nga markerët molekular e

teknika të tjera të transformimit

dhe transferimit të geneve, janë

instrumentat e reja që i

bashkohen atyre të cilët janë

akoma operative në

përmirësimin gjenetik të bimëve.

Përmirësuesit e bimëve, që

gjithsesi do të dalin nga izolimi në

të cilin deri tani (në mënyrë të

shkëlqyer) kanë punuar,do të

ndeshen me mundësi dhe

përfitime gjenetike në punën e

hibridizimit dhe riseleksionimit të

varieteteve të reja dhe për më

tepër,kane për detyrë të

bashkojnë (përshtasin) në

mënyrë fine dhe të përgjithëshme

genotipet e reja me ambientin e

kultivimit.

22 BUJQËSIA SHQIPTARE

KONTROLLI I DEMAVE TE

INSEMINIMIT ARTIFICIAL-BAZE

PER PERMIRESIMIN GJENETIK TE

GJEDHIT

Prof. Ass. Dr.Fatmira LEKA (SULAJ)

Dr. Fiqiri TAHIRI

QTTB FUSHË-KRUJË

Situata aktuale e racave ne populacionin e

gjedhit ne Shqiperi

Gjate vitit 2008, populacioni i gjedhit ne Shqiperi

numeronte rreth 750.000 krere, nga te cilet 390.000

krere lope. Mjeti kryesor i permiresimit racor, eshte

aplikimi i bioteknologjise se inseminimit artificial (IA)

me material biologjik (sperme) te ngrire ne azot te

lengshem(-196 0 C). Aplikimi i bioteknologjise realizohet

nga nje strukture private inseminatoresh te organizuar

ose jo ne shoqatat e ndryshme qe operojne ne fushen

e blegtorise. Rjeti i inseminatoreve eshte i shtrire ne

gjithe vendin me shume ne zonat fushore e kodrinore

duke mos perjashtuar edhe zona si Kukesi, Dibra etj.

Struktura racore e populacionit te gjedhit

rezulton:

Rreth 42 % jane te races Laramane e

Zeze&Holshtein dhe kryqezimet e tyre.

Rreth 34 % jane te races Xhersej dhe kryqezimet

e saj.

Kryqezimet e racave te ndryshme (te kombinuara

ose qumeshti ) si dhe kryqezimet e vendit zene 22 %

te populacionit.

Aktualisht zhvillojne aktivitetin ne permiresimin

racor ne gjedhe, rreth 10 shoqata dhe subjekte, nder

me kryesoret ne importin e materialit biologjik

(sperme) jane;

- ALBANOR - me qendër në Elbasan;

- NORALB - me qendër në Elbasan;

PËRMIRËSIM RACOR

Mjeti kryesor i permiresimit racor, eshte aplikimi

i bioteknologjise se inseminimit artificial (IA) me

material biologjik (sperme) te ngrire ne azot te

lengshem(-1960C)

- LEAA - me qendër në Tiranë;

- CEFA - me qendër në Elbasan

- BESNIK KORESHI; person fizik -

me qendër në Lushnjë;

- BOFAK - me qendër në Tiranë;

- SHIJAK - me qendër në Elbasan.

Shoqatat zhvillojne aktivitetin ne gjithe teritorin e

vendit duke mbuluar rreth 56 % e populacionit te

lopeve te cilat i nenshtrohen inseminimit artificial.

Struktura racore e demave te insiminimit

artificial paraqitet:

Numri i demave

qe vepruan ne

populacionin e

gjedhit per vitin

2008 eshte 78 krere

e ndare sipas

racave:

Ruajtja e materialit biologjik

në azot të lëngshëm

PËRMIRËSIM RACOR

Kapacitetet gjenetike te demave te

importuar ne vendin tone gjate vitit 2008

rezultojne si me poshte:

Për racat e drejtimit per qumësht:

Holshtein 10 000 - 15 000 litra/305 dite laktacion

Xhersej 8000 - 10 000 litra / 305 dite laktacion

Per racat e drejtimit te kombinuar (qumeshtmish

ose mish-qumesht):

Simental (qumesht -mish) 7000 - 9000 litra/305

dite laktacion

Bruna Alpine 8000 - 10000 litra/305 dite laktacion

Per racat e drejtimit per mish:

Limuzine, Sharole, Blu Belge, Simental (mish)

etj,1300- 2000gr./ditë shtese peshe.

