14.06.2013 Views

Teknologjia Ushqimore

Teknologjia Ushqimore

Teknologjia Ushqimore

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

50kg) dhe lihen në mjedis me temperaturë

rreth 30 ˚C dhe me lagështirë relative 80-

90%. Nuk lihen ndër govata, sepse shtresa

e fundit mund të nxehet, gjë që sjell

humbjen e shkrifëruesit dhe dëmton vetitë e

tij. Kohët e fundit ndenja e brumit është

shkurtuar në 1-3 orë. Është vënë re se

ndenja përmirëson proceset e punimeve të

mëvonshme, si stampimin.

Prerja e produktit bëhet me rregull duke

përmirësuar pamjen e jashtme. Dhënia e

formës është procesi përfundimtarë, i cili

kryhet në mënyrë të thjeshtë ose me pajisje

të automatizuara.

Formimi me dorë bëhet me mjete metalike

(thike,unazë) ose me pajisje prerëse me

ballë druri te rilevuar (relieve stampohet në

brumë) për produkte figurative, ose pritet

me thikë të zakonshme dhe pastaj bëhet

palosja e copave të prera (në këtë mënyrë

formohen prodhimet e palosura me

ingredient brenda ). Formimi i brumit në

mënyrë mekanike bëhet me stampa të

ndërtimeve të ndryshme, stampë prerëse,

cilindër shtypës, etj. Kjo mënyrë formimi

kryhet në makineri komplekse të prodhimit

të biskotave.

4. Pjekja e biskotave

Qëllimi i pjekjes është largimi i lagështirës

së tepërt, krijimi i një strukture të

qëndrueshme dhe që prodhimi të marri

aromën karakteristike. Të gjitha proceset

që zhvillohen në këtë etapë të prodhimit

janë njëlloj si në pjekjen e bukës. Në këto

prodhime ndryshon vetëm shkrifëruesi

kimik.

Kështu, në minutat e para të pjekjes, kur

temperature e brumit arrin 60˚C, fillon

shpërbërja e shpejtë e karbonatit të amonit.

Teknologjia Ushqimore

Gazi i formuar e shkrifëron produktin,

ndërsa vetë largohet nga prodhimi. Në këtë

kohë ndodh dhe fillimi i mufatjes së

amidonit, kur temperatura arrin 80˚C fillon

edhe shpërbërja e hidrogjen-karbonatit të

natriumit. Në këtë kohë plotësohet shkrifja

dhe ngurtësimi i strukturës të brendshme

dhe nuk kemi më ndryshime në vëllim.

Proceset e tjera janë të njëjta.

Edhe këtu pjekja arrihet me një regjim të

caktuar. Faza e parë e pjekjes kryhet në

temperaturën 160-170˚C dhe në lagështi

relative 40-70% për 1 min, pastaj

temperatura rritet në rreth 300-400˚C me

lagështirë relative shumë të ulët, për 1,5

min, dhe së fundmi, në 180-200 ˚C

plotësohet pjekja.

Figura 4.5. Pamje të formave të ndryshme

të procesit të pjekjes së biskotave.

53

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!