14.06.2013 Views

Teknologjia Ushqimore

Teknologjia Ushqimore

Teknologjia Ushqimore

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

me një kalim midis dy cilindrave që

rrotullohen në dy kahe të kundërta, dhe ku

masa e drithit merr trajtën e një shiriti me

trashësi të vogël. Ky shirit stampohet

pastaj, për ti dhënë me anë të prerjes ose

shtypjes formën e biskotës. Përpunimi i

brumit të zgjatur dhe galetave bëhet

ndryshe, në rrugë më të gjatë. Zakonisht, ky

kalon më shumë në shtypje nëpërmjet

cilindrave dhe bën nga një pushim ndërmjet

shtypjeve dhe vetëm pastaj stampohet.

Figura 4.3. Makineri e cila përgatit brumin e

biskotave dhe dhënjen e formës së tyre.

Teknologjia Ushqimore

Figura 4.4. Tharja e brumit të biskotave pas

përgatitjes së tij.

Ndenjet e brumit janë të rëndësishme, në të

cilat ndodh çlirimi i tensioneve të fituara

nga veprimi forcave me një drejtim të

caktuar. Në qoftë se nuk do të ndodhte ky

çlirim i tensioneve, atëherë copa e

prodhimit të stampuar do të pësonte tkurrje

jo të barabartë në të gjitha drejtimet.

Përpunimi i brumit është një proces që

përmirëson cilësinë e prodhimit.

Përpunimi i brumit mund të kryhet me

pajisje të ndryshme. Një pajisje e

zakonshme është gramola. Kjo përbëhet

nga një disk i rrotullueshëm, mbi të cilin

brumi rrotullohet në formën e një unaze.

Gjatë rrotullimit, masa e unazës së brumit

ngjeshët nga dy ingranazhe të rënda

trungkonike. Unaza e brumit, me anë të një

gjuhëze, kthehet përmbys, kështu që gjatë

ngjeshjes kemi edhe ndryshim të drejtimit

mekanik. Cilindrimi i brumit bëhet njëlloj si

në prodhimin e bukës. Pas punimit të parë

(ose pas çdo punimi) ndër cilindra, brumi i

zgjatur mbahet për një kohë mbi tavolinë.

Copat e brumit merren të mëdha (rreth

52

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!