Nisur nga kapacitetet gjenetike te demave

aktuale qe veprojne ne populacion mund te

themi se garantohet:

Nje progres gjenetik i kenaqeshem i populacionit

te lopeve ne prodhimin e qumeshtit,ne permbajtjen

ne yndyre dhe proteine si dhe ne tiparet e

konformacionit e riprodhimit.

Nje rritje e vazhdueshme e prodhimit te mishit

si rezultat i perdorimit te racave mishatake dhe ato

me drejtim te kombinuar ne kryqezim me racat e

qumeshtit me rreth 28 % e populacionit te lopeve .

Ky tregues ka pesuar rritje te konsiderueshme vitet e

BUJQËSIA SHQIPTARE 23

fundit si rezultat i aplikimit ne IA me sperme te racave

mishatake dhe sensibilizimit te fermereve, ne kuadrin

e programeve, per efektin pozitiv ne rritjen e prodhimit

te mishit dhe te ardhurave te fermes. Kjo ka sjelle

dyfishimin e peshes se viçave ne keputje dhe rritjen e

peshes se gjalle ne therje. Aktualisht per çdo viç ne

keputje qe rezulton nga kryqezimet me raca

mishatake, merret mesatarishit rreth 80.000 leke, nga

40.000 leke qe merrej disa vite me pare.

Shperndarja e materialit biologjik nga

shoqatat sipas racave

Struktura e materialit biologjik (spermë) sipas

drejtimit ekonomik:

Kontrolli i materialit biologjik per

performancat e fekonditetit per demat e

importuar gjate vitit 2008

Ne baze te ligjit Nr. 9426 dt. 06.10.2005 "Per

mbareshtimin e blegtorise " Neni 89 dhe i amenduar

Në laboratorin e

QTTB Fushë-Krujë

24 BUJQËSIA SHQIPTARE

Nr. 9864 dt. 28.01.2008 neni 18 si dhe rregullorja Nr.2

dt.22.07.2008" Per riprodhimin e kafsheve te fermes,

prodhimin e tregtimin e materialeve racore" percakton

detyron Qendren tone "Qender Kombetare te

References" .

Ne kete funksion, per vitin 2008, eshte konsoliduar

aktiviteti i kontrollit te materialeve racore (sperme)

te importuar per subjektet qe operojne ne fushen e

permiresimit racor ne gjedh.

Vleresimi per performancat e fekonditetit, kryhen

menjehere pas importimit mbi bazen e nje metodike

te percaktuar dhe materiali biologjik(sperma) nuk

shperndahet derisa te dalin rezultatet e analizave. Te

gjitha analizat e kryera, ju vihen ne dispozicion

subjekteve perkatese si dhe ju behen te ditura te gjitha

Drejtorive Rajonale te Bujqesise . Per vitin 2008:

Jane kryer gjithsej 227 vleresime ne 86 dema,

qe perfshihen ne 11 subjekte. Nga vleresimi laboratorik

rezultojne nivele mesatare per nga kriteret e

fekonditetit.

Nga keto kane rezultuar te paperdorshem 21

kampione (doza sperme) qe ju perkasin 5 subjekteve,

per 19 dema, per 21 data prodhimi.

Demat qe materiali biologjik(sperma) i tyre del i

pa-perdorshem, asgjesohet nga Inspektoriati i

Zooteknise, prane Drejtorite Rajonale te Bujqesise.

