14.06.2013 Views

Teknologjia Ushqimore

Teknologjia Ushqimore

Teknologjia Ushqimore

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Teknologjia Ushqimore

Figura 4.1. Lloje të ndryshme biskotash Figura 4.2. Lloj paketimi i biskotave

Prodhimi kryesor i këtij grupi janë biskotat,

të cilat ndahen në:

Biskota të shkrifëta (me sheqer);

Biskota me brumë të zgjatur (pa sheqer).

Kjo bëhet në bazë të ndryshimit të theksuar

të strukturës së brumit dhe biskotës së

pjekur. Të gjitha lëndët e para, ndihmëse

dhe gjysmë fabrikat që futen në prodhim,

kontrollohen zakonisht me kullim ose me

sitje. Pas këtyre veprimeve procesi i

përgatitjes së biskotave vazhdon i ndryshëm

për të dyja grupet. Për biskotat me brumë

të zgjatur, brumi para se të formohet,

shtypet në makinë me cilindra dhe lihet të

pushojë për disa minuta. Vetëm pas këtyre

veprimeve biskotat formohen. Biskotat e

shkrifëta formohen në makinat prerëse,

pastaj biskotat e të dyja grupeve piqen,

ftohen dhe ambalazhohen.

Lëndët bazë dhe ndihmëse për prodhimin e

biskotave.

Formimi i brumit për produktet konditore

është më i ndërlikuar se ai i brumit të bukës

ose të makaronave, sepse përmban edhe

përbërës të tjerë aktivë, si sheqer, vezë,

lyrë, etj. Këto shtesa zvogëlojnë njomjen e

miellit. Zënia e brumit ka për qëllim të

formoje një masë homogjene të të gjithë

përbërësve. Kjo masë kalon nëpër disa faza,

siç janë përzierja, formimi i pezullisë,

emulsion etj. Këto arrihen me veprime

mekanike, që përfshihen në brumosje.

Brumosje mund të bëhet me dorë ose me

anë të proceseve mekanike e të

pandërprera.

Brumosja ndahet në dy faza, në fazën e parë

ku formohet emulsion nga përzierja e ujit

me sheqer dhe qumësht. Kësaj përzierje i

shtohet sasia e vezëve, sodës dhe e lyrës

sipas recepturave. Vetëm pas kësaj

përzierje

brumosja.

shtohet mielli dhe bëhet

Në fazën e dytë arrihet përzierja e plotë dhe

formohet një masë homogjene gjithë

përbërësve të brumit. Kjo fazë mund të

shkurtohet duke përdorur makinat

brumosëse. Sasia e ujit të recepturës varet

50

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!