14.06.2013 Views

Teknologjia Ushqimore

Teknologjia Ushqimore

Teknologjia Ushqimore

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Figura 8.5. Komposto e përftuar nga fruti i

pjeshkës.

Fazat nëpër të cilat kalon procesi

teknologjik i konservimit të frutave në

shurup ose ujë, janë si më poshtë:

Përzgjedhja, ose seleksionimi bëhet me

mbërritjen në fabrikë të frutave. Faza e parë

është ndarja e frutave, në funksion të

shkallës të tyre të pjekjes; frutat e

pjekura,por me tul të fortë, vendosen

menjëherë për përpunim dhe sipas

madhësisë së tyre çohen drejt linjës së

përgatitjes së frutave natyrale me shurup,

ose drejt linjës së përgatitjes së tulit.

Frutat shumë të pjekura, port ë shëndosha,

shndërrohen në pure, nëse është e

nevojshme. Frutat e papjekura mirë lihen të

piqen në dhomën e pjekjes. Një përzgjedhje

e dytë ka për qëllim largimin me dorë të

frutave të gjelbra, me njolla, të kalbura dhe

pjesët gjethore. Këto përzgjedhje bëhen me

makineri të përshtatshme. Përzgjedhja

është një veprim shumë i rëndësishëm, nga

i cili varet cilësia e produkteve të

konservuara, e lidhur kjo drejtpërdrejt me

cilësinë e lëndës së parë të përdorur.

Kalibrimi, shumë fruta kalibrohen në rrjeta

lëkundës, të pajisura me vrima rrethore,të

Teknologjia Ushqimore

përmasave të ndryshme. Sitat mund të

rregullohen

frutash.

për varietete të ndryshme

Para zierja, parazierja konsiston në zhytjen

e frutave gati për ambalazhim në një banjë

uji, që zien për një kohë të shkurtër. Qëllimi

i këtij veprimi është të zbusë frutat dhe të

lehtësojë largimin e oksigjenit, që është në

origjinën e gërryerjes së shtresës së kallajit

dhe bombazhit kimik të kutive metalike.

Para zierja çaktivizon disa enzima

oksiduese si oksidaza dhe peroksidaza, të

cilat shkaktojnë errësim të ngjyrës natyrale

të disa frutave. Megjithatë në disa linja

prodhimi, parazierja nuk kryhet, meqenëse

është zëvendësuar nga mbushja me shurup

në boshllëk dhe nga mbyllja e kutive me

avull.

Vendosja në kuti, futja në kuti e copave të

frutave ose të frutës së plotë bëhet me

dorë, në tavolina të veçanta, të njëjta me ato

të përdorura edhe për konservimin e

fasuleve etj.

Futja e shurupit ose e lëngut; meqenëse në

shumë fabrika nuk përdoret paranxehja, e

zëvendësuar me mbylljen e kutive me avull

dhe meqë frutat përmbajnë një sasi të

dukshme gazi, është e nevojshme, të bëhet

zbrazja e kutive para mbylljes. Mbushëset

me shurup automatike janë bashkëkohore

dhe jo vetëm fusin sasinë e nevojshme të

lëngut, por vendosin kutinë dhe përmbajtjen

e saj në një boshllëk të madh. Uji i shtuar

ose shurupi shtohen në të ngrohtë, që të

përftohet një produkt pjesërisht i

paranxehur.

Para nxehja. më parë kutitë e mbushura, që

vinin nga mbushësja e shurupit, ishin të

pambyllura plotësisht dhe vendoseshin në

87

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!