DEMA TË RACAVE TË NDRYSHME

PËRMIRËSIM RACOR

Perspektiva e punes racore dhe roli i

shoqatave te races

Pa mohuar kontributin e rendesishem te

shoqatave te races dhe bashkepunimin e tyre me

QTT B-ne Fushe-Kruje dhe Sektorin e Prodhimit

Blegtoral (MBUMK) ne rezultatet e arritura deri tani

ne permiresimin racor, detyra akoma me te medha

shtrohen per te ardhmen ne tre drejtime:

1. Shtrirjen e metejshme te insiminimit

artificial,duke rritur ne vazhdimesi madhesine e

populacionit te gjedhit qe i nenshtrohen IA dhe

prodhimi i nje remonti cilesor nga fermat blegtorale.

2. Ngritjen dhe funksionimin e strukturave

mbështetëse brenda shoqatës per te bere te mundur

ngritjen ne nje nivel me te larte te punes racore. Per

kete eshte e rendesishme kontrolli i prodhimtarise se

qumeshtit, hartimi i skemave te qarkullimit te demave,

realizimi i çiftezimeve optimale, etj.

3. Ngritja dhe funksionimi i bazes te dhenave prane

shoqates per populacionin qe secila shoqate mbulon.

Aktualisht, nisur nga gjendja financiare e kufizuar

e shoqatave, ne monitorim fillimisht duhet te perfshihet

nje pjese e populacionit (rreth 30%), lopet e fermave

blegtorale qe kane tregues produktive me te mire dhe

qe perbejne bazen e prodhimit remontit dhe

gradualisht te avancohet me tej.

VETERINARI

BUJQËSIA SHQIPTARE 25

PERDORIMI I PROVES SE

IMUNODIFUZIONIT NE AGAR XHEL

PER ZBULIMIN E LEUKOZES

ENZOOTIKE TE GJEDHIT

Prof. Dr. Selim Luku

Fakulteti i Mjekesise

Veterinare,U.B. Tirane

Leukoza enzootike e gjedhit, eshte

semundje tumorale e indeve

limfoide qe shkaktohet nga virusi i

leukozes se gjedhit (Bovine

Leucemia Virus 'BLV'). Prej ketij

virusi, preken me teper lopet qe

prodhojne qumesht, por edhe ato qe

mbareshtohen per mish. Indi target

per virusin eshte ai limfoid. Ne

format e rënda të sëmundjes,

verehen ndryshime morfofunksionale,

me rritje tumorale ne

organe si zemer, parastomaqe,

veshka etj. Ne keto organe, kemi

nje infiltrim te madh te qelizave

limfocitare dhe semundja zhvillohet

ne forme subklinike. Ne rreth 1%

te gjedhit te prekur, verehen rritje

tumorale e nyjeve limfatike dhe nje

rritje e theksuar mbi norme e

Gjatë procesit të dezinfektimit duhet të merren të gjitha

masat mbrojtëse në zbatim të rregullores së përdorimit të

helmeve me efekt të fortë si përdorimi i dorezave, maskave,

çizmeve, kominosheve, i ujit të bollshëm dhe sapunit për

t'u pastruar

limfociteve ne gjak te kafshet e

semura. Diagnoza laboratorike

bazohet ne pranine e antitrupave

specifike per virusin e leukozes se

gjedhit.Per diagnozen laboratorike

te semundjeve virale, perdoren disa

teknika sic jane PCR, Reaksioni i

polimerazes, testi Elisa dhe prova

IDAG. Ky test diagnostikues,

perdoret edhe ne vende te tjera te

Botes per gjurmimin e luftimin e saj.

Etiologjia dhe mekanizmat e

infektimit

Shkaktar eshte virusi i tipit C i

familjes Retrovirida, qe banon ne

limfocitet B te gjakut. Organizmi i

prekur prej tij, reagon duke rritur

numrin e limfociteve ne gjak. Ne

kafshen e shendoshe, limfocitet T

zene 80% dhe ato B 20%. Ne

kafshet e infektuara, ky raport

ndryshon ne favor te limfocideve B.

