14.06.2013 Views

Teknologjia Ushqimore

Teknologjia Ushqimore

Teknologjia Ushqimore

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

10. Pasurimi i grizëve

Grismakina është një bashkim makinerish

që punojnë në krah të njëra tjetrës,të

mbështetura në të njëjtën strukturë: me

fjalë të tjera, kemi dy trupa sitës binjakë,

pak të pjerrët, që spirohen në mënyrë të

varur për të seleksionuar produkte të

ndryshme në bazë të pluskimit në shtratin

fluid, duke shfrytëzuar diferencat e peshës

specifike dhe aftësive të ndryshme të

penetrimit në ajër.

Në fabrikat e grurit të fortë, grismakina

duhet të pastrojë dhe kalibrojë griset që

vijnë nga kalimet e ndërmjetme të

plansisterit, ose duhet të seleksionojë ato të

përfunduara që vijnë nga kalimet ndarëse.

Pastrimi i griseve të grurit të fortë është një

veprim themelor, në bazë të të cilit

organizohen funksionet e tjera të copëtimit,

rafinimit dhe sitjes, për të përftuar grise

përfundimtare, me përmasat standarde

cilësore të grimcave, rezultatet që është i

pamundur të arrihet pa një numër të

nevojshëm të këtyre makinerive.

Në impiantet e grurit të butë makineria

duhet të pastrojë grise që vijnë nga

plansisteri ndarës për të dërguar në kalimet

e rafinimit dhe të ri-bluarjes produkte me

përmbajtje të ulët hiri; apo mund të

seleksionojë grimcat e grurit apo semola

që përdoren për supë ose makarona.

Grismakina merr kështu një rëndësi të

veçantë në fabrikat e grurit të butë dhe

gjysmë të fortë vetëm kur kërkohet të

arrihen rreze maksimale me miell “00, ose

me 0.50% përmbajtje hiri në të thatë, apo

kur kërkohen miellra me semola për supë.

Tre janë elementët ku bazohet klasifikimi i

griseve dhe seemolave të imëta:

Teknologjia Ushqimore

granulometri (përmasa e grimcës), pesha

specifike dhe penetrimi i ndryshëm në

rrymën e ajrit të aspirimit që përshkon

makinerinë.

Me qëllim që grismakina të japë rezultate të

kënaqshme, është e nevojshme që spektri

granulometrik i semolave në ushqim të mos

jetë shumë i shtrirë. Makineria, në bazë të

diferencës specifike që kalon mes griseve të

pastruara, pjesë krundore apo endospermë

të veshura, ndan griset për nga përmasa.

Me fjalë të tjera, katër sitat e katit të parë të

trupit të sitës, të pajisura me telajo që kanë

dritë thurjeje që rritet, për efekt të

dridhjeve dhe pjerrtësisë, shtyjnë fluksin e

produktit drejt fundit të makinerisë;në të

njëjtën kohë një rrymë ajri e rregullueshme

përshkon sitat nga poshtë, drejt dhomës së

aspirimit. Falë lëvizjes të drejtë shtypëse

nga motovibratorët dhe nga rrymat e ajrit,

shtresa e griseve tenton të shtresëzohet.

Himet e lehta ose të veshura (mbetjet),

pluskojnë mbi fluks, drejtohen drejt

shkarkimeve dhe fragmentet e lehta thithen

dhe dërgohen në filtër për tu dekantuar.

Griset e pastra, më të rënda, kalojnë

ndërmjet thurjeve në radhën e sitave të

mëposhtme ku pësojnë një pastrim të

mëtejshëm.

Në fund, të nëndarë për shkak të

përmasave,mblidhen në kanalet e poshtme

përkatëse grumbullues. Griset e veshura, të

mbetura në ekstremitetet e makinerive,

janë të destinuara ti nënshtrohen kalimeve

të zhveshjes apo ribluarjes përfundimtare.

Grismakina ofron shumë mundësi për

ndarjen e produktit, falë kanaleve

grumbullues dopiogriset që bien nga çdo

çerek site, nga ana e tyre,shkarkojnë

22

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!