14.06.2013 Views

Teknologjia Ushqimore

Teknologjia Ushqimore

Teknologjia Ushqimore

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KAPITULLI I DYMBEDHJETE

TEKNOLOGJIA E PËRPUNIMIT TË MISHIT

TË SHPENDËVE DHE VEZËVE

1. Përbërja dhe vlerat ushqyese e mishit të

shpezëve

Mishi i shpezëve është një produkt shumë i

përdorur nga njeriu në dietën e tij. Ky mish

sigurohet nga të gjitha llojet e shpezëve

duke filluar nga pulat, patat, rosat, fazanët,

etj.

Mbarështimi i këtyre shpendëve nuk është

shumë i kushtueshëm prandaj edhe çmimi i

mishit të tyre në treg nuk është shumë i

lartë. Por çmimi është i lidhur edhe me

vlerat ushqyese të mishit i cili, i krahasuar

me mishin e derrit dhe të gjedhëve janë në

nivele shumë të ulëta.

Këto vlera të ulëta ushqyese vërehen

kryesisht në praninë e vogël të mineralit

hekur duke qenë se mioglobina është në

sasi shumë të vogla, prandaj dhe mishi i

shpezëve është përgjithësish i bardhë.

Gjithashtu proteinat miofibrile të shpezëve

nuk kanë vlerë të lartë biologjike. Përsa i

përket përbërjes së mishit të pulës ai nuk

ka shumë ndryshim nga mishi i kuq.

Mishi i shpendëve përbëhet nga uji,

proteinat, sasi e vogël karbohidratesh,

yndyrna në sasi pak më të vogël krahasuar

me mishin e kuq, proteina me vlerë të ulët

biologjike, përmban gjithashtu vitamina dhe

minerale. Mishi i shpezëve është lehtësisht i

asimilueshëm.

Teknologjia Ushqimore

Tabela 11.1. Përbërja kimike e mishit të

pulës

Përbërësit Përqindja e tyre

Uji 73-75 %

Proteinat 20-23 %

Lipidet 4.7 %

Hiri 1.0 %

2. Prodhimi i mishit të shpezëve

Prodhimi i mishit të shpendëve në botë

është në nivele të larta, kjo për shkak të

kostos së ulët të prodhimit , arritja e

moshës së therjes për një kohë të shkurtër

por edhe nga rendimenti i lartë i zogjve të

lindur. Me prodhim mishi do të kuptojmë

konvertimin e kafshës në mish. Prodhimi i

mishit është i lidhur shumë më rritjen e

shpendit, por rritja nuk ka të bëj vetëm më

rritjen e masë trupore por edhe me

zhvillimin e indeve. Në prodhimin e mishit

na intereson indi muskulor, indi kockor dhe

indi dhjamor, pra këto tre inde kryesore.

Figura 11.1. Përpunimi i mishit të shpendëve

skem përpunimi automatike.

148

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!