Kur limfocidi B i ngarkuar me

virusin e leukozes, kalon nga gjaku

i kafshes se semure ne ate te

shendoshe behet transmetimi i

infeksionit viral. Semundja

transmetohet edhe me menyren

vertikale, me ane te kalimit te virusit

nga nena tek pasardhesi, ose

horizontale me ane te kontaktit te

kafsheve me njera tjetren.

Transmetimi horizontal verehet

gjate aktit te lindjes, nderhyrjes

kirurgjikale, gjate vaksinave, gjate

kontrollit rectal, nepermjet

pickimeve nga insektet, etj. Kjo

semundje shfaqet ne kater forma

klinike. Leukoza e gjedhit te rritur,

e cila verehet ne moshat 4-8 vjeç,

e kafsheve te reja qe prek moshat

2 jave - 6 muaj ndersa forma kutane

verehet te kafshet nen moshen 3

vjeç.Ne siperfaqen e trupit te

26 BUJQËSIA SHQIPTARE

kafshes, shfaqen disa pllakeza me

madhesi 1-5 cm, te cilat hasen me

teper ne qafe, ne shpine dhe ne

kofshe. Pllakezat mbulohen

menjehere me ngjyre gri ose te

bardhe, u bie qimja dhe me mjekime

te zakonshme, nuk permiresohen.

Forma timide vihet re ne kafshet 1-

2 vjeç dhe karekterizohet me

zmadhimin e timusit. Ne autopsi

verehen lezione ne palcen e

kockave dhe ne nyjet limfatike te

infiltracioneve limfocit.

Rezultatet e studimit te kryer

dhe rekomandimet

Ne kete studim te kryer ne vitet

2006-2008, u analizuan 400

kampione gjaku te marra te lopet

mbi 2vjeç. Kampionet u

grumbulluan nga ferma tre

ndryshme te qarkut te Fierit,

Durresit dhe Tiranes. Kampionet u

analizuan me proven e

imunodifuzionit ne agar xhel ne

BLETARI

VETERINARI

laboratarin e Virologjise te Institutit

te Sigurise Ushqimore dhe te

Veterinarise. Studimi u krye ne tre

rajonet dhe gjaku u muar ne venen

jugulare te kafsheve, duke zbatuar

rregullat e asepsise, ne shishe

PSE PO ZHDUKEN BLETËT? *

Çezar AGIMI

Bletët sot punojnë më shumë dhe

janë të stresuara, për këtë arsye

ato janë duke u zhdukur.

Ndryshimet klimatike gjatë

kohëve të fundit, bërë të mundur

kalimin e "butë" të dimrit në

pranverë e verë, ndërkohë që bletët

ngrihen më herët nga gjumi

letargjik i dimrit dhe dalin më shpejt

në kullota, duke shtuar ditët e tyre

pranverore të punës. Problemi

nuk është se janë pakësur muajt e

sterile 5 cm3 dhe eshte derguar

brenda dites per ekzaminim ne

laboratorin e IKV. Analizat u kryen

me metoden IDAG dhe gjurmimi

me kete metode rezultoj se

semundja eshte e pranishme ne

vendin tone. Njekohesisht duhet

theksuar se nga studimet e

lartepermendura, vetem ne rajonin

e Tiranes nga 200 krere gjedhe te

analizuara, u konstatuan 10 krere

pozitive. Si perfundim mund ti

rekomandojme sherbimit veterinare

te vendit se ne ekonominite ku

behet rritja intensive e gjedhit,

krahas gjurmimit qe kryehet per

TBC dhe Bruceloze te behet edhe

per Leukozen Enzootike te gjedhit,

nepermjet kryerjes se analizave te

gjakut me IDAG prane IKV.

Sherbimi veterinare i vendit te mos

lejoje importimin e gjedhit te

pashoqeruar me analizat perkatese

qe vertetojne se kafshet jane te

pastra nga Leukoza Enzootike .

