14.06.2013 Views

Teknologjia Ushqimore

Teknologjia Ushqimore

Teknologjia Ushqimore

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Homogjenizimi. Lëngjet e frutave pulpoze,

që ambalazhohen në shishe, kanë një pamje

jo homogjen; ato duken si një lëng pak a

shumë i kthjellët në pjesën e sipërme dhe

një fraksion i ulët, i turbullt dhe pulpor. Kjo

ndarje vjen për shkak të ndryshimit të

densitetit nëpërmjet lëngut në fjalë dhe

pjesëzave të tulit, që krijojnë turbulli. Për të

përftuar një lëng homogjen, të pandarë në

dy shtresa me densitete të ndryshme, është

e nevojshme që materiali pulpoz të ndahet

në pjesëza shumë të vogla. Ky proces kryhet

nëpërmjet pajisjeve homogjenizuese.

Sterilizimi. Ndryshimet e lëngjeve të frutave

të freskëta iu detyrohen katër shkaqeve

kryesore të cilat janë: ndryshimet me

karakter microbial, veprimtarisë së

enzimave,

enzimatike .

ndryshimeve kimike jo

Trajtimi termik çon në çaktivizimin e

enzimave, që janë të pranishme tek lëngjet

si dhe atyre që sekretohen nga mikroorganizmat.

Trajtimi termik mund të kryhet

mbi produktin e ambalazhuar ose shumë

më mirë para ambalazhimit, me anë të

këmbyesve të nxehtësisë me tuba ose me

pllaka.

Këmbyesit me pllaka kanë përparësinë e

kompaktësisë së madhe dhe pastrohen me

lehtësi. Me qëllim që të ruhen më mirë

karakteristikat shijore të lëngjeve, shpesh

kryhet trajtim termik në temperature të

larta, për një kohë të shkurtër.

Teknologjia Ushqimore

Figura 8.7. Pasterizator për pasterizimin e

lëngjeve të frutave.

Lëngjet e sterilizuara për kohë të shkurtër

në temperaturë të lartë, mund të futen në

kuti, në një temperaturë mjaft të lartë, për

të shkatërruar mikroorganizmat, që

ndodhen në sipërfaqen e brendshme të

kutisë dhe që mund të zhvillohen në

produkt.

Sterilizimi kryhet edhe me filtrim, ku lëngu i

kthjelluar dhe i filtruar kalohet nëpërmjet

filtrave të veçantë të sterilizuar paraprakisht,

të përbëra nga parete filtruese. Këto

parete kanë vrima, që janë të pakalueshme,

jo vetëm për bakteret dhe majatë, por edhe

për sporet. Lëngu që do ti nënshtrohet

sterilizimit me filtrim duhet të jetë i

kthjellët, përndryshe filtrate sterilizues

shumë shpejt ngopen dhe nuk i përgjigjen

më qëllimit të tyre.

Ambalazhimi i lëngjeve. Në mbushëse,

lëngu i ngrohtë rrjedh për shkak të forcës

së rëndesës nga rezervuarët e ushqimit në

kuti, përmes një valvule mbushëse. Kutia

bosh e marrë nga disku i ushqimit, vendoset

mbi pjatën e ngritjes dhe automatikisht

shtyn guarnicionin e gomës së valvulës

përkatëse të mbushjes, duke shkaktuar

91

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!