14.06.2013 Views

Teknologjia Ushqimore

Teknologjia Ushqimore

Teknologjia Ushqimore

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

hapjen e mbushësit dhe mbushet me lëng.

Ajri del përmes një tubi, derisa niveli i

lëngut të rritet, të mos ketë arritur hapjen e

poshtme. Në këtë pikë, pushon rritja e

lëngut në kuti.

Figura 8.8. Makineri që bën mbushjen

automatike të ambalazheve të lëngjeve të

frutave.

10. Konservimi i frutave dhe perimeve me

anë të përqendrimit të lëndës së thatë

Përqendrimi është një nga proceset

kryesore në industrinë e konservave.

Përqendrimi kryhet për largimin e një

përqindjeje të konsiderueshme të ujit, të

pranishëm në produktin ushqimor, me

qëllim reduktimin e prishjes së produktit,

rritjen e qëndrueshmërisë së tij dhe

përgatitjen e produktit për etapat e

mëtejshme të përpunimit.

Largimi i ujit kryhet me anë të teknikave të

mëposhtme: me avullim, me përqendrim

me ftohje dhe me filtrim. Mënyra e

përqendrimit që përdoret kryesisht në

industrinë e konservimit të fruta-perimeve

është kryesisht avullimi. Procesi i avullimit

bazohet në shndërrimin e fazës së ujit në

avull si pasojë e vlimit dhe largohet nga

Teknologjia Ushqimore

produkti. Në industrinë e konservave në

përgjithësi përdoren këto lloje avulluesish

të cilët janë: avullues me qarkullim natyral,

avullues me qarkullim të detyruar dhe

avulluesit film.

Përqendrimi i frutave dhe perimeve mund të

arrihet edhe nëpërmjet përqendrimit me

anë të osmozës.

Quhet osmozë procesi i fluksit të

vetvetishëm të ujit nga një tretësirë e

holluar në një më të përqendruar, të ndara

këto nga një membranë gjysmë e

përshkueshme. Kjo membranë përshkohet

nga molekulat e ujit por jo nga ato të kripës

apo sheqerit sipas rastit.

Siç dihet kripërat në ujë krijojnë një presion

osmotik ,në përpjesëtim të drejtë me

përqendrimin e joneve ose të molekulave në

tretësirë dhe dukuria e osmozës vazhdon

derisa të vendoset ekuilibri ndërmjet dy

tretësirave.

Përqendrimi nëpërmjet osmozës mund të

përdoret për ruajtjen e produkteve

ushqimore si: fruta të prera në copa ose

feta, të cilat zhyten në tretësira sheqeri.

Struktura e tyre qelizore sillet si një

membranë gjysmë e përshkueshme dhe

mund të largojë deri në 50% të ujit të

pranishëm.

11. Teknologjia e prodhimit të marmelatës

dhe reçelit

Këto prodhime si marmelata dhe reçeli

përbëhen nga fruta dhe sheqer, acid

organik dhe pektinë. Marmelatat prodhohen

kryesisht nga agrumet.

92

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!