Problemet e bletëve nuk janë probleme private. Ato

nuk duhen parë vetëm si të bletëve, sepse këto

insekte janë një tregues i efektit të politikave negative

të njeriut ndaj ambientit

stinës së dimrit . Çeshtja është se

muajt e stinëve, nuk janë më muaj

të plotë 30 ditësh, por ato si rezultat

i ndryshimeve të klimës të

provokuar nga ngrohja globale,

janë duke " humbur " si pa e kuptuar

në dhjetë ditëshat e tyre gjithnjë e

më shumë ditë të ftohta dimri. Në

këtë mënyrë mund të thuhet se

tashmë nuk mund të flitet më për

një stinë klasike të dimrit si dikur

një herë e një kohë ku ardhja e

pranverës dhe e verës kishin ditë

e data thuajse të sakta, në kufij e

kohë kalendarike. E këtë

"shkurtim" të dimrit , duket se janë

bletët që po e vuajnë në kurrizin e

tyre, sepse dalja para afatit në

kullotë, po u shkakton atyre stres

dhe dëmtime masive.

STUDIMI

Ky fakt konfirmohet nga një

studim që është realizuar nga

Qendra e Kërkimeve të

Bioklimatologjisë Mjekësore,

Bioteknologjisë dhe Mjekësisë

Popullore të Universitetit të

Studimeve në Milano, në

bashkëpunim me Agrofarmën.

Stafi i drejtuar nga Prof. Umberto

Solimone, ka studiuar evolucionin

e klimës në një interval kohor që

shkon nga fundi i shekullit të 19 e

deri në ditët e sotme , duke u ndalur

mbi të dhënat metereologjike që

fillojnë nga viti 1880, e më pas në

detaje me të dhënat e satelitit që

janë të disponueshme që nga viti

1978 e deri më sot .

Rezultati është një konfirmim i asaj

që prej kohësh është thënë:

ngrohja globale, e cila në 130 vitet

e fundit ka qenë rreth një gradë si

dhe 12 vitet e fundit që përfshihen

midis 1995 e deri në 2006, kanë

qenë në mënyrë absolute, vitet më

të nxehta të historisë. Por

gjithashtu është i dukshëm një

shkurtim i stinës së dimrit i cili ka

bërë si refleks, një rritje të

mundëshme të zgjerimit të dritares

së aktivitetit të bletëve, duke

llogaritur në hipotezë një punë rreth

20 - 30 ditë më shumë gjatë vitit,

nënvizon profesor Solimone.

Kjo përbën një stres të zgjatur tek

bletët, duke kompromentuar edhe

shëndetin e tyre. E njejta dukuri

është edhe midis fazave të lulëzimit

dhe pushimit.

FAKTORËT E RREZIKUT

Tek bletët stresi funksionon njësoj

si tek njeriu, nga faza e alarmit, ajo

BLETARI

ndjek atë të adaptimit e që

konsiston në avancimin e e

sëmundjes e që zgjat deri në

momentin në të cilin nuk është

rregjistruar dëmtimi masiv. Ky i

fundit është shfaqur dhe po

manifestohet me pakësimet

masive të populacioneve të bletëve

në shkallë botërore, me një sasi të

madhe në SHBA, Europë e

Australi, etj.

Për ekipin e studiuesve që ka kryer

studimin, konditat klimaterike janë

përgjegjëse për më tepër se 50 %

të pakësimit të kolonive të bletëve.

Më pas futen në lojë çështje të

tjera të përbashkëta si diarreja dhe

shkatërrimi nga varroa, një morr

që futet deri në alveolat dhe që

bëhet gjithnjë e më agresiv, ku

insektet e debuluara nga stresi nuk

janë në gjendje që të reagojnë me

rezistencën e tyre.

