14.06.2013 Views

Teknologjia Ushqimore

Teknologjia Ushqimore

Teknologjia Ushqimore

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KAPITULLI I PESEMBËDHJETË

Lokalet dhe faktorët mikroklimatik për

depozitimin e mishit dhe prodhimeve nga

mishi.

1. Depozitimi i mishit dhe prodhimeve nga

mishi

Pas therjes së mishit po ashtu edhe pas

prodhimit të produkteve të prodhuara prej

tij, bëhet depozitimi i këtyre produkteve në

enë të posaçme. Këto enë mund të jenë të

materialeve të ndryshme por kryesisht

inoksi por edhe plastike. Këto enë

depozitimi duhet të plotësojnë kërkesat

higjeno-sanitare, nuk duhet të jenë me

mbetje të produkteve të mëparshme pasi në

to mund të zhvillohen mikroorganizma që

kontaminojnë. Gjithashtu pajisjet e

depozitimit nuk duhet të jenë të lagura pasi

ndikojnë në cilësinë e produktit. Depozitimi

bën të mundur grumbullimin e produktit të

prodhuar për t'iu nënshtruar paketimit apo

ruajtjes.

2. Lokalet e depozitimit; faktorët

mikroklimatik në lokalet e depozitimit

Lokalet e depozitimit duhet të plotësojnë

disa kushte mikroklimatike me qëllim që

produktet të mos pësojnë ndryshime.

Kushtet mikroklimatike ndryshojnë në bazë

të llojit të produktit të mishit të depozituar.

Teknologjia Ushqimore

Figura 14.1. Lokal depozitimi i mishit ku

njëkohësisht bëhet edhe kontrolli i tij.

Në përgjithësi në lokalet e depozitimit duhet

të qarkulloj ajër i pastër, pasi nëse ai është i

ndotur mund të kontaminojë produktet.

Gjithashtu lokalet e depozitimit duhet të

kenë një nivel lagështie të caktuar ku për

produktet e thata duhet të jetë më e ulët.

Sigurisht që temperatura brenda lokalit

duhet të jetë e ulët në mënyrë që të mos

zhvillojnë aktiviteti i mikroorganizmave.

3. Depozitimi i mishit të thatë, mishit të

ngrirë dhe të prodhimeve nga mishi

(sallam-suxhuku, prodhime të thata dhe

konservant)

Depozitimi kryhet në ambiente të posaçme

që sigurisht ofrojnë kushte të përshtatshme

për produktet e depozituara. Depozitimi i

mishit të thatë kryhet në ambiente të thata

që nuk kanë lagështi ajri të lartë dhe në

temperature jo shumë të ulëta. Për sa i

përket mishit të ngrirë ai depozitohet në

ambiente me temperatura shumë të ulëta

në mënyrë që të mos kemi shkrirje të

padëshirueshme të produktit që ul cilësinë

e tij. Përsa i përket produkteve të prodhuara

170

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!