BLETË ME QERA

Problemet e bletëve nuk janë

probleme private. Ato nuk duhen

parë vetëm si të bletëve, sepse

këto insekte janë një tregues i asaj

se efektet e politikave negative të

njeriut ndaj ambientit, mund të jenë

të pariparueshme në perqindje të

ndryshme.

Pakësimi i kolonive të bletëve, ka

pasoja të mëdha në aktivitetet që

lidhen direkt me bletarinë.

Por efektet po ndihen jo pak edhe

në forma indirekte në sektorë të

tjerë. Revista amerikane "Time" në

* Përkthyer nga gazeta italiane “Corriere della sera”

BUJQËSIA SHQIPTARE 27

"Annual special issue" i është

kthyer problemeve e vështirësive

që paraqiten për kultivuesit e

frutave në Kaliforni në

mbarështimin e pemtoreve, siç

janë plantacionet e pafund të

mandarinave në shtetin që

qeveriset nga Arnold Shvarceneger

e që njihet si eksportuesi më i madh

i tyre në botë, i cili ka pësuar një

rënie drastike të prodhimit si

rezultat i mungesës së një numri

të mjaftueshëm insektesh të

bletëve për pjalmimin e tyre.

Kjo i ka detyruar fermerët që të

marrin me qira koshere bletësh nga

zona të tjera klimatike të Amerikës,

të cilat janë të pastra nga

sëmundjet.

Që problemi në Amerikë është

ndier shumë, e tregon edhe fakti

se gjatë realizimit të një serie

filmash policeskë të suksesshëm,

midis episodeve të ndryshme është

përmendur edhe një epidemi

misterioze që po godet bletët në

zona të ndryshme të globit

FJALA TEK QEVERITË

Në fund Profesor Solimone, thotë:

"Të dhënat tona mbi ndryshimet

klimaterike i përcaktojnë ato si

përgjegjëset kryesore për këto

dëme të mëdha në zhdukjen e

bletëve, por studimi është njëra

anë, ato janë vetëm fillimet, reagimi

ndaj faktorëve që influencojnë mbi

klimën është sfida e vërtëtë. Bota

shkencore vetëm mund të lëshojë

alarmin tani i takon qeverive të

bëjnë detyrën e tyre …"

28 BUJQËSIA SHQIPTARE

Merita Deda

Këto ditë doli në qarkullim i pari

liber ekspert për "Perimekulturën e

zbatuar" shkruar nga specialisti i

mirënjohur Prof.Dr.Hysen Çobani,

Mjeshtër i Madh i Punës.

Në këtë botim, autori ka

ndërthurur përvojën e tij mbi 50

vjeçare me literaturën moderne në

fushën e perimekulturës, të ilustruar

me më shumë se 100 pamje

fotografike.

Traktati ka një volum prej afro

500 faqesh është i zhveshur nga

ngarkesat teorike dhe çdo kulturë

e shoqëron një pyetësor i cili i jep

BOTIME TË REJA

NJË LIBËR ME VLERË PËR

FUSHËN E PERIMEVE

KËNDI I FOTOGRAFISË

përgjigje shumë problemeve që i

dalin fermerëve gjatë kultivimit të

tyre. Kjo e bën atë tejet origjinal dhe

praktik mbasi lexuesi bie me lehtësi

në kontakt me problematikën që

kërkon.

Botimi fillon me një kapitull të

përgjithshëm, me njohuri të

domosdoshme për çdo bujk,

vazhdon në pjesën e dytë me

trajtimin e 32 bimëve perimore dhe

në kapitullin e fundit trajton disa

shqetësime fiziologjike të ardhura

nga faktorë të ndryshëm, si

mungesa e elementëve ushqyes etj,

NË STACIONIN E DUHANIT, CËRRIK

rrugët e

mënjanimit të

tyre; më pas

jep pamjen vizatimore të insekteve

të dobishëm e të dëmshëm dhe

mbyllet me katër pasqyra

përmbledhëse për disa nga treguesit

normativë teknologjikë për bimët

kryesore perimore. "Perimekultura

e zbatuar" është një libër tavoline i

domosdoshëm për çdo fermer, specialist

bujqësie dhe pedagog që

merret me zhvillimin e lëndëve

bujqësore në të gjitha kategoritë

shkollore.

Nga Fuat MEMELI

HOMAZH PËR

SPECIALISTIN E NJOHUR

TË PEMËTRARISË,

NURÇE PIPERON

Më 26 gusht të këtij viti, u nda nga

jeta specialisti i njohur i pemtarisë,

Nurce Pipero. Ai lindi në Vishanj

të rrethit të Skraparit më 7 gusht

1941. Pas clirimit, familja e Nurces

u shpall kulak. Kjo ishte edhe

arsyeja që ai u largua nga fshati

dhe deri në vitet 1990, nuk shkoi

më në vend-lindje.Shkollën 7vjecare

e kreu në Tiranë, ndërsa

arsimin e mesëm në Teknikumin e

Bujqësor Kavajë nga viti 1954-

1959, duke marrë dipllomë të

“Shkëlqyeshëm”Për shkak të

biografisë,arsimin e lartë e kreu,me

korespodencë. Me mbarimin e

shkollës së mesme,u emërua

brigadier në Stacionin Bujqësor

Laprakë, në Ndërrmarrjen

Bujqësore” Gjergj Dimitrovi” dhe

më vonë agronom në sektorin e

prodhimit të nënshartesave e

fidanave të hardhisë.Ai punoi për

krah specialistëve më në zë të

vreshtarisë si Abedin Cici, Tajar

Nazifi, Muhamet Zyrbo, Stefan

Gjoka. Me intelektin e tij, me

punën e palodhur, u bë një nga

specialistët më të zot të

frutikulturës sa filloi të jepte edhe

praktikat e nxënësve të vitit të

fundit të frutikulturës, që

specializoheshin në Laprakë.U

formua një specialist me zë në këtë

degë,por i mungonte arsimi i lartë

dhe mbështetja politike.Në vitin

HOMAZH

1966 për arsye biografe, e

transferuan agronom në zonën e

Shëngjergjit dhe më vonë në

Priskë. Në vitin 1975,filloi punën

në Stacionin Bujqësor të Tiranës

si drejtuesi i grupit të frutikulturës

për rrethin Tiranë.Gjatë kësaj kohe

(1969-1975) mbaroi edhe

Fakultetin e Agronomisë në

Institutin e Lartë Bujqësor Kamëz.

Në vitet 1975 -1990, nën drejtimin

e tij grupi i frutikulturës projektoi

dhe ndërtoi qindra hektarë vreshta

në Vrap, Marikaj, Zall-Dajt,

Zallherr si dhe në Shëngjergj, Sauk,

Kamëz,Cekrez dhe së fundi në

kurorën e Tiranës. Ai kishte njohori

të shumta për vreshtarinë dhe

pemtarinë. Nurcja ka bërë një punë

të vecantë për të përcaktuar vëndet

më të përshtatshme për të mbjellë

hardhi e pemë frutore. Ai ka

administruar me shumë nikorqillëk

miliona lek të dhëna për

frutikulturën. Në arkivin e

D.R.B.U.M.K Tiranë, ka shumë

dosje me projekte për këtë fushë.

Me ndryshimet demokratike,

Nurcja përqafoi menjëherë idet e

reja të kohës si dhe programin e

Partisë Demokratike, duke u bërë

një nga përhapësit kryesorë të

këtyre ideve në fshatrat e rrethit

të Tiranës. Për aftësitë e tij teknike

dhe organizativ, nga viti 1992-1997,

punoi në Drejtorinë e Bujqësisë së

BUJQËSIA SHQIPTARE 29

Tiranës,si dejtor i saj. Në këtë

detyrë u shqua për korektesë dhe

përkushtimin ndaj punës. Nuk ishte

e lehtë të drejtonje 2220 specialistë

bujqësie që kishte në atë kohë rrethi

i Tiranës. Ai ia doli mbanë me

sukses kësaj pune, duke kombinuar

kërkesën e llogariosë me frymën

shoqërore.

Viti i mbrapshtë i 1997-së,e largoi

nga puna Nurce Piperon,Kjo ishte

një vrasje për të,sa morale aq edhe

profesionale,pasi ai ishte mësuar

për vite të tëra të mos ndahej asnjë

ditë nga puna.Ndoshta ky stres i

madh i shkaktoi edhe sëmundjen e

rëndë, nga e cila nuk shpëtoi dot.

Ai ishte jo vetëm një specialist e

drejtues i zoti por edhe një prindër

dhe familjar i mire. Për të gjitha këto

cilësi si dhe për karakterin e tij të

lartë ,ai do të kujtohet me nderim

dhe respekt të vecantë nga

specialistët dhe njerëzit e thjeshtë

të bujqësisë,nga miqtë dhe të

afërmit.

Neki Gorica, Shyqyri Brahja,

Hajdar Kuçi, Qefsere Sharofi,

Nazmi Zajmi, Rexhina Oroshi,

Sybi Iljazi, Hamza Hyka, Arjana

Vithkuqi, Betim Goci, Enver

Mesareja, Gjergj Ndoja,

Kudret Shalesi, Met Kadri,

Vladimir Pellumbi, Mira

Kellezi.

30 BUJQËSIA SHQIPTARE

A E DINI SE ....

Lejla Kertusha

ANANASI eshte pjese i dietave ushqimore.Ai i

perket familjes Bromeliace dhe emrin latinisht e ka

Ananas Sativa .Bima i ka gjethet e gjata me gjemba

ndersa fruti ka pamjen e nje boçe pishe dhe eshte

shume i pasur me vitamina, kripera minerale dhe

fibra ushqimore.Ananasi permban enzimen bromeline

qe stimulon sekretimin e lengjeve gastrite per tretjen

e proteinave te mishit,sallamit,djathrave.Ai permban

gjithashtu edhe kalcium ,fosfor,kalium,hekur.Vitamina

C mbetet e qendrueshme edhe pas vleljes dhe lekura

e mbron ate nga oksidimi .

QITROJA i perket familjes Rutacee dhe emrin

latinisht e ka Citrus Decumana Pema e qitros eshte

e larte deri ne 7 metra,gjethet i ka gjithmone te

gjelbera,lulet te bardha njelloj si te limonit ndersa fruit

eshte i madh me ngjyre te verdhe kanarine,me pulpe

bardhoshe. Fruti hahet ashtu siç eshte por dhe mund

te shtrydhet per t'u pire ne forme lengu.Ne çfaredo

menyre qe te hahet, ka vlera te larta ushqyese dhe i

ben shume mire organizmit ,ka doza te larta mineralesh

por nuk ka molekula te afta per te djegur yndyrnat.

KURIOZITETE

CAJI I GJELBER, i perket familjes Teacee dhe

emrin latinisht e ka Thea Sinensis.Bima i ka gjethet

gjithnje te gjelbera me forme te dhembezuar.Ato

permbajne nje flavonoid te quajtur Teine i cili ka veti

antikanceroze sepse lufton radikalet e lira dhe pengon

aktivitetin e nje enzime qe favorizon shfaqjen e

kancerit.Gjithashtu ai eshte shume i dobishem kunder

semundjeve degjenerative

ALGAT, eshte e çuditshme por ato po perdoren ne

ushqim se kane efekt pastrues.Jane bime nje ose

shumeqelizore me permasa te ndryshme te furnizuara

me klorofil dhe pigmente te ndryshme Algat jane

disa llojesh.Rriten ne uje dhe ambiente me shume

lageshti .

BUJQËSIA SHQIPTARE 31

32 BUJQËSIA SHQIPTARE

TË USHQYER

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!